Dr. Jorgji KOTE
Kohët e fundit në Greqi u botua libri “Shënime nga Shkolla e Partisë” i autorit Daut Gumeni. Ky libër, të cilin, sipas vetë autorit mund ta quash edhe roman, i ribotuar këtë vit është ndër më dinjitozët që i kushtohen ndjekjes, burgosjes dhe persekutimit të mijra kundërshtarëve politikë gjatë periudhës 1945 – 1990.
Ndërmjet shumë autorëve të nderuar që kanë hedhur në letër kujtimet dhe reflektimet e tyre mbi burgjet e diktaturës, Gumeni ze një vend të veçantë falë besueshmërisë së madhe si njeri dhe qytetar dhe qëndrimit stoik për 23 vite rresht në burgjet famëkeqe të diktaturës. Ai është autor i disa librave me jehonë me përmbajtje, gjuhë dhe veçori stilistikore letrare.
Gjithashtu këtu ndikon edhe fakti se Gumeni nuk ishte vetëm një anti-komunist i vendosur, por ai e ka treguar vehten si atëhere edhe gjatë 35 viteve të post-burgut si qytetar dhe intelektual 24 karrat; dhe kjo si në jetën e përditshme ashtu dhe në detyrat e ndryshme që i janë besuar, përfshirë atë të Konsullit tonë të Përgjithshëm në Janinë në fillimin e viteve 2000 dhe në veprimtarinë e pasur publicistike dhe poetike.
Këtu vlen të theksohet se në vitin e mbrapsht 1997 qysh me fillimet e revoltës së gjerë popullore, bashkë me Fatos Lubonjën dhe Kurt Kolën ishin në krye të “Forumit për Demokraci”, u cili në ato ditë të errta bënte kudo thirje për “ lule e jo për gurë” Ato muaj jetikë, duke qenë si ndihmës për median i Kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino, pata fatin ta njoh më nga afër Dautin në takimet dhe prononcimet publike të tij dhe të Forumit me të huajt. Pastaj njohja jonë vijoi më tej në shërbimin diplomatik dhe në vazhdim.
Kur më vonë e lexova librin, e kuptova edhe më mirë se ato çka autori me modesti i quan “ ato shënime” në fakt janë mësime dhe reflektime me mesazhe të qarta politike dhe vlera të spikatura artistike; veçse jo nga auditoret e rehatshme të Shkollës së Lartë të Partisë “ V.I.Lenin” por nga shkollat ose më mirë të themi nga vuajtjet e tij dhe të bashkëvuajtësve në burgjet e diktaturës në kushte që vetëm ai me shokë mund t’i përshkruajnë.
Me këtë parashtrim nuk pretendoj të bëj reçensën e këtij libri voluminoz me mbi 400 faqe, të ndarë në 5 tabllo ose kapituj të mëdhenj me shënime, shkrime dhe kujtime nga jeta e tij si i dënuar politik; ky është më shumë “një aperitiv”, një hyrje dhe një ftesë për t’u futur në labirinthet e gjata dhe tejet interesante të librit.
Edhe pse merr shkas dhe spunto nga jeta në burgje, prapë ky botim nuk është autobiografik, por një këndvështrim i autorit mbi gjithë sistemin e kaluar, mbi fatin mjeran të mijra e mijra të burgosurve të tjerë të të të gjitha llojeve – mendimit të lirë, të ndërgjegjes, besimit fetar, të ëndrës së tyre për demokraci liberale të vërtetë, me pluralizëm politik dhe ekonomi tregu, etj.
Libri është një kronikë e gjallë dokumentare me një katalog të gjerë dhe të trishtë ngjarjesh; ai nis me arrestimin e tij si mësues në një shkollë në Tepelenë për propagandë dhe agjitacion kundër partisë dhe shtetit ( Neni famëkeq 55), zhvillimin e procesit të montuar gjyqësor po atje me dëshmimtarë të sajuar, të kurdisur dhe të detyruar me bukën e gojës, me presione nga të gjitha anët; pastaj kalvarin e mundimshëm në krah të bashkëvuajtësve të tjerë në kampet e punës dhe burgjet famëkeqë si ai i Burrelit dhe i Spaçit; në kushte nga më çnjerëzoret, me privime të mjeteve më minimale të jetesës në të gjitha aspektet, në ushqim, fjetje, trajtim, në caktimin e planeve të sforcuara të grumbullimit të piritit, bakrit dhe kromit, në stërmundimet e tmerrshme, etj.
Këto vuajtje dhe sakrifica ishin të shumëllojshme, fizike, trupore, mendore, shpirtërore, psiqike, nga të gjitha anët, ditën dhe natën. Konceptet dhe praktikat gjyqësore për të cilat flitet aq shumë sot, sidomos “ Procesi i rregullt ligjor dhe prezumimi i pafajësisë” ishin koncepte të papranueshme dhe të dënueshme si praktika borgjeze dhe revizioniste, ndaj askush nuk donte t’ia dinte për to. Në momentin që të hidhnin hekurat ishte automatikisht fajtor dhe i ndjekur nga koret e gjyqeve popullore “ në burg, në litar”
Libri i ngjan një filmi dokumentar me metrazh të gjatë plot ngjyra të zymta, me shumë ngjarje, dinamika, karaktere dhe personazhe të çdo moshe, krahine, ideje. Profesioni fisnik mësues dhe ndjeshmëria e tij poetike e kanë ndihmuar autorin që t’i përshkruajë me shumë hollësi dhe realizëm me penën e tij të hollë morinë e pafund të ngjarjeve të shumta dhe tejet të dhimbëshme. Po ashtu, ai ia ka dalë mbanë të na japë bindshëm një galeri të madhe dhe të larmishme portretesh tërheqëse nga të dyja palët; të gjitha me dhimbje dhe trishtim, por edhe me gëzimin e jetës, të pranverës që po vinte, me optimizëm të moderuar, me pozitivitet dhe me ndjenja të vërteta të shumë e shumë personaliteteve të burgosur.
Libri paraqet një katalog të gjallë të periudhave më të rëndësishme dhe përcaktuese të vendit dhe popullit tonë bashkë me sistemet e tij politike, ekonomike dhe ideologjike. Kësisoj, burgjet në Shqipëri sidomos ato ku vuanin dënimin për krimet kundër shtetit si ai i Burrelit dhe Spaçit ishin një lloj asambleje kombëtare e opozitës me një pluralizëm të vërtetë idesh dhe ideologjish, nga ekstremi i majtë, te qendra e deri te ekstremi i djathtë. Aty gjen të dënuar veprimtarë të pavarësisë si Boletini, nga koha e Zogut, Luftës Nacional-Çlirimtare, e përfaqësuar me disa personazhe interesante si Partizani Meleq, Gjysëm Ballisti dhe që kulmon me 45 vitet e periudhës së diktaturës së proletariatit me Patër Gjergjin, Postribasin dhe mijra të tjerë. Kështu, të dënuarit aty i kishte bashkuar të gjithë rregjimi monist me shtypjen madje edhe brenda llojit të vet.
Duke shfletuar librin sheh qartë se çdo plan pesëvjeçar prodhoi armiqtë dhe të burgosurit e vet të shumtë. Numri i tyre u shtua ndjeshëm pas viteve 70 me grupet e njohura armiqësore brenda partisë. Në fakt, ndryshe nga sa minimizohej atëhere numri i tyre në kontaktet me të huajt në burgje ishte opozita e vërtetë dhe e madhe shqiptare. Këtë e tregonte frika dhe egërsia e madhe e rregjimit e përkthyer në shtimin e masave shtypëse, forcimet e kontrollit, ashpërsimi i luftës së klasave, etj.
Libri përbëhët nga dy tabllo të mëdha me gjeografi të larmishme dhe kontinentale, me dy palë të papajtueshme historike përballë njera tjetrës; e para, e veshur me pushtet, përfaqësuese e Partisë shtet, që përdorte metodat më të egra dhe më mizore, ndërsa e dyta përfaqësohej nga të dënuarit, të përndjekurit dhe të burgosurit politikë brenda burgut por edhe familjarët e tyre të degdisur në kampe punë apo të internuar në zona të largëta malore; ndonëse shumë prej tyre fillimisht ishin përfaqësues dhe madje luftëtarë me rregjimin në pushtet gjatë luftës, pas çlirimit u bënë pré dhe viktima të luftës së egër të klasave dhe grindjeve, përçarjeve dhe ndarjeve të vazhdueshme të rregjimit, fillimisht me jugosllavët, pastaj me sovjetikët, më vonë kinezët dhe më në fund “mes vedi”.
Pala e parë përfaqësohet me disa protagonistë, ku spikatin Komandanti dhe Komisari i burgut, operativët e sigurimit të shtetit, “me dhe pa doreza”, ekonomatët, rojet, infermierët, dhe sigurisht ata që ishin në kontakte të përditshme me të burgosurit, kapterët Kapter Tafa, Josifi, Baçi, Nuriu, Lleshi i Bardhë dhe Lleshi i zi, grupi shërbëtor i llokatarëve, hetuesit e dërguar për përforcim nga Ministria dhe Dega e Brendshme, nga Prokuroria, deri te zv.ministrat e Brendshëm, të cilët sa herë vinin për kontroll në burgje, gjendja bëhej akoma më e egër.
Ndërsa pala opozitare përfaqësohet nga shumë figura të shquara dhe të zakonshme, nga ish ministra dhe kryeministra të periudhës së paraluftës, personazhi kryesor Labo Gurra, mësues dhe poet, bashkë me shokët e vet, përfaqësues të çdo moshe, gjinie, krahine dhe ideje; në këto burgje bashkoheshin kundërshtarët e Mbretit, të Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste, partizanë dhe komunistë, ballistë dhe pastaj aradhja e pafund e protagonistëve që më vonë u bënë viktima të ndërtimit të socializmit, ish pjestarët e nomenklaturës së lartë të partisë dhe të shtetit me familjarët e tyre. Ato i gjen të mishëruara bukur artistikisht te figurat e pasardhësit të epiku shqiptar, Boletini, Partizanin Meleq, Ballistin e ndershëm, Gjysëm Ballistin, Mirashin, postribasin, Patër Gjergjin, poetin me P të madhe, shkrimtarin, shoferin e Ambasadës sovjetike, polaken dhe shumë e shumë të tjerë.
Në libër përshkruhen me realizëm dhe mjete shprehëse kushtet e tmershme të jetesës, ushqimi me mungesa të mëdha, aq sa në ndonjë rast edhe vetë komanda e burgut ngrinte zërin, fjetjen në shtretër u thënshin, sepse ishin më tepër si rafte druri, të privuar nga të drejtat më elementare, se për dinjitet njerëzor, as që bëhej fjalë. Dhe megjithë ato kushte jetese, ata prapë duhej të punonin, madje dhe në ditët e festive zyrtare dhe të përballonin rritjen e normave të nxjerrjes së mineralit, piritit, bakrit dhe kromit, me të cilat shteti siç thuhej atëhere, krenohej sepse “ çante bllokadën” Slogani që drejtuesit e sistemit e kishin në majë të gjuhës kur vinin për kontroll në burg ishte “ planin ose xhanin” Ndaj, edhe kur binte ndonjë pandemi, siç ishte gripi i Hong Kongut, i pasqyruar në një prej tregimeve, meraku i komandës nuk ishte fati i të burgosurve, por shëndeti i tyre, sepse prej tyre varej realizimi i planit. Rregjimi nuk i njihte konventat ndërkombëtare mbi trajtimin e të burgosurve, atë kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor, duke bërë të kundërtën e tyre. Puna shkonte deri aty, sa siç pohonte me dhimbje një nga të burgosurit, “ edhe të qeshje duhej të merrje leje”
Gjendja atje sa vinte e bëhej më e nderë, se vitet e fundit të sistemit u shtuan armiqtë e socializmit me grupet armiqësore dhe tradhtare. Ndaj dhe “Komandanti i Pleqve” i burgut ndihej përherë më i lodhur, i trishtuar dhe i zhgënjyer; jo më nga kalimi i moshës se sa nga fakti që ndryshe nga sa kishte menduar, tani në burg po vuanin bashkë me armikun e klasës shumë shokë, kolegë dhe udhëheqës të tij, çka del edhe në tregimin “ Djali i gjeneralit”.
Gjatë gjithë librit bien në sy qëndrimi dinjitoz, i palëkundur dhe i paepur i shumicës dërmuese të të burgosurve. Ndërmjet tyre shquhet personazhi qëndror i librit, Labo Gurra, për qëndrimin pa kompromis ndaj të gjitha hileve, trukeve, presioneve ndaj familjarëve më të ngushtë, manipulimeve e deri te vrasja e babait të tij, në vijim të betimit që kishte bërë edhe “ Peshkaqeni e mbajti fjalën“
Aty njihesh dhe “ takon” edhe figura të tjera dinjitoze, që kishin luftuar kundër pushtuesve të huaj, me ëndra dhe ideale për një demokraci të vërtetë, por të dënuar për një fjalë goje, për spiunime nga shokët, për kundërshtimin e ideologjisë zyrtare etj . Ndryshe nga vendet e tjera, te ne lufta e klasave ishte edhe biologjike, dmth bashkë me të dënuarin, ndiqeshin deri në rrë një dhe në degë të gjithë familjarët dhe të afërmit. Kësisoj, diktatura vazhdonte” të hante” edhe pjellat, bijtë dhe bijat e saj, duke e gërryer dhe coptuar kështu gjithë trungun e saj.
Në tregime të veçanta na dalin edhe kafshët e buta, të cilat iu ndodhën pranë dhe shoqëruan të burgosurit në burg. Aty lexojmë për qenin besnik, për macen dhe maçokun, për harabelin e mjerë që kërkonte strehë në birrucë, pa e ditur se atje ishte edhe më ftohtë se përjashta, etj.
Së fundi, i gjithë libri karakterizohet nga një gjuhë tejet e kulturuar, e kultivuar, e pasur dhe e pastër, me epitete, krahasime dhe metafora të gjetura, të shoqëruara edhe me bejte të njohura popullore; aty spikat edhe ironia dhe sarkazma therëse e autorit ndaj personazheve dhe ndodhive tragjikomike në burg. Ndryshe nga disa botime të tjera të kësaj natyre, ku sheh dhe lexon vetëm errësirë, zymtësi, dramacitet, ku tmerrohesh me të drejtë nga mizoritë, çka me thënë të drejtën e vështirëson dhe e rëndon leximin, sidomos nga brezat e rinj që kanë më shumë nevojë të njohin atë periudhë të errët, te “Shënime nga shkolla e partisë” ka edhe një humor të shëndetshëm, besim dhe optimizëm të moderuar, se një ditë e drejta do te triumfojë.
Kjo ndjenjë e hollë humori, tipike për gjithë rrethin dhe krahinën nga vjen, e shoqëron kudo autorin edhe në momentet kur e kishte “kokën në satër”, në marrëdhëniet e tensionuara me komandën dhe të dërguar zyrtarë nga Tirana, në gjyq dhe kudo. Duke lexuar pasazhe të tilla plot humor, më vjen ndërmend një ekspert i shquar kur sugjeron që aspektet e hidhura të së kaluarës është mire t’i kalosh dhe kujtosh me ndjenjë humori, madje duke u tallur me këto të këqia. Pikërisht këtë ka realizuar me mjeshtëri Gumeni edhe me këtë roman. Kështu, kur komandanti i burgut pyet një të burgosur se sa vjet i kanë mbetur për të vuajtur, ai përgjigjet me ironi” sa të jetë gjallë Enver Hoxha”!
Ky humor krijohet dhe shtohet kur në shumë tregime përshkruhet me nota groteske injoranca e zyrtarëve të burgut dhe zhargonet e tyre qesharake në të folur. Aty del qartë superioriteti moral dhe qytetar i shumicës të burgosurve me horizont të madh kulturor. Në një rast tjetër më njerëzor, Labo Gurra i beson portretin e tij një të burgosuri që pretendonte se ishte i dhënë pas vizatimit dhe pikturës. Mirëpo kur ai ia dorëzoi portretin, duke qeshur, Labo i thotë se aty është Qemal Stafa dhe jo Labo! Kështu, siç e ka nisur, ka rrezik që në vend të Kristoforidhit, ai të pikturonte Naum Veqilharxhin!
Këtë humor Autori e tregon edhe në përshkrimin fizik dhe shpirtëror të drejtuesve të burgut, të kapterave, të policëve, si në rastin e “ Niveli i jetesës” për një polic që mezi mbahej në këmbë. Po kështu kur flet për Major Sala, për ” kokëpatatet” për Leninin dhe Xhon Kenedin, etj.
Në fakt, ndjenja e humorit fillon qysh në fillim kur dhëndri i vonuar dhe një dasmor që pretendonte se kishte hequr të zitë e ullirit në monizëm, mbasi si berber kishte qethur dhe ruajtur kuadrot monistë, Labo i përgjigjet se ka studiuar në Shkollën e Partisë dhe se aty ka punuar 23 vite rresht! Mirëpo, në fakt, shkolla e partisë ishte burgu, shkolla e madhe që kishte bërë atje, natyrisht në kuptimin figurativ të fjalës. I tillë është edhe titulli i vetë romanit, çka e bën atë intrigues dhe ftues qysh nga tituli.
Kjo shpjegon edhe vlerësimin dhe interesimin e madh për këtë libër duke filluar nga Greqia fqinje. Në përfundim, përse të mos e themi se ishte një veprim dinjitoz i Ambasadës sonë në Athinë që pak kohë më parë organizoi një event kushtuar jetës dhe veprës letrare të Daut Gumenit, në nderim dhe të punës së tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë 25 vite më parë. Veprimtari të tilla kushtuar personaliteteve të këtij profili mund të jenë më të shpeshta nga ambasadat tona.

Te me falin lexuesit ndoshta dhe Gumeni por ka ardhur koha te pyesim.
.Kur do te hapet Muzeu i Krimeve te Berishizmit.?
.se Enverin e bete cope cope..u be 40 vjet qe ka vdekur.
Nga vargmalet me te ndyra te Sali Kriminelit do vecoja aleancen e tij me Terroristin Beleri….Jami indinjuar se kur paska qene ne Janine ,Gumeni me detyre qeveritare pse e ka mbyllur sqepin bashke me kete dhembeperjashtin Kote kur ne Kallpaq te Janines ne 1995 eshte kapur Beleri si terrorist ne flagrance me armet e rrembyera ne Peshkepi….
Nese pyet kush po Rama…? me i zi se Berisha se per Belerin terrorist ose eshte i pa-afte ose pjese e lojes..(vijon)
Na doli edhe Jorgji disident! Duatit i takon që të shkruajë ashtu sepse ka qënë i burgosur për idetë e tij, por jo ti, sepse në radhë të parë duhet të bësh autokritikë që nuk i dole në mbrojtje në Organizatën Bazë të Partisë kur i bëje mbledhjet në Ministrisë tënde. Pas 35 vitesh që është ndruar sistemi nga socialist në kapitalist dhe të bësh analiza sikur ke qënë kundra atij sistemi, minimumi është mosrespekt për veten tënde, ku gjysmën e parë të jetës e ke kaluar duke i shërbyer me devotshmëri sa ke qenë ndër të paktët që u dërguan për specializim në Vjenë! Atëhere për tipat e privilegjuar thuhej se ka “vitamin M”, që nënkuptonte mikun. Se cilin mik kishe ti, atë unë nuk e di, ndoshta ndonjë Ministër që kishte nevojë për anglishten tënde, se për atë gjuhë kishe bërë edhe shkollën. Por që nuk e meritoje, këtë t’a them me kompetencë.
Po po liber shume interesant.
Pershkruan bukur dhe ne detaje vuajtjet ne burgjet e diktatures…. per t’u bere pastaj nje nga mbeshtetesit me te flakte te asaj partie qe kishte ngritur ato burgje, asaj partie qe e kishte plasur ne to, qe e kishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht!
Sepse lexuesit e DITA duhet ta dine se ish i persekutuari politik zoti Gumeni eshte me socialisten, nje mbeshtetes i saj, madje nje mbeshtetes i me te keqes se saj, Rames.
Te ishte i vetem, perjashtimi i rregullit sic thuhet, nuk do te kisha permendur si fakt; por ka edhe te tjere; dhe jane jo pak; eshte si njefare fenomeni; natyrisht i mbrapshte sa ska me, twistted sa ska me.
Ky fenomen unikal nuk eshte studiuar aspak, sepse nuk ka studiues te mirefillte ne vendin tone te bejne studime te tilla si ne vendet perendimore.
Megjithate, mendoj se arsyeja ka te beje me ashpersine e diktatures; ajo ishte me e egra ne Europe; me te mund te krahasohet vetem diktatura ne Korene e Veriut sot; pra nje popull i tere i burgosur, i marre peng; dhe sic ndodh ne rastet e pengmarrjes se zgjatur zhvillohet ajo sindroma e njohur, e ashtuquajura sindroma e Stokholmit; nje pjese e pengjeve krijojne njesi marredhenie te ngrohte me pengmarresit; dhe kjo marredhenie, natyrisht perverse, vazhdon edhe pas lirise…
I ka mbetur edhe nje Ike pa pastruar bytha, Lepija me gjuhen, zoti Koti. Merr mundimin dhe beji publike gjyqin dhe vendimin E for mes se prere TE gjukates se Diktatures. KE degjuar ti per nje hajdut qe u denua per vjedhje, dhe sot e shpallet vehten te persekutuar te diktatures :-“vodha, sepse do ja te demtonja sistemino ekonomik te diktatures”. Po ti, zoti Koti, è KE mbaruar shkollen e partise VILenin?
Jam edhe une,edhe Kurt Kola edhe Bujar Alla,qe shkuam ne Vlore,pershendetem komitetet me Skender Gjinushin,Arben Malajn,ZANI CAUSHIN me banden e Coles,qe do marshonin drejt Tiranes per ta varur per kembesh Sali malok komunistin,por nderhyne keta socialistet matrapaze te Fatos Nanos.SE NUK KA ME ZIIII SE KOMUNISTET ANTIKOMUNISTE.
Tani vazhdoni beni psikanalize me Stokholmin ju komunistet antikomuniste.Dishim Ne kush ishte maloku!?
Po te pakten ate qorrllek te 91 e korrigjojme cdo 2 vjet ne zgjedhje,kur grushtbashkuar me komandant Temen votojme kunder Sali Berishes dhe bandes se tij.Kaq kemi ne dore.Te mos vije ne pushtet Berisha me banden deri sa te ngordhin.
Zv drejtori i shkolles se l’arte te Partite V.I.Lenin a e di ti KK Loqja Kote se kush ish!?
Filozofik i LESHIT,’dashnori’ i Fiqirete Shenjt,imzot Server Pellumbi qe e perkthye ,lexuan,interpretia. Vepren e Marksit KOK POSHTE dhe pervete si agente e antishqiptare para ’90tes jetuan PARAJSEN fale :
‘Te drejtes borgjeze pa’ borgjezine’!?:
E sot e 35 Vjet ne krye te AntiShtetit si te ‘deklasuar’ vazhdojne te jetojne si DINASTI po PARAJSEN :
‘Te drejten borgjeze ME borgjezine(‘!?) siKKK…Krriminelet,Kujslinge,Korruptuar,Koloboracioniste te Kolonizatoreve e agjenturave ne vendin me te varfer ne Ballkan e nje POPULL drejt SHPERBERJES!
Lexoni komentet e qenerve besnik te diktatures(PP-PS) dhe me “siguri” hapen dyert e Europes
Kur nje “Mjeshter i Madh Fanatik Komunist” si Jorgji Kote lavderon nje antikomunist burgaxhi si Daut Gumeni duhet te jesh i kujdesshem dhe te pyesesh veten:
CFARE KA BO VAKI?
Sepse te duket sikur eshte shfaqur nga brima e miut kapter Temja nga Corrushi ka nderruar qimen dhe ka hedhur siper lekuren e antikomunistit, fans i Imperilizmit te LIG. Por kur lexon shkrimin e komunistit enverist, Jorgji Kote per KILLERIN psikopat, Avni Rustemin ne gazeten DITA me titull: Dr. Jorgji Kote: “Avni Rustemi – Ylli i pashuar i djalërisë shqiptare!” nuk ka nevoje fare te pyesesh veten, sepse Jorgji Kotes i vjen era qe nga larg si nje MUT enverist, sigurims qe gjithe jeten e kaloi si filoqyls i anglishtes ne ambasadat jashte shtetit per te perhapur propaganden e Partise se Punes lidhur me Shqypnine si fanar ndricues i M-L ne Bote. Me kujtohet si polaku Adam Michnik deklaronte pa pushim:
ME RUAJ O ZOT NGA SIGURIMSAT ANTIKOMUNISTE SE NGA KOMUNISTET ASHIQARE DI TE MBROHEM VETE!
Komunistet nuk dorezohen kurre.Keshtu edhe Kote,po pse o Jorgji se ndale doren per te shkruar kete shkrim,ja kishe lene dikujt tjeter pa mekate.Kam respekt per Daut Gumenin si nje njeri i mencur,i paqte dhe i vertete,anti komunist 100%.
Replike me mikun e komenteve “demo”
–
Nga njehere qellon ne shenje ne komente dhe te lexoj me interes kur flet atdhetarisht per Kosoven dhe vecanerisht per Albin Kurtin qe me keto zgjedhje fitoi jo vetem votimet por dhe stabilizoi marredheniet..me Perendimin
Te lexoj me interes dhe te perkrah kur flet atdhetarisht per invazionin”hije” te Greqise ndaj Vorio-epirit sidomos me dy kokat e errta..Kolonelin Janulltos dhe Majorin Beleri..
Por me kete koment ke bere shume gafa dhe po zgjedh njeren prej tyre kur thua: (citoj)….Dishim Ne kush ishte maloku!? (fund citimi)
Me sa kuptohet ju flisni per 1991-1992 dhe ketu nuk jeni i sinqerte,,,se Usali Serbiberishaj u vu nga amerikanet ne krye te demon-kracise por nuk eshte ky thelbi komentit,,
Por te gjithe ju balliste-zogiste-te perndjekur politike ne ato vite ishin te kenaqur apo te lumtur qe ky kanibal po shqyente kufomen e ashtuquajtur komunizem duke plotsuar epshet tuaja antikomuniste….Dhe nuk gjendej ne ato vite Kanibal me te peshtire se ai..
Po ta falim 1991-1992 se nuk e “dijshe”
*
Po ne 2005 kur e ricikluat ( kunder kamunistit Nano) ju e dinit qe “Maloku juaj” , ne periudhen 1992-1998 kishte bere krime nje miljard here me te renda se ne periudhen 1968-1990..Aq me teper kur dy korifenj antikomuniste nje ish i kuq Gramoz Pashko dhe nje ish i zi Geri Kokalari i lepine kembet Usaliut Marikes..kunder kumarxhiut kamunist Nano.dhe ky dhemperjashti Kote apo Heroi Gumeni flinin gjume…si te filmi shume domethenes grek..
.KU ISHE TI THANASI KUR NE LUFTONIM..
.Τι έκανες στον πόλεμο, Θανάση””