Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriset miqësia mes dy vendeve? E akuzoi se po i shet armë Ukrainës, Vuçiç i kthen përgjigje Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kriset miqësia mes dy vendeve? E akuzoi se po i shet armë Ukrainës, Vuçiç i kthen përgjigje Putinit
BoteLajmi i fundit

Kriset miqësia mes dy vendeve? E akuzoi se po i shet armë Ukrainës, Vuçiç i kthen përgjigje Putinit

Published: May 30, 2025
Shpërndaje

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

“Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.

- Publicitet -

SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.

Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shteteve ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.

Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.

Akuzat e Moskës ndaj Serbisë për shitjen e armëve drejt Ukrainës, kanë sjellë reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Menjëherë pas publikimit të raportit të inteligjencës ruse, kreu i shtetit serb nxitoi të justifikohej duke theksuar se do të ngrejë një grup punë për këtë çështje.

“Ne kemi formuar një grup pune me partnerët rusë për të përcaktuar faktet. Disa nga gjërat e deklaruara në deklaratë nuk ishin të vërteta, siç është ajo në lidhje me kontratën e Republikës Çeke, për të cilën, nuk u dhanë leje dhe asnjë nga raketat nuk u dorëzua. Nuk janë dhënë leje për 44,000 raketa me rreze të gjatë veprimi dhe 24,000 raketa me rreze të shkurtër veprimi. Flitet se eksportet e armëve nga Serbia në Ukrainë po kalojnë përmes një vendi afrikan por Serbia nuk eksporton më armë, vetëm municione. Por, ka edhe një gjë tjetër, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë. Ne punësojmë rreth 24,000 njerëz në industrinë e mbrojtjes që varen nga ajo industri. Tani po i drejtojmë armët për të furnizuar ushtrinë tonë”, tha ai.

Vuçiç kritikoi perëndimin pasi shpesh herë është sulmuar nga diplomatët në lidhje me afrimin e Serbisë me Putin dhe sidomos pas vizitës së këtij të fundit në paradën e 9 majit në Sheshin e kuq.

“Javën e kaluar, u sulmova nga dy ambasadorë, të cilët thanë se ne eksportuam municione në Federatën Ruse përmes një kompanie turke dhe se municionet serbe u shfaqën në front nga pala ruse. Më është dashur të shpjegoj se nuk e di vërtet se çfarë ishte kontrata, as nuk është e mundur që unë të di gjithçka, por e dini, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjeti kohën të sulmonte Kosovën dhe autoritetet atje duke krijuar idenë se në veri po ndodh një shpopullim i komunitetit serb.

“Ata shpresojnë që shumica e popullit serb do të dëbohet nga veriu i Kosovës. Për një pjesë më të vogël në Perëndim dhe Lindje, ajo që po bën Kurti janë trazira. Ne duhet t’i kundërvihemi përpjekjeve të shqiptarëve për të fituar sa më shumë njohje me ndihmën e disa vendeve, veçanërisht të Turqisë, dhe së shpejti do ta informoj publikun për rezultatet e mira dhe të habitshme që një vend i vogël mund të arrijë në këtë luftë”.

Këto tensione mes dy aleatëve vijnë pas vizitës që zhvilloi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Rusi, ku përveç kremtimit të Ditës së Fitores ndaj nazistëve, u takua me homologun Vladimir Putin. Mes temave të trajtuara ishte dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • DRENICA E KUQE says:
    May 30, 2025 at 12:14 pm

    Jo, ore!… Kjo eshte politike serbomadhe e Rusise cariste te Putinit, per t’ia lene mundësinë Vuçiçit te haje me dy luge globale, nje lugelindje dhe nje lugeperendimi…, njësoj siç e luajti Rusia lojën me emrin e Titos antishqiptar dhe antiperendimor… Prapeseprape, pavarësisht “krisjes” mes Rusise pushtuese, cariste e fashiste, dhe Serbise “armiqësia” mbetet hallka e “padukshme” dhe kryesore mes Putinit e Vuçiçit, qe duhet ta shohim ne thellësitë dhe shtrirjen e saj perandorake, pushtuese e poshtëruese te njerëzimit…
    Kujdesi dhe shtrirja e tij janë paresore ne politiken dhe diplomacinë gjeoglobale.

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Na myten says:
    May 30, 2025 at 12:29 pm

    Edhe nje here… Serbia prodhon per nje kontrate “44,000 raketa me rreze të gjatë veprimi dhe 24,000 raketa me rreze të shkurtër veprimi”.
    Ne prodhojmë pordhët e lidereve globalë dhe fajin e ka psh Franca.

    Reply
  • demo says:
    May 30, 2025 at 12:51 pm

    Eee!Koken hengshin sllavet me njeri tjetrin! Car ti beje ketij Rame jevgut,,Luustra,xhel,furce,kadife,,Sot e 12 vjet qe ja kujtioj.Po te kishte vene ne pune Policanin dhe Mjeksin,,sot miljarda Euro do kishte fituar nga shitjet.1000 euro do kishte vajtur pensioni.Po ju ka fanepsur Turizmi budallait si Xhevria shtrmsja me kpuce me taka,corape xhami.

    Reply
  • Illinois Usa says:
    May 30, 2025 at 4:36 pm

    O loqe Shqiperia prodhonte arme e municione pa fund por ne vitet 90ne mos direkt por indirekt,tipa mendjellinj si puna jote moren kasmen dhe shkaterruan cdo gje!Iku koha e Rusise dhe Kines 75%i kishe te falura dhe pjesen tjeter e ballancoje me krome e minerale!Tani duhet te ndertohet industrija nga e para,po duhet kohe e kur te vije ajo,te takon te degjosh denglat e pordhet e vendeve mike qe kemi!

    Reply
  • demo says:
    May 30, 2025 at 5:50 pm

    Illinois,.Ekonomine Socialiste nuk e falimentuan Fabrikat e Armatimit ,qe dilnin me Fitim.12 maune Kanadeeze,Evropiane,Jugosllave,prisnin cdo dite para portes se ULP Mjekes per tu furnizuar.Ekonomine socialiste e kapitulloi Metalurgjia Zeze,,qe as Mehmet Shehu,as Ramiz Alia nuk e mbyllnin dot se ishte amanet i Qoftelargut.CLIRIMI I DYTE I SHQIPRISE.Ajo fundosi gjithe Ekonomine shqiptare,ashtu si Kushtetuta e dhjere e enver hoxhes e beri kaps marrjen e kredive gjermane,qe s`ishin as Kredi,por ca Sadaka per te falur ca Teprica Financiare nje shteti sa cereku Hamburgut..Kushtetuta e dhjere e dhise se zgjebosur me biswhtin perpjete nuk pranonte Kredi,,I donte REPARACIONE LUFTE.O ju dhjefsha luften tuaj!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?