Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH: Rusia po synon të krijojë republikë në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > DASH: Rusia po synon të krijojë republikë në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias
AktualitetBote

DASH: Rusia po synon të krijojë republikë në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara lidhur me hapat që po ndërmerr Rusia për të institucionalizuar kontrollin mbi territorin sovran të Ukrainës. Në dy rajone të vendit, Kherson dhe Zhaporizhia, Moska ka ndërmarrë hapa konkrete për të konsoliduar praninë e saj.

Departamenti i Shtetit thotë se zhvillimet e fundit në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias të Ukrainës — aktualisht nën kontrollin rus — dëshmojnë synimin e Rusisë për të krijuar një tjetër të ashtuquajtur republikë në atë zonë.

Në rajonin e Khersonit, nënkryetari i administratës rajonale i emëruar nga Rusia, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një referendumi si ai që i parapriu aneksimit të Krimesë.

- Publicitet -

“Do të njoftojmë më vonë për një votim apo referendum, por nuk do të jetë sot ose nesër, sepse detyra jonë e parë është të rivendosim rendin në rajonin e Khersonit”, thotë Kirill Stremousov.

Javët e fundit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që lejon banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhia të marrin shtetësinë ruse. Më 2 qershor, rreth 250 banorë të rajonit Kherson aplikuan për pasaportë ruse, sipas administratës së Khersonit të emëruar nga Rusia.

Për më tepër, kartat ruse të celularëve po shiten tani në këto dy rajone. Dhe më 31 maj, autoritetet lokale ukrainase thanë se interneti dhe shërbimi celular ukrainas ishin ndërprerë në territoret e pushtuara.

Megjithatë, ekspertët amerikanë thonë se ka shumë pak gjasa që dy rajonet të bashkohen me Rusinë.

“Asnjë nga këto rajone nuk donte të shkëputej nga Ukraina. Këto janë territore ukrainase. Pra, nëse ata përpiqen të mbajnë një referendum tani, duke pasur parasysh shkatërrimin që shkaktuan dhe mungesën e njohjeve nga vendet e tjera, nuk do të kishte asnjë vlerë”, thotë David Kramer i Institutit “George W. Bush”.

Në këto territore të pushtuara, u ndalua transmetimi i kanaleve televizive ukrainase dhe tani banorët mund të shikojnë vetëm televizionin rus, i cili i quan rajonet Kherson dhe Zaporizhia “të çliruara”.

Përveç kësaj, gruri nga korrjet e vitit të kaluar po transportohet nga rajoni Kherson në Rusi. Fermerët lokalë njoftojnë se po ua marrin prodhimet.

“Ata sjellin pajisjet e tyre, marrin të korrat e drithit dhe i çojnë në Krime. Prej andej i çojnë në Sevastopol ku i shesin”, thotë Denis Marchuck i Këshillit Agrar të Ukrainës.

Shumë refugjatë ukrainas, që kanë ikur nga vendi, mbajnë kontakte me familjen dhe miqtë në Ukrainë. Ata që kanë mbetur thonë se i frikësohen shtypjes nga pushtuesit, si dhe një referendumi të rremë që do ta bënte rajonin e tyre pjesë të Rusisë. Meshkujt kanë frikë se do të thirren në ushtri dhe do të detyrohen të luftojnë kundër njerëzve të tyre.

“Familjarët e mi janë në Kherson përfshirë babain tim. Bankat nuk funksionojnë. Është e pamundur të tërheqësh para – as rrogë, as pension, asgjë! Dyqanet ushqimore nuk funksionojnë. Ndonjëherë mund të blesh ushqim drejtpërdrejt nga njerëzit e tjerë. Por të gjithë kanë frikë të dalin nga shtëpitë, sepse ka shumë njoftime për njerëz të zhdukur”, thotë Alena Krutienko, refugjate nga Khersoni.

Kateryna Shkolyar jeton në Zaporizhia. Kohët e fundit, ajo ka shërbyer si vullnetare, duke çuar ndihma humanitare në zonën e pushtuar të rajonit.

“Nuk po bombardohen, por njerëzit janë nën pushtim. Çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë dramatike. Shumë njerëz natyrisht humbën punën – ata që nuk donin të punonin me pushtuesit. Shumë shtëpi po kontrollohen. Disa burra dërgohen diku dhe mbahen atje për disa ditë – u kërkohet të bashkëpunojnë me forcat ruse”, thotë ajo.

Sipas gazetës New York Times, një e pesta e territorit ukrainas është aktualisht nën kontrollin rus. / VOA

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  • “National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Çfarë ndodh pas Ramës?
  2. Tellalli on Çfarë ndodh pas Ramës?
  3. Populist on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. nastradini on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  5. demo on Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?