Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunë, tortura, abuzime seksuale, OKB publikon raportin e krimeve ruse gjatë luftës në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhunë, tortura, abuzime seksuale, OKB publikon raportin e krimeve ruse gjatë luftës në Ukrainë
AktualitetBote

Dhunë, tortura, abuzime seksuale, OKB publikon raportin e krimeve ruse gjatë luftës në Ukrainë

Published: March 15, 2024
Shpërndaje

Viktimat civile, njerëz të të torturuar, të dhunuar seksualisht, krime që arrijnë në krime lufte, por edhe vjedhje pronash të panumërta kulturore.

Ky është raporti i OKB-së që dënon Rusinë në luftën e saj dy-vjeçare kundër Ukrainës.

Komisioni hetimor i ngritur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjeti “prova të reja se autoritetet ruse kanë shkelur të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ligjin ndërkombëtar humanitar dhe kanë kryer krime lufte”, pas 16 vizitave në Ukrainë dhe intervistave me 422 gra dhe 394 burra.

- Publicitet -

“Komisioni është i shqetësuar për shtrirjen, këmbënguljen dhe seriozitetin e shkeljeve dhe krimeve që hetoi dhe ndikimin e tyre tek viktimat dhe komunitetet e prekura“, thuhet në raport.

“Dëshmitë e reja përforcojnë gjetjet e mëparshme të Komisionit se tortura e përdorur nga autoritetet ruse në Ukrainë dhe Federatën Ruse është e përhapur dhe sistematike,” shtoi raporti.

Raporti i ri përshkruan në mënyrë specifike trajtimin e tmerrshëm ndaj të burgosurve ukrainas të luftës në disa qendra paraburgimi në Federatën Ruse.

Gjithashtu dokumenton “përdhunimet dhe llojet e tjera të dhunës seksuale ndaj grave në kushte që përbëjnë torturë”.

Për herë të parë, studiuesit shqyrtuan edhe fatin e objekteve dhe të dhënave kulturore në territoret e pushtuara. Ata hetuan në mënyrë specifike qytetin e Kherson.

“Autoritetet ruse transferuan objekte kulturore nga Muzeu Rajonal i Artit Kherson dhe arkivat” e rajonit në Krime, të aneksuar në 2014 nga Moska.

“Sipas vlerësimeve të stafit të dy institucioneve, më shumë se 10 mijë objekte nga muzeu dhe 70% e dokumenteve nga godina kryesore e Arkivit Shtetëror janë hequr”, theksohet në raport.

Autoritetet lokale theksuan nevojën për të mbrojtur këto objekte nga shkatërrimi.

Sipas studiuesve, autoritetet kryen një krim lufte duke sekuestruar asetet e Ukrainës, veçanërisht përmes një ligji të miratuar në mars 2023, i cili thotë se këto pasuri dhe të dhëna të sekuestruara tani i përkasin Rusisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?