Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Departamenti i Drejtësisë në SHBA shkarkon punonjësit e përfshirë në hetimet ndaj Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Departamenti i Drejtësisë në SHBA shkarkon punonjësit e përfshirë në hetimet ndaj Trump
AktualitetBote

Departamenti i Drejtësisë në SHBA shkarkon punonjësit e përfshirë në hetimet ndaj Trump

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar mbi dymbëdhjetë punonjës që patën punuar me çështjet hetimore ndaj Presidentit Donald Trump, duke vepruar kështu me shpejtësi për të ndëshkuar juristët që u përfshinë në proceset hetimore.

Masat e shpejta ndaj prokurorëve të karrierës që punonin në ekipin e prokurorit të posaçëm Jack Smith janë shenja më e fundit e ndryshimeve brenda Departamentit të Drejtësisë dhe reflektojnë vendosmërinë e administratës për të larguar nga qeveria punonjësit që i konsideron jobesnikë ndaj presidentit.

Masat u ndërmorën në kundërshti me normat dhe pasuan transferimin e disa zyrtarëve të lartë të karrierës në divizione të ndryshme. Tradita e deritanishme mundësonte që prokurorët e karrierës ta vazhdonin punën në departament përgjatë administratave të presidentëve të ndryshëm dhe nuk ndëshkoheshin për përfshirjen në procese delikate hetimore. Shkarkimi i zyrtarëve u njoftua se hyri në fuqi menjëherë.

- Publicitet -

“Sot, prokurori i përgjithshëm në detyrë James McHenry i dha fund punësimit të një numri zyrtarësh të Departamentit të Drejtësisë, të cilët patën luajtur një rol domethënës në procesin hetimor ndaj Presidentit Trump”, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

“Për shkak të veprimtarisë së tyre, prokurori i përgjithshëm në detyrë nuk beson se këta zyrtarë do të veprojnë për të zbatuar me besnikëri axhendën e presidentit. Kjo masë është në përputhje me misionin për t’i dhënë fund përdorimit politik të qeverisë”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët prokurorë do të prekeshin nga ky urdhër, apo se sa prej atyre që punuan me hetimet ndaj Presidentit Trump, do të vazhdonin në Departamentin e Drejtësisë. Nuk u mësua gjithashtu se sa prej prokurorëve të shkarkuar mund ta ankimonin masën me argumentin se departamenti nuk ka respektuar mbrojtjet për punonjësit e shërbimit civil në qeverinë federale.

Vetë prokurori i posaçëm Smith dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë më herët këtë muaj, pasi paraqiti një raport voluminoz për dy dosjet hetimore ndaj zotit Trump, për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Florida. Të paktën një prej anëtarëve kryesorë të ekipit të prokurorëve, Jay Bratt, gjithashtu dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë këtë muaj, pasi shërbeu si prokurori kryesor për çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Shkarkimet u njoftuan fillimisht nga kanali televiziv Fox News.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?