Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ditët e nxehta, çadra e kujdesit në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ditët e nxehta, çadra e kujdesit në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme
Uncategorized

Ditët e nxehta, çadra e kujdesit në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

Nëse iu ndodh të kaloni pranë sheshit “Skënderbej”, në këto ditë të nxehta gushti, mund të afroheni pranë Çadrës së Kujdesit që Bashkia e Tiranës ka ngritur prej disa javësh, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal në këtë stacion për një apel për qytetarët, që të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pikut. Ai tha se për ata që e kanë të nevojshme të dalin, janë disa pika ku mund të ndalojnë për të pirë ujë dhe për të matur tensionin.

“Jashtë kësaj tende është 40 gradë. Ftesa për të gjithë qytetarët, sidomos ata të moshës së tretë, është të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë diçka urgjente. Për ata që e kanë të nevojshme të dalin, ne kemi hapur disa pika, – kjo është kryesorja në sheshin “Skënderbej”, – për t’u freskuar pak, për të matur tensionin, për t’u çlodhur në hije, para së të vazhdojnë rrugën. Thirrja është: qëndroni të hidratuar, shmangni daljet e panevojshme, dhe mbani një sy hapur për të dashurit tuaj. Do të doja që të gjithë të tregojmë pak kujdes për njëri-tjetrin. Qyteti i mirë është ai që funksionon si familje”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se në çadrën e kujdesit është menduar edhe për kafshët shtëpiake. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos i braktisin kafshët e tyre në rrugë.

- Publicitet -

“Më vjen mirë që kemi menduar edhe për katër putroshët. Kemi një thirrje edhe për qytetarët që ikin me pushime: Ju lutem mos i braktisni kafshët! Gushti është muaji më i vështirë për shërbimet veterinare sepse ka shumë njerëz që, për të dalë në fotografi thonë se e kanë kafshën si njeriun e shtëpisë, ama njeriun e shtëpisë ti nuk e lë në shtëpi në gusht, kur ikën me pushime, e merr me vete. Mos e lësho në rrugë. Nuk është e ndershme të blihen kafshë shtëpiake që i trajtojmë si lodra, ndërkohë që janë qenie të gjalla. Së pari, është e paligjshme dhe kriminale, së dyti është jo njerëzore”, theksoi kryebashkiaku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
  • Përplasje me armë në Radhimë, dhunohet biznesmeni, plagoset edhe pronari i “Delta”-s
  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
  • Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, avokati: Asnjë prej tyre nuk i përket Veliajt
  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. Ela on Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  4. Specialisti on Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  5. Vezhguesi on Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?