Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhimitër Shtëmbari: Ja pse dhashë dorëheqjen si nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Dhimitër Shtëmbari: Ja pse dhashë dorëheqjen si nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it
Komente

Dhimitër Shtëmbari: Ja pse dhashë dorëheqjen si nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Le të flasim si kolegu me kolegun: Takimi i sotshëm me kryetarët e komiteteve të veteranëve e të pasardhësve të LANÇ të bashkive, që, për hir të së vërtetës, për nga pjesëmarrja nuk ishte ajo që pritej, ishte një bashkëbisedim i qetë që kishte për qellim të dilte në një përfundim të drejtë se si mund të dilej nga ngërçi që është krijuar prej disa javësh në Kryesinë e Komitetit Kombëtar.

Në fillim sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar, shoku Veli Myftari, dha një panoramë të asaj që është shkruar e publikuar në gazetën “Dita”, duke vënë në dukje disa nga kritikat e deri ofezat që i janë drejtuar Kryesisë së Organizatës, sidomos atij. Ai i vlerësoi disa nga autorët e shkrimeve, duke i konsideruar miq të hershëm të Organizatës e se pikërisht për këtë arsye edhe janë nderuar me titullin më të lartë “Nderi i Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.

Në përgjithësi disa nga shkrimet bazohen në të pavërteta, tha ai, gjë që mund të ketë ardhur nga mungesa e informacionit të saktë të atyre që kanë shkruar. Gjithëesi, tha ai, ne nuk duhet të dekurajohemi nga disa kritika e deri ofendime të pabazuara, por të punojmë me korrektësi vetëm në zbatim të Statutit dhe të Programit të Organizatës. Tre nënkryetarët që kanë mendime të ndryshme nga ato të të tjerëve janë të mirëpritur në zyrën e Kryesisë dhe aty, me gjakftohtësi, të shtrojnë shqetësime e tyre.

- Publicitet -

E morën fjalën edhe mjaft të tjerë të ardhur nga bashkitë, që shprehën keqardhjen e tyre, që personalitete me tituj të lartë shkencor publikojnë hapur në shtyp vlerësime që i bëjnë dëm nderit dhe reputacionit të Organizatës, si një nga më të nderuarat në shkallë vendi. Këto figura të shquara, u shprehën disa nga ata që e morën fjalën, janë të mirëpritur në zyrë për të shprehur ngrohtësisht pikëpamjet e tyre, gjithmonë në mbështetje të Statutit e të Rregullores së Komitetit Kombëtar..

Në fund u la që në një kohë të afërt të mblidhej sërish Kryesia e plotë e Komitetit Kombëtar të Organizatës, ku të shpaloseshin edhe një herë hapur idetë e secilit dhe me luajalitet, të dilej në përfundimin më logjik, çka do t’i shërbente forcimit të unitetit, që duket se është tronditur shumë.

Unë, si nënkryetar i Komitetit Kombëtar për problemet e propagandës e të shtypit, vura në dukje shqetësimin e natyrshëm të tre nënkryetarëve, pavarësisht se ai nuk është plotësisht i njëjtë me tonin, theksova rolin dhe kontributin që kanë dhënë e vazhdojnë të japin disa figura të shquara, siç janë profesorët e nderuar, pavarësisht se në pamje të parë ato duken sikur janë kundër frymës së kësaj Kryesie, siç vura në dukje edhe interesimin e disa prej figurave të Partisë Socialiste.

Si një i punësuar që në vitet e para dhe tashmë i zgjedhur që prej plot tridhjetë vjetësh, duke jetuar thellë dhimbjen që ndjej në shpirt për këtë gjendje të rënduar të Kryesisë së Komitetit Kombëtar dhashë dorëheqjen e parevokueshme. Si më i vjetri në atë Kryesi, si dhe një nga njerëzit me më shumë përvojë në po këtë Kryesi më duhej të isha faktor ndërmjetësimi dhe paqëtimi, gjë që nuk munda ta arrijë. Gjithsesi, unë sërish aty jam si veprimtar shoqëror dhe prapë do të kontribuojë.

Aktualisht, situata në Kryesinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar është e rënduar dhe kjo vazhdon të interpretohet në mënyrë emocionale nga të gjitha palët. Shpresoj e besoj, se së shpejti do të mund të dilet nga kriza, sepse në përbërjen e kësaj Kryesie ka njerëz me nivel të lartë arsimor e kulturor, sikurse edhe me formim atdhetar. Shpresoj e besoj shumë, se kundërshtitë do të mund të zgjidhen falë edhe ndihmës e të kontributit që po japin e besoj se do të mund të japin edhe profesorët e akademikë e mirënjohur, aktualisht anëtarë të Kryesisë apo të Komitetit Kombëtar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?