Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë
KronikeLajmi i fundit

Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë

Published: April 21, 2025
Shpërndaje

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër.

Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin dhe ka përfituar statusin e të verbrit, duke mos pasur mundësi as të shikojë por as të shkruajë.

Mirëpo në dokumentet e hipotekës së Durrësit, rezulton se ajo ka kryer një seri veprimesh noteriale duke autorizuar persona të ndryshëm me qëllim përpilimin e dokumenteve hipotekore e deri tek shitja e një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 metra katror në Shkallnur të Durrësit.

- Publicitet -

Sipërfaqja fillimisht është regjistruar në emër të N., Sh., dhe K Gjeçit. Më tej është shitur në qershor 2015 nga përfaqësuesi i tyre me prokurë.

Por gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, N. Gjeçit, ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për hipotekimin e kësaj pasurie dhe s’kishte asnjë dijeni për kontratën e shitjes, duke shtuar se personin e autorizuar G. Tushe nuk e njihte dhe as kishte lëshuar prokurë përfaqësimi për këtë shtetas.

Por një muaj më vonë nga shitja e tokës, në korrik 2015, në cilësinë e drejtuesit të hipotekës, Jurgis Çyrbja, ka lëshuar certifikatën hipotekore të kësaj pasurie për dy blerësit A. Xhafa dhe M. Merja.

Këta dy të fundit, pasi kanë marrë letra e pronës, kanë vendosur në 2018 të marrin një kredi prej 23 mijë euro, duke vendosur si garanci hipotekore pikërisht këtë pronë.

Përgjatë 3 viteve hetime, SPAK ka zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull.

Ndërkohë të pandehur për 5 rastet janë marrë Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS), Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës dhe Edlira Çollaku, ish-juriste. / OraNews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ILIR says:
    April 21, 2025 at 9:40 am

    Kjo qe ka bere Cyrbja behet rendom ne kadastrat shqipetare.Kudo ke tjetersime ,vjedhje dhe rryshfete. Pa rryshfet ta harrosh se mbaron pune ne kadaster. Dhe pastaj ky i gjati premton EUROPEN….A te pranon europa me kete hajdutllek dhe korrupsion ?

    Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    April 21, 2025 at 9:56 am

    Cyrbet jane kudo neper zyrat e Rilindjes nga ato me periferiket deri ne kryemibnistri brenda. Jane rraca e zyrtareve qe vegjetojne ne ato zyra me kriterin e vetem – mbledhjen e sa me shume parave per t’ja dorezuar atij qe i ka futur ne ato zyra, titullarit qe kane epror i cili nga ana e tij ben dorezimet e atyre pasurive tek ministri perkates e ky tek hambari i Kryeministrise.
    Cyrbet kane ca emra si te sajuar enkas per to si ky Jurgis dhe mbajne mjekrra qe te shembellejne sado pak me Rilindasit e dikurshem e te jene edhe kornize e mjekrres krye-Rilindasit ne maje te gjithe pushteteve qe natyrisht e merr vesht gjithmone i fundit per Mollet e Dardhat qe hane e ngopen Cyrbet e tij poshte.

    Reply
  • Detari says:
    April 21, 2025 at 10:02 am

    cyrbet jane familje turkarabesh

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    April 21, 2025 at 11:57 am

    Po ti detari a e din prejardhjen tende,apo ke lindur ferrave ?

    Reply
  • kasem gahinji says:
    April 21, 2025 at 1:54 pm

    Kur nuk I njihni cyrbet, Mos I komentoni. Keshtu fyeni vehten, cyrbeve iu fshini bythen. Nese ish deputetit ka bere faj, I paguan gjynahe sipas ligjit. Por gjyqin nuk IA beni ju. Njoh shume cyrbet, jo sot, por me kohe. Jane njerezve te paster.

    Reply
  • Detari says:
    April 21, 2025 at 8:29 pm

    @alibaba po, mbiemer 100% iliro-arber

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?