Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Holokaustit dhe pak histori: Kur kanë ardhur çifutët në tokat shqiptare, dhe a është korrekt termi çifut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Dita e Holokaustit dhe pak histori: Kur kanë ardhur çifutët në tokat shqiptare, dhe a është korrekt termi çifut?
EnciklopediKryesore

Dita e Holokaustit dhe pak histori: Kur kanë ardhur çifutët në tokat shqiptare, dhe a është korrekt termi çifut?

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

 

27 janari është Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit. Është shpallur e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, për të kujtuar viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

- Publicitet -

Fjala “holokaust” do të thotë sakrificë; vetë hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.

Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish. Më pas u bë sinonim i përndjekjes sistematike dhe vrasjeve të 6 milionë hebrenjve europianë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Masakra u krye nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri në 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë prej tyre që kishin ikur prej përndjekjes nga vendet e tjera, apo jetonin prej kohësh në Kosovë dhe në Shqipëri.

– Kur kanë ardhur çifutët apo hebrenjtë në tokat shqiptare?

Sipas Encikplopedisë së Akademisë aë Shkencave të Shqipërisë, botim i 1984, kjo popullsi u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake, – shkruhet në një artikull botuar nga DITA.

Në mesjetë ata dokumentohen të paktën që nga shek. XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre etniko-fetare.

Në fund të shek. XV grupe çifutësh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj.

Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi (para me fajde).  Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta. Në qytete jetonin në lagje të veçanta.

– Çifut, Hebre apo Izraelit?

Lidhur me debatin nëse në shqip, duhet përdorur fjala “çifut”, – në një artikull publikuar në DITA, – gjuhëtarja e njohur Kristina Jorgaqi, ndër të tjera shpjegon:

“Sot në shqipe ka, siç dihet, tri emra që përdoren për të shënuar pjesëtarët e atij populli, i cili ka pasë jetuar deri në shekujt e parë të erës sonë në Palestinë, por që më vonë u shpërnda në vende të ndryshme të botës. Dhe këta janë: çifut, hebre e izraelit.

Ndër këto, fjala çifut – me prejardhje nga turqishtja – është më e vjetra, prandaj dhe më popullorja në shqipe. Përpara pushtimit turk, në shqipe përdorej një fjalë tjetër, e huazuar nga italishtja, fjala xhudhi, të cilën e ndeshim tek të gjithë autorët tanë të vjetër: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani. Ndërsa fjalët hebre dhe izraelit janë shumë më të reja, të ardhura në shqipe nga gjuhët neolatine (italishtja e frëngjishtja), kryesisht nëpërmjet rrugës librore.

Fjala çifut, duke qenë një fjalë e vjetër dhe njëkohësisht me njohje e përdorim shumë të gjerë në mbarë shqipen, ka pësuar natyrisht edhe ndryshime kuptimore. Kështu, përveç kuptimit si etnonim, domethënë si emër që shënon përkatësinë apo prejardhjen nga një popull i caktuar, fjala ka zhvilluar edhe një kuptim tjetër: “njeri shumë dorështrënguar dhe që në çdo gjë sheh përfitimin e vet” (Fjalori i shqipes së sotme, 2002).

Madje një kuptim të tillë me ngjyrim keqësues nuk e gjejmë vetëm në shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera të Europës. Prapa këtij kuptimi “fshihet” një fakt historik: shumë çifutë, për shekuj me radhë, kanë ushtruar profesionin e fajdexhiut, çka do të thotë se ata janë identifikuar shpesh me të keqen.

Veç kësaj, të mos harrojmë imazhin aspak të mirë që u kultivua për ta për shekuj me radhë në botën e krishterë si vrasës të Krishtit. Letërsia, gjithashtu, për hir të së vërtetës, ka ndihmuar për të gdhendur arketipin fizik e moral të çifutëve. Mjaft të kujtojmë figurën e Shilokut te Tregtari i Venedikut apo të Kolbit te Paraja e Emil Zolasë. Të gjitha këto, kuptohet, nuk kish si të mos linin gjurmë edhe në gjuhë.

Sidoqoftë, kuptimi i dytë që ka marrë fjala çifut, edhe pse me ngjyrim keqësues, nuk ndikon aspak në përdorimin normal të saj si etnonim. Zhvillimet e kuptimeve të ndryshme brenda të njëjtës fjalë dhe bashkekzistenca e tyre bën pjesë në “fiziologjinë” e çdo gjuhe.

Heqja e një fjale nga përdorimi vetëm pse kjo ka zhvilluar një kuptim keqësues, nuk mund të kryhet në mënyrë voluntariste, aq më pak prej një njeriu të vetëm. Është pak a shumë njësoj sikur ndonjë intelektual erudit, adhurues i Ciceronit, oratorit të lashtësisë, të ngrihet sot e të thotë se duhet gjetur një fjalë tjetër për të shënuar “personin që shpjegon e drejton vizitorët në një ekspozitë, vend turistik etj.” e jo të përdoret fjala ciceron, pasi kjo e ul figurën e oratorit të shquar.

Le të vazhdojmë atëherë ta përdorim fjalën çifut e krahas saj edhe sinonimin hebre (jo ebre). Por kujdes me izraelit. Ky emër do të ishte mirë të përdorej kryesisht për të shënuar “shtetasin e Izraelit”. Apo, së bashku me judeas, edhe si term biblik e historik…”

—

Botuar në Këndin e Kryeredaktorit sot në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?