Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtësia me pesë yje, 21 janari dhe të tjerat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Drejtësia me pesë yje, 21 janari dhe të tjerat
AnalizaLajmi i funditopinion

Drejtësia me pesë yje, 21 janari dhe të tjerat

Published: April 29, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Nga Skënder Minxhozi

Debati më i fundit në lidhje me transmetimin televiziv të gjyqeve ndaj zyrtarëve të lartë, shoqëruar me reagimet normale për futjen e tyre pas xhamave të blinduar, duket se e kanë zënë të papërgatitur drejtësinë speciale.

Papritur Meta, Veliaj, Beqaj dhe i fundit Ahmetaj kanë kërkuar që seancat e proceseve të tyre të jenë të hapura për publikun dhe mundësisht të transmetuara nga televizionet. Një kërkesë në pamje të parë paradoksale dhe e pakuptueshme, por me një prapamendim të qartë dhe të lexueshëm. Në interes të opinionit publik.

- Publicitet -

Mbyllja dhe hermetizmi në emër të sigurisë dhe sekretit hetimor, janë justifikimi shabllon me të cilin Spak-Gjkko po trajtojnë sot listën e politikanëve që ka nëpër qeli.

Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj izolohen dhe trajtohen de facto si kriminelë dhe si persona që i kanë marrë tashmë dënimet, listat e tyre të vizitave shihen si të ishin vrasës serialë (ndërkohë që këta të vërtetët presin eskorta nëpër burgje e kalojnë javë të tëra pushimesh nëpër spitale private).

Është tashmë e dukshme se mbi ashpërsinë e trajtimit dhe shkeljen e skajshme të të drejtave të treshes Meta-Veliaj-Beqaj, Spak-Gjkko po mundohen të ndërtojnë një gjysëm-narrative suksesi, sipas parimit “hiqi patentën e arrestoje atë që hyri me të kuqe, paçka se nja dhjetë makina të tjera bënë të njëjtën gjë dhe shpëtuan”.

Ndëshkimi ndaj këtij grupi politikanësh është alibia për të mos prekur me dorë dosje të tjera të nxehta që gjallojnë çdo ditë në realitetin shqiptar e trajtohen me të njëjtën symbyllje si dhjetë apo njëzet vite më parë nën drejtësinë e plepave.

Më tej akoma këta pak politikanë me të cilët Spak-Gjkko kërkojnë të kompensojnë bashkëfajësinë për moszbardhjen e 21 janarit e të tjerave ngjarje të rënda, këta pra duhen futur në rrethin e nëntë të ferrit në mënyrë që populli jashtë të fërkojë barkun e t’u këndojë vargje prokurorëve e gjyqtarëve që po na shpëtojnë nga hallet.

Duhet plotësuar grafiku, duhet kryer edhe teatri i ashpërsisë dhe rigorozitetit në sytë e miletit. Na shihni ç‘po ju bëjmë, a nuk jemi më të mirët?

Jo, nuk janë më të mirët!

Patëm gjashtë vite kohë për t’ju mësuar emrat, tabiatet dhe mënyrat sesi infiltruan në sistemin e ri të drejtësisë. Gjashtë vite kohë gjatë të cilës kishin të gjitha mundësitë e kësaj bote që të gjenin vrasësit dhe urdhëruesit e 21 janarit e nuk e bënë, që të zbardhnin siç duhej shpërthimin e Gërdecit apo korrupsionin masiv në Rrugën e Kombit e sërish nuk po e bëjnë duke e çuar gjithçka drejt parashkrimit, si paraardhësit e tyre.

Kishin kohë natyrisht edhe për të thyer koracën e trashë të pandëshkueshmërisë, por edhe këtë e kanë bërë pjesërisht dhe në mënyrë selektive. Shihni gjyqin ndaj Berishës për leje pallatesh, e jo për të tjerat!

Hermetizmi që po aplikohet ndaj kësaj liste politikanësh që sot ndodhet nën kthetrat e drejtësisë së re, ka si metaforë kafazin prej xhami të blinduar, ku mbahet një ish-president, një kryetar bashkie i Tiranës në detyrë dhe një ish-ministër.

Dikush kujtonte me të drejtë këto orë se kështu të mbyllur nuk janë mbajtur as shefat e nacional-socializmit hitlerian në Nurenberg megjithëse ishin të akuzuar për 50 milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë pyetja bazë e momentit është kjo: pse “hajdutët” e parave të këtij populli sot kërkojnë gjyqe televizive, ndërsa gjyqtarë e prokurorë rrudfhin buzët dhe refuzojnë? Çfarë e shtyn një zyrtar të lartë që ka mbi tryezë një dosje mijëra faqesh, që të pranojë më mirë riskun që i gjithi ky mal akuzash të bëhen publike e të dukshme edhe për një shqiptar që jeton në Zelandën e Re apo në Japoni, sesa një proces të mbyllur e hermetik ku prokurori intimidon gjyqtarin dhe e detyron të firmosë pretencën në heshtje? A mos ndoshta kjo ndodh sepse të pandehurit kanë bindjen e përbashkët se hapja e proceseve do të relativizojë edhe mijëra faqet e dosjeve të akuzës?

Në qoftë kështu shpjegohet edhe hutimi e refuzimi i gjyqtarëve e prokurorëve ndaj hapjes së proceseve për publikun.

Pyetja e mësipërme duket se e ka përgjigjen brenda. Këta politikanë të lartë po mundohen t’i ikin poshtërimit dhe represionit shumëmujor pas perdeve në qelitë e paraburgimit, ndërkohë që gjyqet popullore, gjithashtu televizive, i kanë shpallur tashmë të dënuar, i kanë telendisur e pushkatuar publikisht, duke ju komentuar deri në lodhje çdo detaj të marrë nga një dorë e kujdesshme nga dosjet e tyre, për t’i nxjerrë sa më keq në meidanin publik.

Hapja e proceseve të tyre në këto kushte është akti i madh i transparencës për të gjithë: për të pandehur e për akuzues apo edhe për ata që do të bëjnë arbitrin në mbarim të seancave.

Shqiptarët meritojnë të njohin të gjitha abuzimet e këtyre zyrtarëve nëse ata gjenden fajtorë, ose nga ana tjetër të njihen me heronjtë falsë dhe arrogantë brenda drejtësisë së re, nëse akuzat e tyre nuk provohen. Të dalin të gjithë në dritë, boll me fshehje pas procedurave.

Hapja e proceseve gjyqësore është një moment drejtësie publike. Sidomos për këtë drejtësi që është akuzuar prej vitesh për arrogancë, subjektivizëm dhe teatër selektiv me provat, të pandehurit dhe proceset.

Pasi kemi dëgjuar gjyqet televizive me copa letrash e fraza të shkëputura nga hetimet, le të dëgjojmë të gjithë historinë se kështu është më e ndershme. Kush të dalë fajtor të shkojë me të vërtetë në burg, e jo të mbahet në paraburgim më të ashpër se vetë burgu duke pasur mbi uniformë etikëten mashtruese “i prezumuar i pafajshëm”!

Nuk na duhet një drejtësi selektive studiosh debati, por drejtësi që jepet në dritën e diellit, me kamera dhe mikrofon para gojës në një sallë gjyqi. Të atij gjyqi ku gjyqtari është më i frikësuari nga meraku se mos prokurori e fut nën përgjim!

Apo kështu kemi frikë se na prishet vitrina e bukur dhe vezulluese e drejtësisë së re?! Kot lodheni, është prishur tashmë! Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm drejtësisë së vjetër, të cilën kujtuam se e hoqëm qafe.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Right Side says:
    April 29, 2026 at 6:01 am

    Më vjen për të vjellë nga këta artikuj. Një që vjedh është më i keq se një vret. Vrasja ka gjithmonë një motiv në gjaknxehtësi dhe nuk po flas për terroristë kurse hajduti planifikon me gjakftohtësi, është i qartë se çfarë po bën. Ska burrë më të lig se hajduti, ai vjedh djersën dhe gjakun e atyre që robëtohen në punë, prandaj NË KAFAZ E KANË VENDIN.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 29, 2026 at 8:16 am

    Ok,S.Minxhozi:
    -Në përmbledhje të kësaj rezymeje konkrete,ajo që duhet thën në fund,po e themi që në fillim:
    -EKSPERIMENTI I DREJTËSISË SË RE,I INICUAR NGA SHBA,BE ME KËRKESË TË E.RAMËS,PËR TË NDËSHKUAR VIPAT.. DËSHTOJ ME TURP:
    ▪︎ SPAK,GJKKO,etj u krijuan me xhaketat e vjetra plepiste të Non Gratës 1992,ku 85-90 % i kapi VETINGU dhe me pjesën e mbetur u krijuan këto..si dhe KLP,KLGJ,të krijuara koti..
    ▪︎ Drejtësinë e RE Non Grata nuk e ka njohur që në 2016,Ndonse votoi i imponuar nga Ambsadori LU,Ndaj po bën thirrje të kthej në detyra 90 % çin për vota,duke bërë LËMSH DREJTËSINË QËLLIMISHT..FAQE BOTËS.
    ▪︎ Ndonse 90 % e magjistratve i kapi vrtingu,Asnjërit nuk ju SEKUESTRUA pasuria e vjedhur mbi 350 mil.$,ku vetëm TIK LLALLËS ju sekuestrua 1 banesë dhe e lan të lirë në ROMË,për ti dalë BABIT Sali në metingje.!
    ▪︎ Mekënse Edi Rama kërkoj reforminin e drejtësisë duke ndalur sadopak vjedhjen e madhe,SPAK,GJKKO me urdhër POLIKËTIK(BABIT SALI DHE GOCËS GITA),duhej goditur PS,E.RAMA për rrëzimin e tij me çdo kusht.Ndaj Ai u RIKTHYE NË PD,me LOGO E VULË TË OFRUAR NGA DREJTËSIA E TIJ 100 %.!
    ▪︎ Gabimi fatal ishte i EDI RAMËS,pasi,ju gëzua mandatrve dhe jo zbatimin e deklaratave të bëra para 2013,I CILI I PREMTOJ VOTUESVE SE DO BËJ DREJTËSINË PËR TË DËNUAR VRASËSIT E GËRDECIT,21 JANARIT ME 32 TË VRARË E MBI 300 TË PLAGOSUR ME VKM E URDHËRVRASJE SHTETRORE..
    …Dhe,Jo vetëm këtë gjë nuk e bëri,duke zhgënjyer familjet e viktimave 1 herë në vit,Por nuk dërgojë në drejtësi-Formalisht asnjë DOSJE KORRUPSIONI MADHOR,kur Amerika ja dha në SINI..ME SHPALLJEN NON GRATA FAMIKJARISHT DHE ME HA-LE-ATËT.?
    …Dhe,Fatkeqsia qëndron se EDI RAMA NUK NJEH ASNJË PREKUROR E GJYQTAR,POR OLIGARKËT E SALIUT SI BASHKIM ULAJ,etj,Të CILIT I JEP 70 % TË BUXHETIT ME TENDERA TË DIKTUAR,DHE KY JO VETËM FINANCON SALIUN,POR I RAPORTON ATIJ SHKEKJET LIGJORE PËR TI DENONCUAR NË SPAK(saliskap)NDAJ,DOSJET NË SPAK KALOJNË MË PARË NGA KONOSHQUPI.
    .. Përpasojë Paraburgimi i E.Veliaj me 2 letra anonime për fustanert e Ariolës dhe,mbi 54 protesta te Bashkia e Tiranës,U BË ME URDHËR POLITIK TË SKAP(SALISKAP),ku edhe vetë E.Rama me VKM dështojë ndaj Erionit..por i dha ZË SALIUT.!
    – Fakti që GJK mori vendim që Erioni të heroet i LIRË dhe SPAK(DADO+DUMANI)nuk e lëshojnë deri në VDEKJE,Do të thot se SPAK KA DALË JO VETËM MBI GJK,POR MBI KUVËNDIN E SHQIPËRISË-REPUBLIK PREKURORËSH PUSHTET MBI SHTETIN..DHE MAXHORANCA NE 83 DRPUTET HESHT SI GUR VARRI.!
    -Akoma E.Rama nuk po vepron për NDRYSHIMET LIGORE,por vetëm po numuron të tijët në derën e SPAK në rapirtin 100/1.
    ..Duke mbajtur mbi shpinë ZJARRIN E THASHETHEMEVE PËR B.BALLUKUN NË SHQIPËRI DHE EUROPË, të cilin bëri mirë që nuk i hoqi imunitetin pasi edhe Ajo sot do të ishte në PARABURGIM SI NEXHMIE HOXHA,F.NANO,BEQAJ,META,VELIAJ dhe 110 të tjerë me muaj e vite pa u gjykuar,MBI 65 % MË SHUMË SE NË SHTETET E BE DHE BARAS ME KREMLININ E PUTINIT.!
    – Dhe,Fatkeqsia qëndon se SPAK nuk po ndëgjon as FAKTORIN ND/KOMBËTAR DHE GJNDNJ..KU E DETYROJNË TË HETOJNË 21 JANARIN 2011 SI VRASJE SHTETËRORE DHE SPAK PO MERRET ME 1 PREDHË TË ALEKS NIKËS I DEFORMUAR QËLLIMISHT ME ÇEKIÇ,SIKUR PREDHA KA DALË NGA GARDISTI RUS APO KINEZ DHE JO NGA GARDISTI LUL/SALIUT..
    .. KJO ËSHTË TALLJE ME VIKTIMAT,FAMIJET E TYRE,90 % TË POPULLIT..I CILI PËFUNDIMIDHT PO E HUMBET SHPREDËN TEK DREJTËSIA E RE ME XHAKETA TË VJRTRA BERISHISTE..
    ..KU E.RAMA NUK PO E THOT TROÇ: DREJTËSIA E RE DËSHTOJË.!
    EL Nees Albanis
    FLM,DITS,S.MINXHOZI.

    Reply
  • km says:
    April 29, 2026 at 10:22 am

    Mendo se duhet thene pak me ndryshe-drejtesia te pese yjet per punen qe Ben. Te shkelesh ligjet dhe kushtetuten Ne menyre te qellimeshme cilesohet edhe “shperdorim I postit zyrtar”. Ndaj duhen derguar te pese yjet(dikur, ne gjirokaster I thoshin “shtate penxheret”

    Reply
  • chp says:
    April 30, 2026 at 11:26 pm

    Artikull i bukur si hartim,por i shëmtuar atdhetarisht
    Minxhozi thotë (citoj)
    Vitrina e bukur dhe vezulluese e drejtësisë së re, është prishur tashmë! Kot lodheni,….(fund citimi)
    –
    Eshtë tragji-komedi qe ne kohen e sotme,fund prilli 2026 te dilet ne kete konkluzion
    se drejtësisë së re dmth Spaku qënka prishur !!
    jeni 6 vite te vonuar zoti Minxhozi …
    –
    Ajo që nuk guxojnë të thonë Minxhozet e shtypit shqiptar është ti pergjigjen pyetjes
    KUSH E PRISHI SPAKUN QE NE THEMEL?.
    -Për këtë na vjen në ndihmë aktivisti Gery Kokalari nga Amerika i cili ne letrat e tij drejtuar DASH-it te WDC jep disa sekuenca te frikëshmë për miqte amerikanë
    E PARA:
    Ka lidhje me nje person privat amerikan shumë te fuqishem ne WDC per politiken shqiptare..E kam fjalen per Nick Geixh (Nikolla Gaxojani) I cili kur erdhi ne 2002 ne Shqiperi per kishen e Janulles…sipas Gerit…Gaxojani e trajtonte ambadasorin amerikan si vartes te tij….Ndikoi qe ambasadori Xhefri te bente pajtimin me Berishin qe te lepinte gelbazen e tij per Masakren e Peshkepise prill 1994..dhe te bashkpunonte per ardhien Berishit ne pushtet ne 2005 ne kembim te mbylljes krimit Belerit,ne varrezet e ushtareve greke dhe ndertimin e kishes greke ne Tirane……Ne nje fare menyre Kokalari nenvizonte se si ka mundesi qe nje “person privat amerikan” i ben rrjeshtore Parise Tiranes ? Ku e gjen ky kete pushtet paralel..??
    Ne fakt letra e atdhetarit Kokalari u vertetua ne votimet e Himares kur krimineli Berishe beri kualicjon me terroristin Beleri ,ku ky i fundit eshte nje “ushtar” i Frontit per Clirimin e Vorio Epirit te drejtuar nga Gaxojani i Washingtonit
    E DYTA
    Ne nje leter tjeter te atdhetarit Gery Kokalari drejtuar ne 2014 Donald Luse PABESUESHMERISHT ky ambasador etiketohet si zorre e trashe e berishisteve te WDC ( podesta-wisner -patton boggs) por dhe per lidhje te nendheshme me Lobin e Vorio Epirit ne Amerike..
    Dy rreshtat e mesiperme nuk do kishin rendesi nese Donad SaLuja nuk do ishte arkitekti numer 1 i krijimit te Spak-ut ku ne menyre kriminale eshte futur nje nen antishqiptar antidemokratik dhe antiamerikan ku nenvizohet se SPAKU DO MERRET VETEM ME KRIMET QEVERITARE TE PAS VITIT 2013 qe do te thote se superkrimet Salihit si 21 janarit 2011 apo Gerdeci u reabilituan pergjithmone..
    _
    Persa me siper nese ka dy persona fajtore per prishjen e themeleve te Spak-ut njeri eshte turboberishisti i Washingtonit Donald Saluja si arkitekti i saj kryesor,,, dhe i dyti eshte Edi Ramortja ku ky i fundit per Spak-un …..ose ka treguar nje impotence kriminale me pasoja te pa riparushme kombetare..ose eshte pjese e lojes ne bastartizimin e shtetit shqiptar jo vetem me Usaliun e Marikes por dhe me miqte perendimore hipokrite nga dy anet e Atllantikut

    Reply
    • Remo says:
      May 4, 2026 at 9:58 am

      @Yco, po qe na ke care trapin me keq nga ai Ethem Varkari me larte me ate fiksimin tend. Po ti qenke interesant mo, po sa here na i perserit o i rrjedhur nga trute keto bemat e “Usaliut te Marikes”?! Yco, ke ngelur me goditje ne tru nga trushpelarja e regjimit te kaluar, si Varkar i Enferrit qe ia bere siper mesimeve qe te kish dhene partia sapo fanari ndricues, t’u fik para syve! E more rrugen qorrasi per tek “armiku” grek apo s’kishte nga t:ia mbaje? Nga atje, mbasi mbarove hallin, u hodhe ne Amerike dhe po e lufton Imperializmin Amerikan nga brenda. Fenomenal je o Yco, po me ke beri “kualicjon” Salehu ne Himare? A thua vertete s’e u plas trapi bregasve dhe nuk e njohin ate kufomen me te cilin Diaboliku i Surrelit, tremb kumanar Ethemin? Po si mo, ate Gary Kokepalarin, na e bere “atdhetar” kur ai kurve burre, e ka dredhur e perdredhur me keq nga Mero koke-gaveta, nje here me Saliun, nje here me Edvinin, dhe vete ti ke shkruajtur qe ka qene vendimtar ne kthimin e tij ne 2005-en. Po kaq te liq te jeni qe nuk u pushon goja si ato grate e liga. Ke edhe te tjere si puna jote ne kete forum, nje fare @TRENI o @demo beu qe nuk u ndahet shpirtligesia nga Himara.Beleri, mund te jete ai qe perflitet, po keto i sqaron drejtesia ne nje vend normal. Ne nje vend anormal si i joni, do ndeshemi perhere me fenomene te tilla, sepse keto jane te mbartura nga e kaluara si pasoje e politikave shoviniste qe jane ndjekur sistematikisht me ate krahine qe nga krijimi i shtetit shqiptar, e qe, doni apo s’doni ju, ka jetuar nje tjeter realitet per shekuj me radhe, kur ju, ishit turqi hesapi o Yco…dhe nuk zhgenjeni, me ate mentalitet turkoshaku kerkoni t’i imponoheni komunitetit atje. Fiksim i vjeter Yco, o me sakte, pune te vjetra turqish ne kohe te reja me turq te rinj. E urreni te kaluaren e atij populli Liridashes, e asaj bashkesie unike ku fliteshin dialektet me te vjetra te arberishtes dhe greqishtes qe nga kohet e lashta, me nje identitet te forte Himarioti te njohur e respektuar nga Napoli ne Rusi qe perpara se te krijoheshin me pune vullnetare shtete si Greqia dhe Shqiperia, per te cilat, ai komunitet ka dhene nje kontribut te madh. Nga ato ane e kam origjinen e kurre s’jam pajtuar as me kemishezinjte e Belos, qe vete, eshte nje genjeshtar klasik, por kurre me, as me “kemishekuqte” e Spiros se Kolekajve, te te ashtuquajtures “komunizem” qe e rrenoi akoma me keq ate zone, te ciles, pervec lirise se humbur e burgosjeve, arriten t’i hiqnin edhe varkat e peshkimit, se ku i dihej, do “arratiseshin” te gjithe ne Korfuz, nje popull qe detin, e kish pasur ure lidhese me boten. Ne djall shkofte ajo kohe o Yco, vete Xhaxhai im i ndjere, e mohoi dhe mallkoi ate regjim gjakatar te Enferrit, nje ish luftetar nga te paret e bregut, i la studimet jashte dhe u kthye kur vendi ishte i pushtuar, beri ate qe te paret e tij kishin bere kunder turkut, sepse s’e kemi pasur qejf thundren e huaj por pa e ditur se po i benin varrin vetes. Po ai, kishte shpirtin rrebel te Bregut, dhe nuk i pranoi reprezaljet, diktaturen, burgun me tela me gjemba te bastardit te sokakut te te marreve, e per kete, i hodhen hekurat tre here, i survejuar nga Ethemet sumelepires dhe ne hije si shumica e bregasve e kaloi jeten. Yco, atij “patriotizimit” tuaj alla turka, i ka dalur boja, atje i kishit dosjet e Belerit, po drejtesia e re, filloi pune me xhaketen e vjeter. Vete KQZ i kish dhene te drejten e kandidimit dhe kur u pa nga sondazhet se ai do te fitonte, u inskenua me nje deshmimtar te rreme, nje arrestim tipik si ne kohe te Aranit Celes, dhe ketu, u shperfill edhe e drejta e fundit e komunitetit atje, vota e lire!
      Edhe ato vota qe mori, nje si ai, i mori si revolte per padrejtesite qe u jane bere e po u behen bregasve, nje nga keto, ishte edhe Xhacka qe si Ballukja e sotme, u mor ne mbrojtje nga
      Ramiu. Nga ai shtet i degraduar, nga ai shtet mafioz, ata nuk presin asgje te mire prandaj, do t’i kerkojne te drejtat diku tjeter, do t’i kerkojne ne Europe si pjese e saj qe kane qene per shekuj me radhe, e s’ka per te pasur paqe. Mos mendo ti dhe demot, Xhufkat, Llallat e thartuara e Zace Islamiket, se do t’u shkoje gjithmone vaj. Kur eshte teper, eshte teper o Yco, thjeshte do marrin ate qe meritojne heret a vone. Per ceshtjen e Belerit, me duket se nuk kane interes as Athina e as Tirana te hapet, mua, me ngjan me shume si loje agjenturash te asaj kohe. Ai Stavros xhimas, qe ti i referohesh shpesh, nuk i thote te gjitha o Yco, jo. Ne loje, ka qene edhe nje shtet i trete thuhet, le t’i hapin kartat, perse nuk e bejne? Nese shpallej fajtor, te kalbej ne burg. Po s’ka interes as Ramiu e as Saliu, ,e as ndonje segment i shtetit fqinj qe u duhet pak tymnane ketej sa here kane probleme vete andej. S’kishim pse te arrinim deri ketu, po ja qe shteti shqiptar, s’i ka kryer detyrat e tij atje, tashti, i keni hedhur benzine zjarrit ne vend qe t’u ofronit zgjidhje, ndaj nuk ben pushime ti me demirin. Ai Ramortja jot, s’mban pike pergjegjesie as per ata mavrite qe i nxorri ne prite gerdalles se lugut te zi, e lere me se cka ndodhur tridhjet vite me pare. Po terbimi juaj per bregun edhe pa Alfredo “grekun”, ka qene po ai. Kjo u pa edhe pas arrestimit te tij, me lincimin publik te pamerituar qe iu be gjithe zones, o sa here qe ka lajm prej andej, Turkish Telesehir, e ben mizen, buall. Keto cuan edhe ne vrasjen makabre te nje te riu vite me pare(A.Guma), a u be drejtesi? Jo! Cfare nuk keni bere e nuk beni, tashme hapur fare per t’i ndryshuar edhe demografine e zones, gje qe ka filluar qe ne kohe te Laverit tend ne fakt, vazhdoi ne kohe te Saliut e po vazhdon akoma sot nga Jeniceri i Erdos.Himara, ka historine dhe Lavdine e saj, e s’ka kerkuar te pervetesoje ate te te tjereve,ne te kundert, te tjeret kerkojne t’ia marrin. Shpesh i referoheni Petro Markos ju folkloristet, po ato jane botuar pas ndarjes se tij nga jeta, ju e censuruat ne te gjalle o te paudhe, i’a nxite jeten burgjeve e lere me pas vdekjes ku shkrinet e tij, kaluan ne perpunim te Sorrosisteve. Ti me fantazine tende, te nje te semuri psiqik, ke shkuar edhe me larg, per arrestimin e Erion kusarit, edhe pse u be fare e qarte qe e hengri nga ajo mbesa e Beqirit dhe Kerricit te Saliut me aprovimin e Gjatoshit, ti si “gjeni” qe je, kete ia faturove “Lobit Himariot”(flas per heret e kaluara, s’e sot, vazhdon me telenovelen Nik Gaxojani)..Yco, mire ben qe flet per varrezat greke, po piet ate demo bejler nazistin, c’fare donin ata bazhikbozuket me qeleshe e brekushe halldupi dhe xhakete te zeze “europiani” qe sulmuan fqinjin jugor? Se kam lexuar nje fare A Tare dhe te tjere si ai qe kerkojne t’u ngrene permendore atyre?! Po ua pranuan ata pertej kufirit, dakord bejeni po duhet te mbani edhe pergjegjesi. Tjetra Yco, perse nuk e hapni gojen per ate obeliskun e ushtareve turq te sulltanit islamik qe ka ngritur ne Tirane? C’ne Shqiperia ne ate grusht shteti? Flet per “kishen greke”, kur atje, meshat mbahen ne gjuhen shqipe, po nuk na thua gje ti, Xhufkat e Nexhmedinet per xhamine e stilit Otoman, ngritur po me ate stil arkitekturor qe tregon dominim neootoman, ku ezani arab i ngre si me magji qe ne pese te mengjezit njerezine, sikur te ishim Kandahar, ku jo vetem kleriku turk ua beri siper dhe u kerkoi edhe te nderoni halldupet(martire) te cilet, me shpate ne dore, kane shkretuar trojet tona. Perse kur behet fjale per gjera te tilla, nuk e hapni sqepin? Kur ajo stermbesa e Osmanllinjeve qe jo vetem eshte nje Injorante ne punet e shtetit, jo vetem qe eshte nje hajdute me damke, por na eshte bere edhe “historiane”! Si nuk u vjen pak turp, mire pergjegjesi qe nuk mban njeri atje kur ajo, perpara Jenicerit te Surrelit dhe Cevdetit turk, perdhos historine dhe te kaluaren e atij vendi, ne eksitim e siper nga milionat qe ndan me sulltanin e sotem, ata sulltanet turq te shekujve me pare qe ka luftuar Gjergj Kastrioti, na i quan te mireseardhur(fjale per fjale, clirimtare)!! Po te jeni kaq kot, te vetepushtoheni ne kohe paqeje, te keni ate dashuri kaq te marre per qoftelargun e dikurshem, mua dhe shume te tjereve, na keni lene pa fjale.Tashti, ose vuani nga ndonje sindrome e rende, ose ne mase te konsiderueshme sic thote edhe nje komentues@pikpietja(te me fale qe e fus ne kete mes), jeni dumbabiste. Yco, zgjidh e merr!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?