Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë
BoteLajmi i fundit

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Published: March 26, 2025
Shpërndaje

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Nga viti 2026 e në vazhdim gratë mund të thirren për shërbim ushtarak. Kjo masë synon të rrisë aftësinë mbrojtëse të vendit.

Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile. Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.

Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.

- Publicitet -

Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.  “Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze,” i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.

25 për qind e rekrutëve gra

Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.

Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.

Dhe meqenëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Danimarka zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. “Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë,” u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.

Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. Në Norvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    March 26, 2025 at 8:32 pm

    Kur Bota bente dolce Vita me Turizem me Plazhe,Shqiperia qeronte patate me syrin ne Shenjester.Tani qe Bota eshte gati per lufte me syrin ne shenjester,Shqiperia argaliset me Turizem,se nuk ka plotsuar Planin.

    Reply
  • ¿? says:
    March 26, 2025 at 8:50 pm

    Fiks fare o demo, a e shef sa i mençem osht poplli shqiptar?

    Reply
  • chp says:
    March 26, 2025 at 9:09 pm

    Danimarka ……………43,094 km2
    Groenlanda……….2,166,000 km2

    Nuk eshte sekret te thuhet se Danimarka po i ben keto hapa qe te trembe Trampin qe mos i pushtoje kolonine e saj gje qe eshte e pamundur…Ndoshta do ishte nje veprim me i zgjuar i danezeve qe te benin me keto gra ne kryeqytetin e Groenlandes .NUUK nje parade mode te te ftonin Trampin se ndoshta zbutej vendimi i tij..nga pushtim ne perqafim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
  • Si po sfidojnë gomerët teknologjinë e lartë në luftën kundër zjarreve masive në Spanjë
  • Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
  • AXHENDA: Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë
  • Padia e Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Komentet e Fundit

  1. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
  2. Detari on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. Detari on Ngjarje e rëndë në Roskovec: Emigranti i kthyer nga Anglia merr peng ish-gruan, i vret babanë dhe i plagos nënën
  4. Anonymous on GRAFIKU: Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën
  5. realisti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?