Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmon vëllai i Jan Prengës në Gjykatë: Ja kush më mori në telefon me kamera para rrëmbimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëshmon vëllai i Jan Prengës në Gjykatë: Ja kush më mori në telefon me kamera para rrëmbimit
AktualitetKronike

Dëshmon vëllai i Jan Prengës në Gjykatë: Ja kush më mori në telefon me kamera para rrëmbimit

Published: October 18, 2024
Shpërndaje

Para Gjykatës së Posaçme këtë të premte ka dëshmuar Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës i cili u rrëmbye dhe u vra në janar të vitit 2020.

Ndrek Prenga rrëfeu se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit të burgut.

Përpara togave të zeza, Ndrek Prenga u shpreh se me vëllain e tij ka folur rreth një javë përpara se të ndodhte ngjarja.

- Publicitet -

“Një shtetas me ngjyrë më ka futur në dhomë një telefon të tipit ‘iPhone’, me anë të së cilit më ka telefonuar një person me prefiks të huaj, duke u prezantuar si Gentjan Funiqi.

Funiqi u prezantua në telefon si një person me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, duke më thënë që: ‘Ma jep gjënë’”, ka dëshmar Ndrek Prenga.

Ai thotë që i referohej një sasie prej 260 kilogramëve kokainë. Gjatë dëshmisë ai shtoi se Gentjan Funiqi i kishte thënë se ka te tentuar të komunikojë edhe me vëllain Astritin, por nuk ka arritur.

“Pas këtij mesazhi iu përgjigja se nuk isha në dijeni se për çfarë bëhet fjalë. Mora në telefon Astritin, por edhe ai më tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Pas një apo dy ditësh jam njoftuar nga nusja që Jani është marrë peng dhe se pas kësaj jam përpjekur të marr vesh se çfarë ka ndodhur”, ka dëshmuar më tej Ndrek Prenga.

Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun.

Prenga thotë se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babain e tij.

Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij. Prenga shton se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamerë, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.

Sipas dëshmisë së gjatë të Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin Golden në Shijak, nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Që nga mosha 13 vjeç, thotë dëshmitari, ai është larguar nga Shqipëria dhe është shpërngulur në Britani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Po says:
    October 18, 2024 at 11:36 am

    Gjithmon i pa fajshmi e ha.

    Reply
    • prec ulaj says:
      October 18, 2024 at 1:01 pm

      Po hengre hudhra, do vije ere goja – thote populli.
      Ne burg per cfare aresye ishte ky?
      Kush jane keta qe kane makina benz 100 mije euro pa punuar nje dite>?

      Reply
  • TIRONA says:
    October 18, 2024 at 9:56 pm

    Turperojne Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem kudo ne bote Harrami nuk behet Hallall
    Katundare dembela injorante
    Hajde dru me pre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?