Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Destinacionet më të mira në botë, sipas TripAdvisor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Destinacionet më të mira në botë, sipas TripAdvisor
Lifestyle

Destinacionet më të mira në botë, sipas TripAdvisor

Published: 14 Qershor, 2022
Shpërndaje

Çdo vit, TripAdvisor publikon një listë të destinacioneve më të mira në botë. Këtë vit, lista përmban destinacionet e plazheve dhe të qyteteve klasike.

TripAdvisor publikon një listë që prezanton destinacionet më të mira të vitit, bazuar te komentet e turistëve, duke ndihmuar kështu njerëzit që të kuptojnë arsyet pse disa qytete janë më në trend dhe çfarë duhet të presin nga këto vende.

Këtë vit, lista përmban një kombinim të destinacioneve klasike dhe të parajsave të plazheve. Ja disa nga destinacionet më të mira për vitin 2022, sipas TripAdvisor.

- Publicitet -

 

  1. Plazhi në Egjipt që ka befasuar vizitorët

Pjesa më e madhe e vizitorëve vendos të shkojë në Egjipt për të provuar një përvojë të paharrueshme të historisë së tij. Megjithatë, vendi ka edhe një bregdet fantastik dhe Hurghada është më i miri, sipas TripAdvisor. Qyteti shtrihet për rreth 40 km. në brigjet e Detit të Kuq dhe është i famshëm për resortet, barrierat koralore dhe ujërat e paprekura. Hurghada është edhe vendi ideal për zhytje, snorkeling dhe windsurf.

 

  1. Edhe “Qyteti i Dritës” hyn në listë

Parisi është një nga qytetet më të vizituara në botë, me rreth 30 milionë vizitorë në vit. Kryeqyteti fancez është një nga qytetet më romantike në botë, por njihet edhe për gastronominë, modën dhe arkitekturën. Parisi duket se ka karakteristikat e përsosura për ҫdo tip udhëtari – ndaj nuk është surprizë që ai është një nga qytetet më të dashura nga turistët.

Në të vërtetë, Parisi vijon të magjepsë edhe ata që e njohin tashmë. Shëtitjet përgjatë Senës, zbulimi i muzeve, katedraleve dhe tregjeve të shumta të qytetit janë përvoja të paharrueshme.

 

  1. Qyteti i vetëm që shtrihet në dy kontinente

Gjatë shekujve, Stambolli, në Turqi, ka pasur ndikimin e kulturave të ndryshme. Për pasojë, ai është një vend i pasur me histori, tradita dhe jetë të gjallë. Është gjithashtu i vetmi qytet që shtrihet në dy kontinente – njëra pjesë e Stambollit ndodhet në Europë dhe tjetra në Azi. Kjo është një mundësi e mirë për të vizituar të dyja kontinentet në një ditë të vetme. Në Stamboll, turistët do të shohin ndërthurjen e ndërtesave moderne me ato historike, do të përjetojnë jetën e gjallë të natës dhe do të shijojnë një kuzhinë fantastike.

 

  1. Destinacioni perfekt për plazh

Cabo de San Lucas, në Meksikë, u rendit destinacioni i shtatë në listën e TripAdvisor dhe nuk ka dyshim që është një vend i përsosur për udhëtarët që duan të kalojnë pushime të qeta. Deti i Cortez dhe Playa del Amor ofrojnë peizazhe të mahnitshme, duke kombinuar ujërat e kaltër me formacionet e mahnitshme gjeologjike. Për më tepër, ky është gjithashtu një vend i shkëlqyer për të bërë surfing. Qyteti ndodhet në një zonë plot me resorte të shkëlqyera, kështu që udhëtarët nuk do ta kenë të vështirë që të gjejnë një vend të mrekullueshëm për të qëndruar.

 

  1. Një tjetër qytet klasik në listë

Roma, në Itali, është një tjetër qytet europian që ka magjepsur botën për mijëra vjet. Ndërthurja e artit, arkitekturës, historisë, kuzhinës së mrekullueshme dhe verës e bëjnë Romën një destinacion që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë. Ndër monumentet më të rëndësishme përmendim Koloseun, Panteonin dhe Fontana di Trevi.

 

  1. Ishulli grek që do të befasojë vizitorët

Greqia është një nga destinacionet më të njohura të Europës për stinën e verës. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar arsyen: ishujt e rrethuar nga deti Mesdhe kanë mot të shkëlqyer, ushqime të shijshme dhe ofrojnë përvoja të shumta nga historia, duke i bërë ato të duken si një parajsë për shumë njerëz. Por, ekziston një ishull që dallon nga gjithë të tjerët, sipas TripAdvisor. Kreta është zgjedhur si një nga destinacionet më të mira të vitit 2022. Kreta është ishulli më i madh grek dhe ka afro 300 ditë me diell në vit.

 

  1. Një nga destinacionet më të njohura në Azi

Bali në Indonezi është një nga destinacionet më të famshme të planetit dhe ka hyrë shumë herë në listën e TripAdvisor. Është e thjeshtë të dashurohesh me Balin dhe me plazhet e tij të paprekura, peizazhet e pabesueshme dhe perëndimet që të lënë pa frymë. Për udhëtarët që e kanë vizituar Balin vite më parë, shumë gjëra kanë ndryshuar – ishulli është rritur dhe njerëzit kanë krijuar përvoja ekskluzive për turistët.

 

  1. Meksika është shfaqur më shumë se një herë në këtë listë

Meksika është i vetmi vend që shfaqet më shumë se një herë në listën e TripAdvisor. Përveç Cabos de San Lucas, udhëtarët kanë zgjedhur edhe Cancun si një nga destinacionet më të mira në botë. Për shkak të jetës së gjallë të natës dhe të plazheve, ishulli tërheq shumë turistë, por disa njerëz mund të habiten kur të mësojnë se Cancun ofron shumë më tepër eksperienca se kaq. Ju keni mundësinë të bëni një tur ditor për të parë rrënojat e Majave në Tulun, për të vizituar muzeun nënujor në IslaMujeres dhe për të vizituar ChichénItzá, një nga mrekullitë e botës moderne.

 

  1. Londra vazhdon të preferohet nga udhëtarët

Sipas udhëtarëve, Londra, në Mbretërinë e Bashkuar, është destinacioni i dytë më i mirë në botë. Në të vërtetë, ky është një vend ku njerëzit kurrë nuk do të mërziten, pasi gjithmonë ka diçka që është duke ndodhur në këtë qytet. Londra është plot me muze (disa prej tyre janë falas), me atraksione, ekspozita, restorante Michelin dhe bare. Edhe për njerëzit që jetojnë atje, është e pamundur që të provojnë gjithçka.

 

  1. Dubai zgjidhet për herë të parë në krye të listës

Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zgjodh si destinacioni më i mirë për herë të parë. Në të kaluarën, qyteti është shfaqur në listë disa herë, falë plazheve, peizazheve moderne, qendrave tregtare, hoteleve dhe restoranteve të pabesueshme.

Në këtë qytet ndodhen disa prej hoteleve më të mira në botë, si dhe ka atraksione të panumërta për turistët. Në fakt, ka gjithmonë diçka të re që mund të shikoni në Dubai. Pra, nuk ka rëndësi nëse një person e ka vizituar Dubain në të kaluarën, aty do të ketë gjithmonë një atraksion të ri për t’u parë. / The Travel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  • Programi bërthamor i Iranit, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen sot në Gjenevë
  • Morën vilën me qira dhe e përdorën për ushtrim prostitucioni, arrestohen katër kineze në Durrës
  • Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojës, i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje

Komentet e Fundit

  1. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  2. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  3. NATO në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. Historjani modest në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
  5. demo në Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?