Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy foto, një mesazh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dy foto, një mesazh
AnalizaKuriozitete

Dy foto, një mesazh

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

​Përplasjet përpara Parlamentit nuk do mbahen mend vetëm për zhurmën, thirrjet, gazin lotsjellës, përplasjen fizike mes forcave të rendit dhe protestuesve.

Dy imazhe të kapura sot jashtë godinës së Kuvendit e zhvendosin vëmendjen te ajo që humbet në kaosin e ngjarjeve të tilla të rënda. Po flas për dimensionin njerëzor dhe thellësinë e krizës shoqërore.

- Publicitet -

Lulja mbi jelekun mbrojtës

Në foton e parë, një i ri me duar të lidhura me litar vendos me kujdes disa lule të verdha në jelekun mbrojtës të një polici të ri.

Pamja krijon një kontrast të menjëhershëm vizual. Është brishtësia e lules përballë pajisjeve të ftohta të mbrojtjes.

Por më shprehës se simbolika është reagimi i vetë punonjësit të policisë. Një vështrim i palëvizshëm, ku përzihen hutimi, vetëdija dhe reflektimi.

Në atë sekondë, muri i uniformës pushon së qeni i tillë dhe zbulon njeriun pas saj.

​Lodhja në prapaskenë

Fotoja e dytëe marrë nga gazetari i Ditës sot në terren e plotëson të parën duke e parë ngjarjen nga një kënd tjetër. Disa efektivë policie shihen të ulur në trotuar e te shkallët pranë Bibliotekës, duke ngrënë diçka të shpejtë apo thjesht duke pushuar në hije.

Kjo pamje e çmitizon figurën e forcave të rendit si “mjet shtetëror” impersonal.

Ajo nxjerr në pah anën e tyre logjistike e fizike, punonjës që qëndrojnë me orë të tëra nën diell, me uniformë të rëndë, mes  dy zjarreve, mes detyrës zyrtare dhe pakënaqësisë shoqërore.

Pasqyra e një pakënaqësie të madhe

Të marra së bashku, këto dy foto nuk janë vetëm pamje nga një protestë rekord që vazhdon prej 54 ditësh, por pasqyrë e një pakënaqësie shumë të madhe shoqërore që ka kapërcyer kufijtë e politikës ditore.

Ato shfaqin vulnerabilitetin dypalësh. Nga njëra anë qytetarin e revoltuar që kërkon të komunikojë dëshpërimisht përmes një simboli paqeje, dhe nga ana tjetër policin e ri që mban mbi supe barrën e një rendi të tensionuar, pasi duhet të mbrojë një qeverisje të korruptuar.

Është e qartë se kur revolta qytetare arrin te lulja mbi armaturë dhe te vështrimi reflektues i efektivit, kjo përplasje nuk është me policinë, por me një realitet shoqëror që ka arritur pikën e vlimit.

Këto imazhe botuar nga DITA dëshmojnë se fryma e pakënaqësisë i ka prekur njëlloj të gjithë njerëzit e këtij vendi, pavarësisht nëse ndodhen përpara apo prapa kordonit të sigurisë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    July 23, 2026 at 10:18 pm

    Rrofte Protesta!Efektive! Distancohuni nga Edi Rama. Ju jeni djemt e popullit,jo te Oligarkeve.

    Reply
  • Pal says:
    July 24, 2026 at 4:12 am

    Uau çfarë analize pamend…. Kjo paska mendimin se policët janë robotë

    Reply
    • K R says:
      July 24, 2026 at 6:37 am

      Ajo po thot te kunderten
      Po ty nuk t le mbllacitja e sumfllaqes në goj që ta lexosh

      Reply
      • Ethem Lalaj says:
        July 24, 2026 at 9:05 am

        GAZETARIA KA MISION TË SHPREHË NË MJEDIS 2 ANËT E MEDALJES,JO VETËM ZI.KËSHTU NUK E KNAQ EDHE PJESËN TJETËR:
        -POLICIA ËSHTË E SHTETIT DHE JO E PARTIVE,POR NË RASTIN E SALIUT KA VRAE MBI 22.000 NËRZ..
        ..NDAJ POLICI ËSHTË I DETYRUAR TË ZBATOI LIGJIN,AI NUK DI SA E KORRUPTUAR ËSHTË QEVERIA SIÇ DO GAZETARJA POLITIKE(PO E NDJEK ME VËMËNDJE).!
        -NËSE DO VRITEJ 1 DEPUTET,QEVERIA DO KISHTE RËNË QË DJE..DHE KËTË DO DHËNDRRI SËRBISË DHE MILITANTËT E TIJ..!
        …SB NGA 91 ZBATON UBD-NË 67..VRIT DHE HIDHJA FAIN KUNDËRSHTARIT POLITIKË.!
        -PROTESTUESIT JANË BANDIT VERIOR ME MASKA TË PAGUAR ME PARET E POPULLIT MBI 500 MILD.$ DHE DREJTSIA NUK I SEKUESTRON PASI ËSHTË PALË NGA 1992 ME SALISËRBIN 67 FATKEQSI KOMBI SHQIPËRI-KOSOVË..
        …SI DHËNDRTI SËRBISË, VËLLA I KARAXHIXHIT..!
        -SHQIPËRIA NË RREZIK NGA BERISHIZMI DHE MILITANTËT E TIJ TANIMË 20 % PA SHPRESË PUSHTETI,DUKE DËMTUAR RËNDË DEMOKRACINË DHE INTEGRIMIN NË BE.!
        EL NEWS ALBANIA

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?