Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dëgjo Emmanuel”, biseda Putin-Macron katër ditë para pushtimit të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Dëgjo Emmanuel”, biseda Putin-Macron katër ditë para pushtimit të Ukrainës
Bote

“Dëgjo Emmanuel”, biseda Putin-Macron katër ditë para pushtimit të Ukrainës

Published: June 26, 2022
Shpërndaje

Është publikuar biseda e tensionuar mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, vetëm pak ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Mediat e huaja kanë publikuar transkriptin e negociatave mes dy liderëve, gjatë një bisede telefonike, që nis me fjalët e Macron “Vladimir, së pari një gjë”, por që ndërpritet direkt nga udhëheqësi rus “Dëgjo Emmanuel”.

Biseda është zhvilluar vetëm katër ditë para se Putin të urdhëronte nisjen e sulmeve mbi Ukrainë, dhe siç raportojnë mediat e huaja Macron e pyet troç Presidentin rus se “do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejt, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëlimet tuaja”.

- Publicitet -

“Çfarë mund të them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, i përgjigjet Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëdhënieve të Minskut.

Më tej, Putin kritikon Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa shprehet se “në fakt kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjen e Minskut. Ai po ju gënjen”, duke akuzuar gjithashtu edhe Macron se kërkon të rishikojë Minskun.

“Nuk e di nëse këshilltari juaj ligjor ka mësuar ligjin! Sa për mua, thjesht shikoj tekstet dhe përpiqem t’i zbatoj ato”, i përgjigjet menjëherë Presidenti francez.

Putin më pas argumenton se propozimet e separatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh. “Por ne nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”, thotë Macron.

Por, pavarësisht tensionit, Macron gjithashtu kërkoi të luante rolin e ndërmjetësit, duke thënë se do t’i kërkonte Zelensky-t që të “qetësonte situatën” jo vetëm në forcat e armatosura të Ukrainës, por edhe në mediat sociale. “Mos u dorëzoni ndaj provokimeve të asnjë lloji në orët dhe ditët në vijim”, i kthehet ai Putinit.

Siç kanë bërë gjithmonë në bisedat e tyre, të dy burrat përdorin formën joformale të “ti” për t’iu drejtuar njëri-tjetrit.

Telefonata përfundon me Macronin, që i sugjeron Putinit një samit me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Presidenti rus nuk kundërshton, por as nuk shfaq interes për të caktuar një dalë.

Pas telefonatës, Elysee informoi gazetarët se një marrëveshje në parim ishte arritur për një samit midis Biden e Putin, por që nuk u bë kurrë.

Fjalët e fundit të bisedës mes dy liderëve janë të përzemërta, ku madje Putini i flet dhe në frëngjisht Macronit, duke i thënë se “Ju falënderoj Zoti President”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?