Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Demenca: Çfarë është dhe stadet si shfaqet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Demenca: Çfarë është dhe stadet si shfaqet?
EnciklopediShendetesi

Demenca: Çfarë është dhe stadet si shfaqet?

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një grup simptomash. Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime. Rreziku për zhvillimin e demencës rritet në mënyrë dramatike me moshën, por ka shumë persona në moshë të re me probleme demence. Në fakt, demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme. Shumë njerëz, në shumë vende, besojnë se demenca është një rezultat i paevitueshëm i moshës dhe për pasojë nuk kërkojnë trajtim për familjarët e tyre, kur ata shfaqin shenja të humbjes së kujtesës apo simptoma të tjera të demencës. Të tjerë mendojnë se çdo episod harrese i atribuohet demencës, por asnjë nga këto përcaktime nuk është i saktë. Shpesh demenca ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer. Rreziku për demencë përfshin moshën, histori familjare, përdorim të tepruar të alkoolit, rëndim të arterieve, presion të lartë të gjakut, nivele të larta kolesteroli dhe duhanpirjen. Shkaqe të demencës janë faktorët të cilët çojnë në dëmtim të neuroneve. Kur qelizat e trurit dëmtohen, ato humbin aftësinë e tyre për të komunikuar me qelizat e tjera duke shkaktuar mosfunksionim.

Përgjithësisht demenca kategorizohet në kategorinë e lehtë, të moderuar dhe të rëndë. Ndonjëherë pacientët mund të duket sikur janë në dy stade në të njëjtën kohë, gjë që varet nga simptomat që ata shfaqin. Stadet e ndryshme të demencës nuk mund të përdoren për të parashikuar se sa shpejt gjendja e dikujt mund të avancojë, dhe nëse pacientët mund të qëndrojnë në një stad për shumë vjet, apo edhe për pak muaj.

Çdo pacient ka progres të ndryshëm të sëmundjes. Në mënyrë më specifike janë përcaktuar edhe 5 stadet e demencës, të cilat përdoren shpesh kur diagnostikohet një demencë progresive. Këto përfshijnë stadin e parë kur nuk ka dëmtim dhe pacienti nuk ka probleme. Më tej është stadi 2 ku ka dyshime për dëmtime të mundshme. Në këtë stad pacienti fillon të ketë vështirësi, por gjithashtu mund të funksionojë mirë në mënyrë të pavarur. Në stadin e tretë shfaqet dëmtim i lehtë, ku pacienti fillon të ketë probleme që të funksionojë i pavarur. Ndërsa në stadin e katërt:  kemi të bëjmë me dëmtim të moderuar, ku pacienti ka nevojë për ndihmë në kujdesin për veten sikurse edhe për aktivitetet e përditshme. Në stadin e pestë kemi të bëjmë me dëmtim të rëndë, ku pacienti është krejtësisht i paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?