Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve
AktualitetBote

Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

Republikanët dështuan në disa raunde votimi këtë të mërkurë të zgjedhin kandidatin e tyre Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësit e Kongresit të ri u mblodhën për të dytën ditë me radhë për të zgjedhur kryetarin, por republikanët që kanë kontrollin e Dhomës u shfaqën sërish të përçarë.

Kundërshtarët e zotit McCarthy, nuk kanë ndryshuar mendim dhe ai nuk arriti të siguronte shumicën e votave për t’u zgjedhur në këtë post. Aktualisht, republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një epërsi të ngushtë, prej vetëm 9 ligjvënësish ndaj demokratëve. Republikanët kanë 222 ligjvënës në këtë dhomë dhe zotit McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë ligjvënësit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon.

Zoti McCarthy pati sërish kundër 20 ligjvënës. I ashtuquajturi “Grupi i Lirisë”, ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të grupit republikan janë vënë kundër zotit McCarthy. Shumë prej tyre, në javët e fundit shprehën pikëpamjen se zoti McCarthy nuk ishte aq konservator sa duhej për te udhëhequr republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve. Disa republikanë i kanë kërkuar publikisht zoti McCarthy që të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes, por ai është shprehur se nuk do të dorëzohet.

- Publicitet -

Seanca e të mërkurës e cila nisi në mesditë u zhvillua disa orë pasi ish Presidenti Donald Trump bëri thirrje që zoti McCarthy të zgjidhej në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilit ai i është referuar si “Kevini im”. Zoti Trump shkruante në rrjetet sociale se “anëtarët republikanë duhet të votonin Kevinin, të mbyllnin çështjen dhe të siguronin fitoren”.

Nga ana tjetër, ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, mori mbështetjen e të 212 ligjvënësve demokratë. Por ai nuk ka asnjë shans të zgjidhet në krye të kësaj dhome nisur nga fakti që asnjë republikan nuk do ta ndihmonte atë të siguronte pragun e nevojshëm për t’u shpallur fitues, prej 218 votash.

Betimi i ligjvënsëve të rinj nuk mund të bëhet pa u zgjedhur më parë kryetari dhe për pasojë punimet e Dhomës së Përfaqësuesve përfshirë veprimtaritë e komisioneve mbeten të bllokuara. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri ankohet për algoritmin, ndërsa dhjetëra llogari false shpërndanë fjalimin e sotëm të tij
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?