Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhoma e fëmijëve, si të krijojmë ambient komod dhe kreativ për të vegjlit tanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Dhoma e fëmijëve, si të krijojmë ambient komod dhe kreativ për të vegjlit tanë
Lifestyle

Dhoma e fëmijëve, si të krijojmë ambient komod dhe kreativ për të vegjlit tanë

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Nga Fatma Diko

 

Për ata prindër që jetojnë në një shtëpi të vogël, por kanë dy ose më shumë fëmijë, duhet të përballen me vështirësitë që u mungon numri i dhomave të gjumit për secilin fëmijë. Kështu që ndarja e dhomës së gjumit bëhet e vetmja mundësi. Nëse fëmijët janë dy djem ose dy vajza, bëhet një punë e lehtë për të hartuar dhe organizuar dhomën e gjumit për ta. Por kur kemi një djalë dhe një vajzë, problemi bëhet më i ndërlikuar dhe i vështirë. Sido që të jetë rasti, mënyra se si e dekoroni hapësirën, mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën sesi vëllezërit dhe motrat do të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

- Publicitet -

Dhoma e gjumit të fëmijeve duhet të jet një hapësirë për të ndezur imagjinatën, për t’u ndjerë të sigurt dhe të rehatuar. Duhet vetëm një ekuilibër i imagjinatës fëmijërore, me prakticitetin dhe stilin e të rriturve, për të arreduar ambientin e tyre.

LUANI ME NGJYRAT

Ndoshta nuk dini nga të filloni. Prandaj gjëja e parë është të mund të bëjmë një ndarje të hapësirave dhe çfarë më mirë sesa të na ndihmojë përdorimi i ngjyrave. Nuk do të thotë që këto ndahen vetvetiu, por falë tyre mund të kemi dy hapësira të kufizuara. Meqenëse çdo njëri prej femijeve, djali apo vajza, do të dëshirojë të ketë anën e tij të dhomës. Kjo është arsyeja pse ju mund të zgjidhni midis një blu, ose një vjollcë. Në këtë rast, mendimet e të vegjëlve hyjnë në lojë.

SHTONI PRIVATËSI ME NJË TENDË

Çdo fëmijë e do një strofkë, është një shtesë e zgjuar për një dhomë gjumi të përbashkët.

Ata mund të zgjedhin të luajnë sëbashku nën tendë, ose ta përdorin atë si një hapësirë për t’u larguar nga njëri-tjetri. Mund t’i blini, ose të bëni vetë një që do të përshtatet në mënyrë të përkryer. Tenda është po aq e thjeshtë për t’u krijuar, sa të varni një çarçaf mbi një element të ngjitur në tavan dhe ta fiksoni atë në dy pika në mur. Gjithçka që mbetet është ta mbushni me një qilima komode dhe jastëkë.

MAKSIMIZONI HAPËSIRËN E DYSHEMESË

Duke përdorur modelin e krevatit marinar, përfitojmë më shumë nga hapësira e dyshemesë në dhomën e gjumit, gjë që është e rëndësishme kur keni dyfish rroba, lodra dhe personalitet në një dhomë. Do të thotë gjithashtu se vëllezërit e motrat mund të veprojnë në sfera të ndryshme. Gjithashtu mund të zgjidhni krevat marinari, që funksionojnë pothuajse si dhoma krejtësisht të ndara, gjë që ju lehtëson në krijimin e një hapësire funksionale për fëmijët tuaj.

GUXONI ME POZICIONIMIN E MOBILJEVE

Mos mendoni se duhet të përshtateni me traditat e simetrisë, kur bëhet fjalë për mënyrën e ndarjes së dhomës së gjumit të fëmijëve. Në fakt, përzierja e mënyrës së rregullimit të mobiljeve në një dhomë gjumi mund të ketë një ndikim të madh në paraqitjen e dhomës. Në vend që të kërkojnë simetri për të zonuar dhomën për secilin fëmijë, shtretërit vendosen pothuajse kurriz me shpinë për të dominuar një cep, duke liruar pjesën tjetër të hapësirës për nevojat e tyre individuale.

AKSESORËT

Aksesorët janë elementë që femijet përfshihen më lehtë. Ato mund të krijojnë, ose prishin një skemë. Mund të kuroni me një përzgjedhje aksesorësh sa kreativë dhe zbavitës. Nga tapetët, tek vizatimet që do të varen në mure. Bazat e llambave dhe ndriçimi është gjithashtu një tjetër element i shkëlqyeshëm në dizajnin e dhomës së gjumit të fëmijëve, sepse ato vijnë në një mori ngjyrash dhe formash që mund të tërheqin dhe fëmijët.

Për ta bërë dekorin argëtues, merrni parasysh një temë që ata të dy e duan, përshembull një personazh nga një libër ose film. Nëse kanë diferencë në moshë, do të thotë se interesat e tyre janë shumë të ndryshme, zgjidhni diçka të përgjithshme dhe të lehtë, si p.sh. një letër murale, me dizajn më elegant.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?