Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtuesit e lartë europianë dhe shefi i NATO takim në Bruksel, dakordësim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtuesit e lartë europianë dhe shefi i NATO takim në Bruksel, dakordësim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes
AktualitetBote

Drejtuesit e lartë europianë dhe shefi i NATO takim në Bruksel, dakordësim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Drejtues të nivelit të lartë të vendeve europiane ranë dakord në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Një sistem i përbashkët armatimi do të ulte ndjeshëm kostot. Shumë prej liderëve europianë kanë ripërsëritur nevojën për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen, megjithatë BE shpreson që kjo rritje të mos jetë aq e lartë sa pretendon presidenti i SHBA-së Donald Trump: 5% të prodhimit të brendshëm bruto në nivel kombëtar.

Shtetet europiane besojnë se kostot do të ulen ndjeshëm nëse prodhojnë vetë

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi më parë (03.02.2025), se: “Na duhet të forcojmë industrinë vetjake të mbrojtjes dhe të krijojmë sisteme të përbashkëta armatimi. Atëherë industria jonë e mbrojtjes do të përdorë sisteme të njëjta ushtarake dhe ushtritë e vendeve anëtare do të ndërvepronin.”

- Publicitet -

Shumë vende anëtare të BE-së e trajtojnë çështjen nga këndvështrimi kombëtar dhe shpenzojnë paratë e takspaguesve të tyre në krijimin e sistemeve vetjake të armatimit.

Por sipas ekspertëve në kontekstin e rrezikut të përbashkët rus ky këndvështrim është i kushtueshëm dhe nuk ka rezultat. Rafael loss nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) thotë, se “një nga mangësitë tona është që në BE përdorim sisteme të ndryshme tankesh dhe për këtë arsye kostoja për njësi të çdo blerjeje është më e lartë sesa do të ishte me një numër më të ulët sistemesh.”

Ekspertët: I nevojshëm një pakt BE – Britani e Madhe

Ekspertët thonë, se shtetet duhet të bashkëpunojnë dhe të mbështeten tek aftësitë e njëri-tjetrit. Dhe këtu hyn në lojë mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe nuk është më shtet anëtar i Bashkimit Europian, por është një ndër dy shtetet me armatim bërthamor në Europën Perëndimore. Ky vend stërvitur dhjetëra mijëra ukrainas për në fushë-betejë dhe e ka furnizuar vendin e tyre me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat kanë qenë thelbësore në luftën kundër Rusisë. Britania e Madhe udhëheq gjithashtu Ekspeditën e Përbashkët Ushtarake që përbëhet nga dhjetë shtete dhe është zhvendosur në detin Balltik për të parandaluar sulmet hibride ruse. Ekspertët thonë, se një pakt me Mbretërinë e Bashkuar do të ishte i dobishëm.

Londra së fundi ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen me Berlinin dhe Parisin dhe tashmë e ka kthyer vështrimin nga pakti i mbrojtjes me BE-në. Por ky pakt aktualisht mbetet i bllokuar nga Franca për shkak të mosmarrëveshjeve me Britaninë e Madhe lidhur me të drejtat e peshkimit. Ekspertët britanikë thonë, se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ndihmojë shumë pa pasur qasje tek financat e BE-së.

Konsensusi në shkallë të gjerë sfidë për BE-në

Anand Sundar, Këshilltar i Drejtorit të ECFR thotë, se “me Mbretërinë e Bashkuar që është jashtë BE -së për momentin, do të thotë se kur BE -ja financon shpenzimet e rritura të mbrojtjes ose rritjen e nismave të mbrojtjes, Mbretëria e Bashkuar lihet jashtë. Dhe kjo nuk është e mirë për askënd, sepse nëse Mbretëria e Bashkuar nuk ka qasje në paratë e BE -së, Brukseli nuk do të ketë qasje në industrinë britanike të mbrojtjes.”

Zyrtarët e BE-së thonë se koordinimi mes industrive europiane të mbrojtjes do të ishte frytdhënës për të gjithë dhe do të krijonte mundësi punësimi për të gjitha palët. Sfida më e madhe për partnerët europianë do të ishte konsensusi në shkallë të gjerë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?