Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Bukuroshja” mungon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Bukuroshja” mungon
KryesoreKulture

“Bukuroshja” mungon

Published: May 3, 2026
Shpërndaje

Dy institucionet kryesore të trashëgimisë kulturore në Durrës janë rihapur pas restaurimit, por mungesat në ekspozim, katalogim dhe organizim muzeor ngrenë pikëpyetje mbi përgatitjen për sezonin turistik.

Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre të plotë. Pas mbylljes për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe vonesave në restaurimin e Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, qyteti përgatitet të mikpresë turistët e sezonit veror në dy institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore.

Në një nga mjediset e Arkeologjikut, sadopak larg syve të vizitorëve, ka nisur instalimi i mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, me moshë mbi 2.300 vjeçare, vendosja e të cilit nuk bënte pjesë në projektin fillestar të muzeut, që u financua nga programi EU4CULTURE i Bashkimit Evropian.

- Publicitet -

“Bukuroshja e Durrësit” qëndroi për 45 vjet në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqytetit dhe u zhvendos disa javë më parë drejt qytetit bregdetar nga i njëjti ekip specialistësh që e transferoi atë në Tiranë në vitin 1981.

Për mozaikun e njohur, i cili ka mbërritur në 14 pjesë, u gjet një hapësirë në portën dalëse të muzeut të Durrësit, pa u respektuar linja kronologjike muzeore.

Historia e zbulimit të mozaikut, ende të painstaluar përfundimisht në muze, daton në vitin 1916, kur gjatë Luftës së Parë Botërore forcat xheniere austriake konstatuan shenjat e zajeve shumëngjyrëshe që i japin jetë figurave në dyshemenë e një vendstrehimi në qendër të Durrësit, shumë pranë vendit ku më vonë u ngrit teatri “Aleksandër Moisiu”.

Shënimet e publikuara nga arkeologu austriak Prashniker mundësuan zbulimin përfundimtar të mozaikut nga arkeologu i shquar Vangjel Toçi në vitin 1959.

E përmbytur disa herë nga ujërat, “Bukuroshja e Durrësit”, sipërfaqja e plotë e së cilës arrin në 14 metra katrorë, ka një formë eliptike që përmban figurën qendrore të një gruaje, të rrethuar me motive floreale.

Muzeut Arkeologjik do t’i duhen edhe disa javë për t’u plotësuar me elementin simbolik që njihet me emrin e qytetit të Durrësit, njëkohësisht mozaiku më i hershëm i zbuluar në vendin tonë.

Shumë pranë qendrës historike të qytetit, një institucion tjetër i trashëgimisë kulturore sapo ka hapur dyert.

Muzeu Etnografik i Durrësit, i ndërtuar si banesë qytetare në mesin e shekullit të 19-të dhe i mbështetur në muret fortifikuese mesjetare të qytetit, ka prezantuar për herë të parë 125 vepra të po kaq autorëve italianë.

Punimet, në pjesën dërrmuese, janë tablo që autorët nga vendi fqinj i dhuruan Durrësit në vitin 2006, vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit Ibrahim Kodra.

Në mungesë të një galerie, tablotë e përmasave të ndryshme nuk u paraqitën asnjëherë të gjitha së bashku, por vetëm në një numër mjaft të kufizuar.

Vetëm 20 vjet pas vdekjes së mjeshtrit nga Ishmi, veprave të prezantuara për herë të parë së bashku u mungon gjithashtu katalogu i tablove me biografitë artistike të piktorëve dhe të veprave përkatëse.

Vizitorët nuk kanë asnjë të dhënë për artistët e huaj që vlerësuan dhe nderuan veprën e autorit nga Ishmi, pranë Durrësit.

Njëlloj si katalogu i munguar, mungon në Durrës edhe një galeri me emrin “Ibrahim Kodra”, kërkesë e formuluar për bashkinë nga artistët e vendit fqinj, ku piktori i madh shqiptar zhvilloi të gjithë veprimtarinë e tij mjaft të suksesshme, pa i ndërprerë asnjëherë lidhjet me atdheun e tij.

Muzetë e saporestauruar të Durrësit i kanë të gjitha mundësitë që t’i plotësojnë mungesat dhe t’i japin atij përmasat e vërteta të vazhdimësisë së jetës artistike në qytetin 3.000-vjeçar.

Gëzim Kabashi – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    May 3, 2026 at 7:24 am

    Homazh per punetorin e palodhur te Arkeologjise Durrsake,Vangjel Toci dhe perbuzje per pordhacet e pavlere,qe u mburren me Zbulimet e Tij.

    Reply
  • fteri says:
    May 4, 2026 at 3:11 pm

    Në se fshimë memoren e kombit ,dëmtoni muzet .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?