Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit në Prishtinë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit në Prishtinë?
KosovëLajmi i fundit

Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit në Prishtinë?

Published: April 15, 2025
Shpërndaje

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

PDK-ja dhe LDK-ja nuk po e pranojnë dorëheqjen e dorëzuar nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë. Kurti i ka akuzuar këto parti për “sulm brendainstitucional”.

- Publicitet -

Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët. Po çfarë thonë ligjet e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë.

Kur përfundon mandati i Qeverisë?

Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Po ashtu, mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.

Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Kështu thuhet në nenin 26 të këtij ligji, i cili ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë është bërë më 27 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe para asaj date nuk ka pasur dorëheqje nga anëtarët e Qeverisë Kurti 2.

Albin Kurti më 27 mars shkroi në Facebook se mandati i tij katërvjeçar përfundoi më 23 mars, dhe pretendoi se sipas Ligjit për Qeverinë, nuk ka nevojë për një akt shtesë dhe formal të dorëheqjes nga posti.

Ai citoi nenin që përcakton se mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse përfundon mandati i rregullt i Qeverisë.

Si ndodh dorëheqja e Qeverisë dhe a ka ajo kompetenca pas kësaj?

Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).

Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…

Sa u përket kufizimeve, në ligj përmendet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.

Kur fillon mandati i deputetit?

Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Çfarë thanë ekspertët?

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 prill tha se dorëheqja duhet të jetë e qartë dhe duhet bërë publike, me kohë dhe të jetë pa ekuivok.

“Kjo (letra) mund të pranohet legalisht, në njëfarë mënyre. Por, ajo nuk është ekuivalente me dorëheqjen, për shkak se dorëheqja duhet të jetë shprehimore, sikurse e kërkon ligji…Por, edhe po të mos ishte Ligji për Qeverinë, i cili e detyron (kryeministrin) që të japë dorëheqje, pa ekuivoke, para momentit të certifikimit (si deputet), përkatësisht, para certifikimit, atëherë çështja e Kushtetutës është e qartë – në momentin që e jep betimin (si deputet) nuk mund të kesh dy lojalitete”.

“Kur thotë ligji dhe Kushtetuta se duhet që para certifikimit, përkatësisht para betimit, të jepet dorëheqja dhe nuk mund të ushtrosh asnjë funksion, kjo nuk ka lidhje me mandat – as për funksion ekzekutiv as në detyrë, as në dorëheqje, në asnjë mënyrë”, shtoi ai.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme – çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare.

Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.

“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.

E, pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Dashi says:
    April 15, 2025 at 1:28 pm

    O bo bo bo o demo ç’na gjeti , mbetën shpellarët e mbi Drinit pa qeveri . Jepi një rrugë zgjidhje ti , se bylmezi Albin mbeti në mez të rrugës .

    Reply
  • F.B. says:
    April 15, 2025 at 1:49 pm

    Edhe dash edhe shytan,nuk të mba as torishta!

    Reply
  • Dashi says:
    April 15, 2025 at 3:53 pm

    Për F.B . Nuk e besoj se ka shqiptar të Shqipërisë , që t’a kuptojë çfarë ke shkruar .

    Reply
  • Mollosi says:
    April 15, 2025 at 5:51 pm

    Dashi, nuk eshte se pajtohem me F.B. por sa per ta bere te ditur ai qe nuk e kupton fjalen shytan dhe torishtë e ka te shpjeguar ne FJALORIN E GJUHES SE SOTME SHQIPE.

    Reply
  • Artan says:
    April 15, 2025 at 5:59 pm

    Epo kush merret tani me blegtori o Mollosi,nuk ka faje Dashi,megjithese ka emer blegtoral. Po dele shytë e ka degjuar patjeter,megjithëse mund te mos e dije cfare eshte.Shytani i.bie te jete ‘’dash pa brire‘’?

    Reply
  • Mollosi says:
    April 15, 2025 at 6:10 pm

    Artan, askush nuk po thot qe te merremi me blegtori, por vetem desha te them se ka shqiptar te tjere qe e kuptojne fjalen shytan dhe torishtë ( vathë dhensh e rrethuar me gardh).

    Reply
  • Artan says:
    April 15, 2025 at 6:18 pm

    E di o Mollosi e di,po nuk thashë te merremi me blegtori,.po ngaqe nuk merremi më me blegtori, nuk i dime shume fjale qe lidhen me te. Nejse, se nuk është blegtoria tema.

    Reply
  • demo says:
    April 15, 2025 at 6:20 pm

    Vetem shkjete gezohen per kete,dashi.

    Reply
  • Dashi says:
    April 15, 2025 at 7:56 pm

    E ke gabim demo , nuk gëzohen vetëm shkjetë , po edhe 3 milion ” jevgjish ” (siç i quan ti shqiptarët e poshtë Drinit) .

    Reply
  • 3D says:
    April 15, 2025 at 9:38 pm

    Ky kardashi ose dashkari na qenka edhe racistë bravo kardash & karcjap

    Reply
  • Phoenix says:
    April 15, 2025 at 9:58 pm

    Une c’do gje mund ta besoja, por qe ti fuse nje cope pacavure kanali qe quhet Top Channel ne sherr Kosoven me Shqiperine, kete nuk do ta besoja kurre. Paskemi qene vertet rrace Budallenjsh. Imagjinoni sikur te inskenojne ndonje gje me te rende neser pasneser ato kurvat e kanaleve. Do plase lufta Ballkanike. Hajde hajde. Jemi bere gazi i Botes, po tallen te gjithe. Ky maskarai shkon e mbyll Tik-Tok. Mbyll more ate kanal felliqesire se ka qelb gjithe Ballkanin.

    Reply
  • TRENI says:
    April 15, 2025 at 10:03 pm

    Ti “Dashi” ne thonjeza, ose dashaqis grekofonaqis maskaraqis, ha mut aty ne pidh te manas sou, ne Manastiraqis.
    Skuth Grek Maskara Muti!

    Reply
  • TRENI says:
    April 15, 2025 at 10:08 pm

    CILI PO SHAN RRACEN SHQIPTARE?
    Ky dashaqis eshte i demaskuar skuth grek muti, dhjaks grek maskara zvarranik, nje mavri ardhacak surrat zhapik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?