Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy letra-bombë ambasadës ukrainase dhe kompanisë së prodhimit të armëve, çfarë ndodhi në Spanjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dy letra-bombë ambasadës ukrainase dhe kompanisë së prodhimit të armëve, çfarë ndodhi në Spanjë
BoteKryesore

Dy letra-bombë ambasadës ukrainase dhe kompanisë së prodhimit të armëve, çfarë ndodhi në Spanjë

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis dy letrave-bomba dërguar ambasadorit ukrainas në Madrid dhe një kompanie armësh që prodhon raketahedhës që i janë dhuruar Kievit, konfirmoi policia në një deklaratë të mërkurën.

Në incidentin e parë, një oficer i ambasadës së Ukrainës në Madrid u lëndua kur hapi një letër-bombë drejtuar ambasadorit. Kievi urdhëroi rritjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë jashtë vendit.

Letra, e cila mbërriti me postë të rregullt dhe nuk u skanua, i shkaktoi “një plagë shumë të vogël” në gisht kur oficeri e hapi atë në oborrin e ambasadës, tha Mercedes Gonzalez, një zyrtare e qeverisë spanjolle, për televizionin Telemadrid.

- Publicitet -

Ambasadori Serhii Pohoreltsev i tha faqes ukrainase të lajmeve European Pravda se paketa e dyshimtë drejtuar atij i ishte dorëzuar komandantit të ambasadës, një anëtar i personelit ukrainas.

“Paketa përmbante një kuti, e cila ngjalli dyshime tek komandanti i cili vendosi ta nxirrte jashtë – pa njerëz përreth – dhe ta hapte”, citohet të ketë thënë ambasadori Pohoreltsev.

“Pasi hapi kutinë dhe dëgjoi një klikim, ai e hodhi dhe më pas dëgjoi shpërthimin. Pavarësisht se nuk e kishte në dorë kutinë në momentin e shpërthimit, komandantit iu lënduan duart dhe pësoi një tronditje.”

Orë më vonë, një kompani armësh në Saragoza, në verilindje të Spanjës, mori një paketë të ngjashme, konfirmoi policia.

Përfaqësuesja e qeverisë në Saragoza, Rosa Serrano, tha në një intervistë me stacionin SER se dy zarfet dukej se kishin të njëjtin dërgues, pasi e njëjta adresë e-mail ishte shkruar në anën e pasme të të dyve. Zonja Serrano tha se pakot vinin nga Ukraina dhe kjo e alarmoi kompaninë e armëve, e cila thirri policinë.

Kompania e armëve është Instalaza, prodhuesi i raketës C90 që Spanja i dhuron Ukrainës.

Pas incidentit të parë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat e Kievit jashtë vendit që “urgjentisht” të forcojnë sigurinë dhe i kërkoi Spanjës të hetojë sulmin, tha një zëdhënës i ministrisë.

Qeveria ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me incidentin e dytë.
Ambasadori Pohoreltsev i tha TVE-së më vonë se ai po punonte si zakonisht në ambasadë “i pa frikësuar”.

“Ne kemi udhëzime nga ministria në Ukrainë që duke pasur parasysh situatën të jemi të përgatitur për çdo lloj incidenti, çdo lloj aktiviteti rus jashtë vendit”, tha ai.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka hapur një hetim për sulmin si një rast i mundshëm terrorizmi, tha një burim gjyqësor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • them une says:
    December 1, 2022 at 12:14 pm

    Vazhdojneojrat dizinformuese, kush t’i haje le t’i haje. Ukraina ne lufte dhe ne ambasaden e Ukraunes shkojne paki te pa Shannara! Kush e ha kete?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?