Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dialogu që hapi Botërorin 2022, lumë kritikash për Morgan Freeman
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Dialogu që hapi Botërorin 2022, lumë kritikash për Morgan Freeman
Lifestyle

Dialogu që hapi Botërorin 2022, lumë kritikash për Morgan Freeman

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Aktori i madh amerikan, Morgan Freeman, ishte protagonist i ceremonisë hapëse të Kupës së Botës në Katar, përmes një dialogu me sipërmarrësin vendas Ghanim al Muftah.

Aktori 85-vjeçar e nisi duke rrëfyer vetëm me zë një segment të titulluar “thirrja”, por pas disa batutash u shfaq edhe vetë në skenën e ngritur në mes të fushës së stadiumit “Al Bayut”.

“Jemi mbledhur të gjithë këtu si një tribu e vetme e madhe”, tha Freeman.

- Publicitet -

Freeman u prit në skenë nga 20-vjeçari Muftah, i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, si pasojë e të cilës nuk ka gjymtyrët e poshtme. “Afrohu”, i tha Muftah.

Kur Freeman iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt, a jam i mirëpritur?”, Muftah i tha: “Prandaj bëmë thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Ishte një ftesë për të gjithë botën”.

Freeman iu përgjigj: “Më kujtohet se, edhe pasi morëm thirrjen, në vend që të gjenim një mënyrë tjetër, e hodhëm poshtë dhe donim të bënim sipas kokës sonë. Dhe tani bota ndihet më e largët dhe e përçarë. Si mundet kaq shumë vende, gjuhë dhe kultura të bashkohen, nëse pranohet vetëm një mënyrë?”.

Në rrjetet sociale, tifozët e futbollit kanë reaguar negativisht kundër aktorit, që shfaqej katër vjet pas akuzave për sjellje të padenjë dhe ngacmim seksual nga plot 16 persona.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se televizionet atje vendosën të mos e transmetonin ceremoninë, duke shfaqur në vend të saj një reportazh për abuzimet me të drejtat e njeriut që ndodhin në Katar.

Katari është kritikuar shpesh për trajtimin e punëtorëve të huaj, pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ dhe kufizimet sociale që janë në fuqi në vend.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • alphazeta says:
    November 21, 2022 at 10:50 am

    Shumë mirë ka bërë Freeman. Dhe e ka thënë bukur: Nuk mund të pranohet vetëm një mënyrë të menduari. Dikush përpiqet të imponojë me zor mënyrën e tij të jetesës. Tani psh disa skuadra europiane kanë vendosur të mbajnë një shirit në krah me simbolet e sektit LGBTQ+! Kur dihet se në Katar është e ndaluar nxitja e pederastisë dhe sodomizmit. Atëhere çfarë kërkojnë këto vende?! Pse duan të imponojnë mënyrën e tyre të jetesës?! Pse nuk respektojnë ligjet e vendit pritës dhe organizator?! Për këtë shkak kanë filluar ta shajnë Katarin tani me nënë e babë! Madje kanë bêrë thirrje për ta bojkotuar politikisht kampionatin! Ose bëni si duam ne, ose ju piu e zeza. Ky është mesazhi. Prandaj Freeman ka bërë shumë mirë që ka performuar në ceremoninë e fillimit të kampionatit botëror të futbollit.

    Reply
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 3:01 am

    Morgan ka rrjedh dhe eshte plakur shume sa qe edhe pampersin ja vendosin kudo ku shkon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?