Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja “Toyota Yaris”, dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja “Toyota Yaris”, dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela
KronikeLajmi i fundit

Dosja “Toyota Yaris”, dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës ditën e sotme, avokati Radovan Çela. Çela është vetëdorëzuar pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Zarka”.

Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.

Tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi do hetohet veçmas për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim. Çështja për ta u pezullua për një vit.

- Publicitet -

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi. Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xyz says:
    March 6, 2025 at 3:25 am

    Po ky serbi Radovan cka drecin kerkon ketu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës
  • SPAK dërgon për gjykim “kokat” dhe ushtarët e klanit ‘Çopja-Çela’
  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, kush është vrasësi serial shqiptar që u kap në Athinë

Komentet e Fundit

  1. L on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Valbona on Shën Votuesi!
  3. Pensionisti i Muradijes on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. AI on Shën Votuesi!
  5. Nasti on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?