Një pensionist ka denoncuar në media një rast që lidhet me një kërkesë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për kthimin e një shume parash të përfituara si kompensim energjie elektrike.
Sipas denoncimit të bërë në Report Tv, pensionistit i është komunikuar se rezulton debitor, pasi për gati dy vite ka përfituar gabimisht kompensimin e dritave në vlerën 640 lekë në muaj.
Në njoftimin e marrë, institucioni kërkon rikthimin e shumës së përfituar, duke argumentuar se pagesa është kryer gabimisht për shkak të një problemi administrativ.
Eksperti Ergis Sefa e konsideron të padrejtë ngarkimin me përgjegjësi të qytetarëve për gabime të institucioneve.
“Personi në fjalë nuk është se ka përvetësuar vetë paratë. Është marrë një vendim nga vetë administrata që ta kualifikonte për këtë përfitim. Nëse institucioni ia ka njohur të drejtën pensionistit, ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme”, u shpreh eksperti.
Sipas tij, përgjegjësia duhet të mbetet mbi institucionin që ka kryer gabimin në llogaritje dhe jo mbi qytetarin.
“Nëse ministria apo institucioni përkatës ka bërë gabime në llogaritje, atëherë duhet të mbajë vetë përgjegjësi. Nuk jemi në kushtet kur pretendohet se qytetari ka mashtruar shtetin”

Shënim redaksional:
Është një pasqyrë e pastër, e dhimbshme dhe fatkeqësisht e shpeshtë e arrogancës së shtetit ndaj më të dobtëve. Eksperti Sefa ka plotësisht të drejtë në argumentin e tij juridik dhe moral, dhe ky rast meriton të analizohet në dy nivele. Atë të logjikës njerëzore dhe atë të standardit të dyfishtë që përdor administrata.
Është irrituese që “sistemi” gabon, por faturën e paguan pensionisti. Gabimi administrativ nuk është faj i qytetarit
Në çdo marrëdhënie juridike dhe administrative, përgjegjësia bie mbi atë që ka autoritetin dhe mjetet për të marrë vendime. Pensionisti nuk ka hyrë me hakerim në serverat e ISSH-së për të shtuar 640 lekë në pensionin e tij. Ai thjesht ka tërhequr atë që shteti i ka llogaritur.
Të kërkosh kthimin e parave pas dy vitesh, sepse punonjësi i zyrës ishte përgjumësh, është e pafalshme.
Dihet se sa “dinjitoze” janë pensionet në Shqipëri. Çdo qindarkë është e planifikuar për bukë, drita dhe ilaçe. T’i thuash sot “na kthe mbrapsht rreth 15,000 lekë të reja” sepse ne gabuam, do të thotë t’i heqësh bukën e gojës ose ilaçet për një muaj të tërë.
Çfarë duhet të ndodhte në një shtet normal? Ndoshta keni dëgjuar për parimin e “mirëbesimit” (Good Faith). Në të drejtën administrative ekziston një parim ku qytetari vepron në mirëbesim ndaj vendimeve të shtetit. Nëse shteti të jep diçka duke të thënë se të takon, ti nuk ke detyrim të vësh në dyshim kompetencën e shtetit.
Nëse ka ndodhur një gabim, zgjidhja institucionale duhet të ishte kjo: Përgjegjësia materiale duhet t’i ngarkohej auditit të brendshëm ose punonjësit që ka bërë gabimin në sistem, jo pensionistit. Shuma duhet të deklarohej si “humbje teknike/administrative” e institucionit dhe të fshihej si debit, sepse kostoja sociale e stresimit të një pensionisti është shumë më e lartë se 15 mijë lekë për buxhetin e shtetit.
Ky rast tregon se sa “i fortë” dhe i rreptë di të jetë shteti me ata që nuk mbrohen dot, dhe sa “i butë”, mirëkuptues dhe i përlotur tregohet me ata që i bëjnë tenderat nga 2 milion euro në 4 me një telefonatë, sic është rasti i asaj që doli e na shiti lotë tek dyqani i Gridës.
DITA

Është tërësisht e gabuar ankesa e pensionistit , i cili është paguar gabimisht nga sigurimet shoqërore dhe ato lekë duhet t’i kthejë mbrapsht . Për gabimin që ka bërë nëpunësi i sigurimeve , duhet të ndëshkohet , por paratë duhet t’i kthejë pensionisti , që i ka marë padrejtësisht edhe pse jo për faj të tij . Të paktën kështu funksionon në Evropë , por edhe është logjike , që paratë e pa merituara ligjërisht , të kthehen mbrapsht , me këste , t’i ndalohen nga pensioni . Një rast i freskët në Itali : gjatë një tërheqie lekësh në një bankomat nga një person , për një gabim teknik të personit që furnizon makinerinë me lek , bankomati , në vënd të 500 eurove që kërkoi personi , vazhdoi të nxirrte euro deri në 5 mijë . Personi i futi në xhep 5 mijë eurot , si dhe kartën e bankomatit dhe u largua . Sigurisht që u zbulua menjëherë identiteti i tij pasi karta e bankomatit përdorur për tërheqie lekësh rregjistrohet . Shkoi policia , ja morri 5 mijë eurot e ja dorëzoi bankës dhe personi u protestua për mos qënë më klient i asnjë banke për 10 vjet edhe pse nuk vodhi , e quante veten të pa fajshëm . Ndërsa teknikun e bankomatit , banka e pushoi nga puna .
Asnje lidhje rasti qe tregon ti në bankomat me kete qe pershkruhet ne artikull.
Po skllavi skllav mbetet. Cështje mendësie
VO:
Rast konkret:
-Në 2009 Qeveria Non Grata më mbajti 50.000 lv në muaj pesion,se gjoja i kisha marr gabim nga 2005.
Kështu,për 4 vjet mu mbajtën lekët,ku nga 200.000,merrja 150.000 në muaj.!
– Sot Qrveria e PS ma ka bër pesionin 500.000..Sa janë të tillë në kohën e qeverisjes gangëstrre(sipas DASH)
Kë duhet të votoj unë sipas Salistëve?
-Kush ka të drejtë pesionisti apo institucioni që llogarit gabim?
-Kush e bën drejtlsinë në këtë SISTEN KATRAURLË?
Dashi pensionisti shtesën e pensionit e ka marrë si kompensim për dritat. Edhe ju të ishit,do t’i mernit. Po i jepte zyra e SHTRTIT dhe jo firma private.
Të paaftët e shtetit do ndëshkohen ndonjë dite ,apo vetëm populli.
Po nuk ka rëndësi o anonim , se me çfarë motivi i morri pensionisti lekët shtesë , ai morri pare që nuk i takonin dhe duhet t’i kthejë . Askush nuk e akuzon e nuk e konsideron fajtor , por përkundrazi , konsiderohet fajtor nëqoftëse nuk i kthen mbrapsh .
Nuk me duket se qellimi i gazetarit eshte te inkuraroj/promovoj paligjshmerine. Duke me teper per te theksuar se perse perdoren standarte te ndryshme per kategori te ndryshme te shoqerise ose popullates.
Nje shembull eshte amnistia fiskale, qe u falen miliona leke taksa. Qe nje njeri i thjesh u burgos se nuk pagoi dritat, ne anen tjeter nje kapter ushtrie ishte lene vite pa paguar qirate dhe taksat qe shkonin me miliona. Qe llumi, qe tani quhen bisnesmen ndertojne kate dhe pallate pa leje, dhe nje nene u procedua se kishte ndertuar nje pullaz pule pa leje ndertimi.
Kjo eshte ne opinionin tim cka donte te percillte gazetari.
O capi, cili na qënka ky njeri që u fut në burg, se nuk pagoi dritat ? Pse flisni marrëzira dhe interpretoni akuzat, shpifjet e gënjeshtrat e Sali kriminelit ? Asnjeri nuk futet në burg as në Shqipëri e as në ndonjë vënd tjetër evropian, për arsyen se nuk ka paguar dritat . Nuk ka ligj të tillë në demokraci . Në burg futet ai që ka vjedhur korrentin elektrik, me lidhje të fshehta, me modifikim të sahatit etj . Çdo njeri futet në burg për vjedhje . Ndërsa kush nuk paguan korrentit elektrik, i priten dritat dhe kur t’i paguajë, atëhere i lëshohet korrenti . Madje , në Shqipëri, në kohen e largqoftit, kur nuk paguante gjysma e malokërisë, qeveria nuk ja preu dritat, por i detyroi debitorët të paguanin detyrimet me këste . Prandaj o capi te kasapi, mos na bëj propagandë berishiste këtu, pak që na mbiu shpellari në televizor natë e ditë .
dasho ketu ne usa njeres ju futen $2.4 milion dhe nuk i ktheu bankes asnje cent por ti do jesh ai qe ka bo gabimin me duket
Ajo qe me mahnit me teper eshte shenimi zyrtar i shtetit ku i thote pensionistit qe “debi” i tij eshte 150 mije leke..
Une te jem si pensionisti e hedh ne gjyq shtetin per paqartesi juridike ne letren drejtuar ndaj tij.
U ngrys borxh, e u gdhi debi
Komentet e Gazetës DITA dhe posaçërisht argumentet e pecialistit Ergis Sega për gabimin e kompensimit në llogari të pensionistit janë më se të qartë.
T’i kërkosh pensionistit pas dy vjetësh, të kthejë paratë, që ai i ka marrë nga pensioni i tij për kompensimin e energjisë, është vrasje e dyfishtë: shpirtërore dhe ekonomike!
Turp për atë person, drejtor, me emrin Altin Kazazi, që ka firmosur këtë dokument “zyrtar”!
Absolutisht nuk duhet të kthejë paratë pensionisti!
Defiçitin ta paguajë personi, që bëri gabimin sëbashku me drejtorin “e nderuar”!
Ashtu më ju lumtë, o “sigurime” pa lere më, që qenkeni edhe “shoqërore”!
Më në fund, e kapët hajdutin.
Jooooo! Nuk jua ha “shkopi qenin” juve (më falni; qeni shkopin, desha të them).
Dërgojeni në spak, qerratain!