E dashur Europë, i dashur Bashkim Europian,
Vetëm një lidhje e fortë shpirtërore dhe besim i patundur në vlerat e Bashkimit Europian më japin kurajon dhe besimin tju drejtohem me një letër të hapur.
Quhem Ariona Bundo. Kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe, si shumë shqiptarë të brezit tim, u largova drejt Francës në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Sot jetoj atje prej më shumë se njëzet vitesh. Ndërsa e gjithë bota po ndjek zhvillimet e krizës shqiptare, më lejoni të ndaj me ju, me fjalë të thjeshta, një të vërtetë të parë dhe të jetuar përmes përvojës dhe jetës sime.
Për ta kuptuar të tashmen, më duhet të kthehem tek fëmijëria ime. Kam lindur në komunizëm. Babai im ishte shpesh objekt sulmesh dhe survejimi nga regjimi. Kundër tij qëndronte pezull një hije e rëndë biografike e përhershme, jo sepse kishte kryer ndonjë krim, por sepse as ai dhe as familja e tij nuk kishin qenë anëtarë të Partisë së Punës. Kujtimi im i parë i jetës është një skenë e tmerrshme mes prindërve të mi.
Nëna ime, shtatzënë me vëllain tim, e përjetonte keq këtë klimë si barrë e rëndë për të ardhmen tonë. Nuk i harroj kurrë netët plot tension dhe pa shpresë për një jetë më të mirë. Më kujtohet vetja katërvjeçare, e tmerruar, duke vjellë nga frika dhe duke fjetur mes lotësh.
Babai im nuk u internua kurrë. Besoj se e shpëtoi etika e tij e palëkundur e punës, përkushtimi ndaj arsimit, kërkimit shkencor dhe dijes. Pak para rënies së komunizmit ai u bë profesor universiteti. Regjimi ndryshoi, por ajo skenë mbeti filli i padukshëm që përshkoi gjithë jetën e tij. Ajo u bë tema qendrore që lidhte çdo regjim që pasoi, sepse në Shqipëri shpesh kanë ndryshuar sistemet, por jo sjelljet e pushtetarëve dhe mënyrat e të qeverisurit.
Në vitet ’90, kur Shqipëria po zhytej në katastrofën e firmave piramidale, babai im kaloi muaj të tërë duke paralajmëruar publikun. Shkruante nëpër gazeta, fliste me këdo që ishte i gatshëm ta dëgjonte dhe përpiqej t’u shpjegonte shqiptarëve se firmat piramidale ishin mashtruese, pasurimi i shpejtë pa punë, me pastrim të parave të pista, një ditë do të sillte vetëm rrënim. Përgjigjja e qeverisë së kohës, e drejtuar nga Sali Berisha, ishte largimi i tij nga Universiteti i Tiranës duke përdorur mekanizma ligjorë të trashëguar nga periudha komuniste, mekanizma të ndërtuar pikërisht për të heshtur mendimin ndryshe.
Për familjen tonë kjo ishte një tragjedi. Në mes të një tranzicioni agresiv dhe kaotik, që shpesh dukej gjithçka tjetër përveçse post-komunist, ne mbetëm praktikisht në rrugë. Për tetë vite jetuam të katër në një dhomë prej vetëm tetëmbëdhjetë metrash katrorë. Tualetet i ndanim me më shumë se tetëmbëdhjetë familje të tjera në të njëjtin kat. Ishin vite të vështira, por edhe vite që më mësuan shumë. Babai im vazhdoi të studionte, të kërkonte, të shkruante, të jepte mësim në Shqipëri dhe në Francë. Ai ishte socialist në kuptimin më fisnik të fjalës, besonte te humanizmi, arsimi, solidariteti dhe dashuria për tjetrin. Besonte për një shoqëri dhe shtet me fytyrë njerëzore.
Por një ditë erdhi një tjetër poshtërim. Përpara gjithë drejtuesve të Partisë Socialiste, Edi Rama e quajti publikisht “fshatar”. Po, babai im kishte lindur në një fshat të varfër shqiptar, nga prindër të varfër e jo komunistë. Por fyerja nuk ishte e rastësishme. Ajo kishte për qëllim të zhvlerësonte idetë që ai sillte për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Ishte fyerje për të thyer protestën e drejtë të studentëve të universitetit të Tiranës kundër keqqeverisjes, mbështetur nga disa pedagogë, midis të cilëve edhe nga babai im. Ide që flisnin për zhvillim pa humbur sovranitetin, për modernizim pa humbur dinjitetin, për rritje pa shitur territorin, për përparim pa larguar inteligjencën e vendit dhe pa vrarë shpresën.
Sepse kjo është ajo që ndodh kur pushteti bëhet trashëgimi dhe jo përgjegjësi. Nuk është gjithmonë ideologjia ajo që lëndon më shumë njerëzit. Janë metodat. Metodat e përndjekjes morale, të përjashtimit arbitrar, të frikësimit dhe logjika mafioze “ose me mua, ose kundër meje”. Pikërisht kjo është arsyeja pse shumë prej nesh jo vetëm donim të largoheshim nga Shqipëria, por në fund ndjemë se nuk mund të ktheheshim më.
Kjo, për mua, është epoka e Edi Ramës, kryeministrit aktual të vëndit tim.
Kur Edi Rama u bë Kryeministër për herë të parë, edhe unë, si shumë të tjerë, isha plot shpresë. Në atë kohë punoja në tregjet financiare në Francë dhe fitoja shumë mirë për moshën që kisha. Megjithatë aplikova në platformën e talenteve të Kryeministrisë, sepse doja të kontribuoja për Shqipërinë vullnetarisht dhe pa asnjë shpërblim. Besoja vërtetë se qeveria e kishte sinqerisht thirrjen për të ftuar profesionistët e shkolluar jashtë vëndit, siç isha unë. U zhgënjeva thellë nga ftohtësia dhe mungesat e përgjigjeve prej militantëve që kishin mbushur oborret e pushtetit të ri të Ramës. Zhgënjimi është shkalla më e lartë e dëshpërimit njerëzor. Vij nga një familje mësuesish dhe arsimi ka qenë gjithmonë një vlerë pothuajse e shenjtë për ne.
Më kujtohet se kur prindërit e mi kishin vështrësi të mëdha për të na ushqyer dhe për të ushqyer veten e tyre, ne përsëri lexonim libra nën dritën e qiririt. Kishim vetëm dy orë energji elektrike në ditë dhe shpesh vetëm një orë ujë të rrjedhshëm… (Ne disa zona ne Shqiperi ky realitet eshte fatkeqesisht akoma i njejte). Megjithatë ne e mbushnim kohën duke zgjidhur problema matematike, flisnim për letërsinë dhe për yjet. Ishte flluska mbrojtëse që prindërit tanë ndërtuan rreth nesh. Na shpëtoi. Na ruajti. Shumë herët kuptova diçka që disa njerëz e kuptojnë vetëm në fund të jetës: arsimi, dashuria dhe forca e shpirtit mund ta shpëtojnë njeriun edhe nga makthet më të errëta.
Por Edi Rama, gjithmonë mjeshtër i komunikimit dhe i fasadës, një piktor që di të pikturojë sipërfaqen më mirë sesa realitetin, krijoi gradualisht rreth vetes një rreth njerëzish të ngjashëm me të. Disa ishin ish-bashkë moshatarë të mi, të shkolluar në të njëjtën shkollë, disa ish-bashkanetare te klubit te debatit Karl Popper, shumë prej tyre vinin nga të njëjtat qarqe dhe mjedise…. Shumë prej tyre ishin fëmijë ose nipër të figurave të nomenklaturës komuniste, kurse une jo. Edhe më shqetësues ishte fakti se shpesh kishin shumë pak eksperiencë në drejtimin e institucioneve apo në qeverisje por ambicje dhe pergjegjesi që tejkalonte kapacitetin e tyre profesional e intelektual. U zhgënjeva që nuk munda të sillja dhe të vendosja gurin tim të vogël në ndërtimin e vendit. Megjithatë vazhdova të shpresoja. Derisa nuk munda më.
Kjo na sjell te pesë apo shtatë vitet e fundit.
Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe unë mbaj brenda vetes një dashuri të thellë për vendin tim, për identitetin, kulturën, gjuhën, njerëzit, peizazhet dhe historinë e tij. E dua shumë vëndin tim, fushat, malet, lumenjtë, detin, bregdetin, fshatrat, lagjet, rrugët dhe krojet. Fshatrat e braktisura janë një fatkeqësi për vëndin tim dhe për Europën ku duam të integrohemi. Gjatë gjithë viteve që kam jetuar në Francë, jam kthyer në Shqipëri të paktën dy ose tri herë në vit, duke kaluar atje pothuajse të gjitha pushimet e mia dhe duke shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të kursimeve që kam arritur të krijoj falë një karriere të suksesshme në tregjet financiare.
Doja të kontribuoja në zhvillimin e vendit tim, të mbështesja bizneset shqiptare, të konsumoja produkte dhe shërbime shqiptare dhe, në mënyrën time modeste, të vendosja një gur të vogël në nxitjen e ofertës për produktet made in Albania, për ndërtimin e Shqipërisë.
Por vit pas viti kam parë dhe po shoh një realitet gjithnjë e më shqetësues. Çmimet nisën të arrinin nivele të krahasueshme me Parisin – po, me Parisin – ndërkohë që fuqia blerëse e shqiptarëve të zakonshëm, përfshirë edhe prindërit e mi, vazhdonte të zvogëlohej.
Karburantet, perimet, energjia elektrike, tarifat e pagesave telefonike, qeratë e banesave, uji i pijshëm në një vend që ka me bollëk ujë të pijshëm, janë më të shtrënjta se në Europë. E shihja këtë sa herë kthehesha në Shqipëri: në tregje, në restorante, në bisedat e njerëzve dhe, mbi të gjitha, në lodhjen e përditshme të atyre që punojnë ndershmërisht dhe megjithatë e kanë gjithnjë e më të vështirë të jetojnë me dinjitet. Në të njëjtën kohë, kullat mbinin nga toka pothuajse brenda natës, të shoqëruara nga histori të dyshimta dhe burime financimi akoma më të dyshimta.
Duke jetuar në Paris dhe duke studiuar jo vetëm financë, por edhe histori arti dhe arkitekturë, e kisha të vështirë të kuptoja cilësinë e zhvillimit urban që po merrte formë në Tiranë. Vija në pikëpyetje planet infrastrukturore, vizionin afatgjatë dhe mënyrën se si po zhvillohej qyteti. Por mbi të gjitha vija në pikëpyetje financimin.
Goditja përfundimtare që më krijoi një turbullirë erdhi kur noteri që kishim zgjedhur me bashkëshortin tim për blerjen e apartamentit tonë në Paris më përmendi krejt rastësisht se shumë prej klientëve të tij multimilionerë te huaj po investonin masivisht në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Nuk u habita plotësisht. Disa vite më parë, teksa shëtisja në rrugicat e fshatit të vjetër të Dhërmiut, pata pyetur nëse kishte ndonjë shtëpi për shitje.
Më thanë se një pjesë e konsiderueshme e pronave ishte blerë tashmë nga një milioner i huaj. Megjithatë, kur noteri më foli për këtë fenomen, e pyeta se çfarë e bënte Shqipërinë kaq tërheqëse. Përgjigjja e tij më jep ende të dridhura edhe sot. Sipas tij, Shqipëria përfaqësonte një mundësi për të anashkaluar kufizimet që ekzistojnë në juridiksione të tjera europiane mbi qarkullimin e kapitaleve, sepse kërkonte shumë më pak transparencë dhe shumë më pak shpjegime për origjinën e fondeve.
Kapitali i investuar sot në prona mund të integrohej gradualisht në ekonominë europiane dhe të fitonte një lloj legjitimiteti që në vende të tjera do të ishte shumë më i vështirë për t’u arritur. Mbeta pa fjalë. E tronditur. E neveritur. Dhe, mbi të gjitha, jashtëzakonisht e trishtuar.
Dhe kështu mbërrijmë te momenti i sotëm.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore dhe jokushtetuese; thellësisht të debatueshme, përfshirë ligje që prekin zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe mënyrën se si trajtohet territori i vendit. Qeveria ka dhënë dhe po jep koncesione për investitorë të huaj, për emra të dëgjuar me shkallë të lartë ndikimi në politikën dhe vendimmarrjen shqiptare. Janë sjellje të lidhura me votën dhe me ruajtjen e pushtetit me çdo mjet. Përballë tyre, qytetarë nga çdo shtresë e shoqërisë kanë filluar me të drejtë (e më në fund) të ngrenë zërin. Ajo që po ndodh sot është shumë më e madhe sesa një debat politik apo një përplasje mes partish.
Njerëzit po kërkojnë shtet të së drejtës, barazi para ligjit, respekt për Kushtetutën, fundin e nepotizmit, fundin e korrupsionit, fundin e kapjes së institucioneve publike, fundin e ekonomisë së errët, por edhe fundin e një sistemi ku lidhjet vlejnë më shumë se merita dhe ku besimi i qytetarëve është gërryer vit pas viti.
Mbi të gjitha, njerëzit po kërkojnë mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë dhe të trashëgimisë sonë natyrore, një trashëgimi të cilës natyrës i janë dashur mijëra vite për t’i dhënë formë, por që mund të shkatërrohet brenda pak muajsh apo edhe brenda një nate.
Ndoshta shumë prej atyre që na vështrojnë nga jashtë nuk e kuptojnë plotësisht lidhjen e veçantë që shqiptarët kanë me tokën e tyre. Por, qoftë një bari në malet shqiptare apo një profesionist që shkruan nga Arondismani i Tetë i Parisit me një terminal Bloomberg të ndezur në sfond, ajo lidhje mbetet e njëjtë. Malet, lumenjtë, deti, bregdeti dhe fshatrat tona nuk janë thjesht peizazhe.
Ato janë kujtesa jonë kolektive, janë rrënjët tona, janë pjesë e identitetit tonë, e kulturës dhe antropologjisë sonë. Aty janë rrënjët e jetës dhe të gjuhës sonë. Pikërisht për këtë arsye kaq shumë njerëz janë të gatshëm të ngrihen dhe t’i mbrojnë. Sepse nuk po mbrojnë vetëm një territor; po mbrojnë identitetin, tokën dhe natyrën e tyre, po mbrojnë pikërisht ato vlera që edhe Europa pretendon se i mbron dhe i promovon. Mund të them shumë më tepër për krizën aktuale dhe mënyrën se si qeveria po reagon ndaj saj. Mund të flas për qytetarë që etiketohen si “çyrykë”, si të çmendur apo si injorantë vetëm sepse ngrejnë zërin.
Mund të flas për gjuhën vulgare dhe përçmuese që një Kryeministër nuk duhet ta përdorë kurrë ndaj qytetarëve të vet, madje edhe kur nuk bie dakord me ta. Një gjë nukmund ta fal dhe as ta toleroj kurrë: nuk toleroj dot që kryministri i një vëndi të bullizojë qytetarët e vëndit që qeveris vetëm pse kanë kurajon ta kundërshtojë dhe të thontë të vërtetën sheshit. Por përtej debateve politike ekziston një e vërtetë e thjeshtë: një udhëheqës duhet ta lartësojë kombin e vet, jo ta poshtërojë; duhet të mishërojë dinjitetin, jo përçmimin; duhet të bashkojë, jo të përçajë.
Dhe kjo më sjell te pika ime e fundit.
Ajo që më dhemb më shumë është fakti se kaq shumë shqiptarë e shohin Europën si shpresën e tyre të fundit. Paradoksi është i jashtëzakonshëm. Ne jemi një popull që i kërkon Europës ta pranojë, ndërkohë që kemi qenë pjesë e saj gjatë gjithë historisë sonë. Jemi europianë gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe shpirtërisht. Jetojmë në zemër të Mesdheut dhe në një hapësirë që ka qenë pjesë e historisë europiane prej mijëra vitesh.
Dëshira jonë për tu integruar në Europë nuk ka lidhje me emra të përveçëm, as kur ata kanë funksione të larta politike, por me lidhjet e përhershme që fati dhe jeta na ka bashkuar me Europën. Në Europë jeton më shumë se gjysma e popullsisë së kombit tonë.
Megjithatë, e nisa këtë letër me Europën dhe dua ta mbyll po me Europën. Cilado qoftë përgjigjja ndaj thirrjes sonë, ne jemi europianë dhe do të mbetemi europianë. Historia na ka bërë të tillë. Gjeografia na ka bërë të tillë. Kontributi ynë në këtë kontinent na ka bërë të tillë.
Prandaj, kur të vijë dita, ju lutem na prisni duke ecur drejt, me kokën lart dhe me dinjitet. Jo në gjunjë. Jo edhe një herë.
Me respekt, shpresë dhe besim të palëkundur,
Ariona Bundo

Nuk besoj qe babai yt esht i persekutuar.
Me palloshin u merzitet se ai solli ripjellsat me vete dhe anashkaloi Tos Nanoistet.
Mire e ke shkruar,por kaq gjate nuk ta lexon E dashura Europe.
Hiqi dramat familjare dhe vuajtjet personale dhe perqendrohu tek drejtimi i shtetit nga nje autokrat diletant i zshytur ne korrupsion,vjedhje,droge,falje teritoresh,drejtim te gabuar ekonomik etj.
VO:
-Cili është babai i Arionës.,pse nuk e trefgon..Pasi unë mund të jem më i paknaqur në këto 36 vite SHKËRDHATOKRACI.?
-E ka shkruar rezymenë Ariona,Babai saj,Apo ndonjë kalemxhi i mirë.?
-Nëse kjo ngre 101 probleme për qeverisjen nga 1992,UNË KAM 1001,POR NUK MË BOTON KUSH,NUK MË DËGJON KUSH,NDONSE U DI MARRZIT QË KAN BËRË POLITIQËNËT E VËNDIT TON MË TË VARFËR NË EUROPË ?
-Si ka mundësi që akuzon vetëm E.Ramën dhe jo KRIMINELIN E SHEKULLIT ME MBI 22.000 TË VRARË ME mbi 100 GRUSHRE SHTETI.?
-Nëse nga 1990 nuk është qeverisue mirë,cila është zgjidhja që jepë.?
-Zonja po shkruan nga Parisi prej shumë vitesh atje,ndërsa NE,jemi 24/24 orë në vëndin tonë dhe e dimë shumë mirë se kush është FAJTORI KRYESOR NË KATA 36 VITE:
-ZONJË:NË NJË SHPORTË ME MOLLË DALIN DISA KOKRRA TË KALBURA,POR NUK HIDHEN TË GJITHA KOKRRAT NË KOSH:
1.MOLLA E KALBUR 100 % ËSHTË SALISËRBI AGJENTI BISTURIA 79..I CILI KA MISION TË DESTABILIZOI VËNDIN SAHER KOLLITET SËRBI NË VERI(KOSOVË)!
2.SHPORTA E KALBUR 99 % ËSHTË DREJTËSIA E KAPUR PREJ SALI-ARGITËS TIJ 92,KU JO MË KOTË AMERIKA I SHPALLI NON GRATA 2021 DHE DREJTËSIA E KTHEU ME VULË E LOGO PËR TË SHPËTUAR 60 VILAT..EDHE NË FRANCË.!
3.NUK KA OPOZITË,PA PO QEVERISË E.RAMA NË 4 MANDATE,KUR SPAK(SALISKAP)PO BURGOS VETËM SOCIALISTËT 100/1.!
-POR,JU NUMURONI VETËM GABIMET E E.RAMËS,SIPAS MEDJVE BERISHISTE 99 % 2005,TË CILAT PO PËRDOREN SI BOMBË ME HUDROGJEN PËR TË NXIR VËNDIN.!
4.NUK PO KA ALTERATIVË TJETËR PËR QEVERISJEN E VËNDIT NË NATO..
..E.RAMA NUK VEORON PA PYETUR SHBA,BE..NDËRSA SALIUT I KAN MBETUE FAMILJA DHE 20 % MILITANT TË KAMUR PREJ TIJ QË I PËRDOR SI KAMIKAZ.. ME TEORINË ..OSE ML JEPNI PUSHTETIN OSE DO TË BËJ KIAMETI..
-UNË DO VOTOJ E.RAMAN PASI AI MA SHTOI PESIONIN 3 FISH NGA 2013..DHE SE AI NUK KA DOSJE KORRUPSIONI ME FIRMË,NËSE KAN VJEDHUR TË TIJËT TË MEREER DREJTLSIA,PASI NUK JEMI NË KOHËN E XHAZHIT..DHE E.RAMA NUK KA VRAR NJËRZ.!
-POR SHQIPOT NUK E KAN LËN PA BISHT SKËNDRRVEUN,I.QEMALIN,Zogun,Enverin..Kadarenë,Agollin..NËNËN TIME TË VDEKUR.!
-PROTESTUESIT ANONIM TË RRUGËS NUK PO KRIJOJNË PARTI,PASI I TRODHI SALIU ME DOLLARËT E FIRMAVE RENTIERE= 4 MIL.$,TË 120.000 ND/JE PËR SKRAP MBI 350 MIL.$,TË ARMATIMIT TË USHTRISË= 130 MIL $,TË RR.KOMBIT MBI 230 MIL.$,TË NAFTËS MBI 600 MILD.$,TË MBI 500 MILD.$ NGA 1992-2025 QË DREJTËSIA E DEGJENERUAR E SB,KU MBI 85-90 % I KAPI VETINGU DHE ASNJËRIT NUK JU SEKUSTRUA PASUEIA,PËRKUNDRAZI GJIN GJONI ME MBI 3 MILD.$ PASURI U BË DEPUTET NGA SB ! ETJ,ETJ.!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Babai quhet Sherif Bundo, professor ne shkencat ekonomike, ish drejtor I institutit te sigurimeve shoqerore, ai ka mbajtur funksione te larta si Dekan I fakultetit te ekonomise ne Universitetin Luarasi, deputet I Kuvendit Popullor! Ky paska qene I persekutuar!!!!!! Ai erdhi nga fahatrat e Permetit ne Universitetin e Tiranes sepse ishte u persekutuar? Vajze è dashur nuk e njihke fare babain tend! Turp qe gjen kohen te shkruash tamam kur armiqte e Shqiperise jane ngritur kunder zhvillimit te vendit!
A ka shkruar, me nder zhgaravit, Tos sociologu? Nuk paska shkrue gjë, nuk ja vlen me e lexue gazetën tuaj. Vetëm Tos marmalata i jep shpirt gazezës, e bën që ja vlen ta lexosh, kur shkon në këmbë në ……
Ky ambicioz i kapur me mish e shpirt pas pushtetit,*(megjithese i mungojne kapaciteti intelektual dhe profesional),eshte edhe i lajthitur nga trute e kokes,.Por kete mos ja thuaj te dashures Europe,se ata e shohin vete.
Argetohen me shejtan budallane.
Babai quhet Sherif Bundo, professor ne shkencat ekonomike, ish drejtor I institutit te sigurimeve shoqerore, dekan i fakultetit te Ekonomise ne Universitetin Luarasi, deputet socialist e te tjera! Ky eshte i persekutuari? Rama e ka quajtur fshatar Jo per fshatin ku ka lindur por per servilizmin ndaj eproreve dhe inatçiun ndaj atyre që kishte nën vete!
Zonja Ariona
Pamvarësisht se i perkisni nje familje me emer te mire te Permetit keni gabuar ne disa drejtime.
Gabimi i pare qe shumzon me zero gjithe kete artikull eshte fakti se Sherifin babain tuaj mundoheni ta paraqisni te keqtrajtuar ne kohen e Enverit..ne ate te Salihit dhe se fundi ne kete te Rames qe nuk jane te verteta sidomos ajo e kohes Enverit (Ramizit) kohe ne te cilen babai juaj u be Doktor Shkencash pa ndonje kontribut te dukshem apo ne nje moshe kaq te re per nje doktorr shkencash.
Jeni ne kohe dhe vend te gabuarte per te goditur Ramen e mallkuar…
–
Po te jete per Europen do ti drejtohesha;
Europe jo e dashur……Si ka mundesi qe ne organin tuaj me te larte keni nje Terrorist Eurodeputet ..e kam fjalen per Fredi Belerin per te cilin ka dokumente te bolleshme qe vertetojne se eshte VRASES ne masakren e Peshkepise per te cilen Piktor Edi..Doktorr Salihi dhe doktorr Sherifi duhet e kishin hapur sqepin…
Ti.po ti
Meqe Rami pordha beri te mundur qe Beleri te ishte eurodeputet, ne te tjeret nuk duhet as ti flasim me goj gjith Europes.
Po ik o trularaskë
Mos e doje kryebashkiak te Himares Beleron ti?
Eshte atje ku eshte sepse ky shtet eshte ai qe thot autorja.
Ndaj eshte atje terroristi
‘Evropa m’ate bere
Ishte per det e per lume
Priste Rusone e Voltere
Ta zgjuanin nga ai gjume…!’N.Frasheri
Po per kolonizatorin 35 vjecare allias ‘Haleati strategjike’ te shqiptuar:
A. MER. IKE. Kur do ta postosh letren!?
E dashur Ariona. Suksese dhe fat për vehte dhe familjen tënde. Jam e bindur që e meriton. Edhe rrëfimi yt është mëse i sinqertë, i parë nga sytë e fëmijës dhe më tej të resë që punon dhe lufton, e ushqyer në një familje që respekton punën. Por, përveç analizës nënpkan të gjerë, rrëfimi yt është i motivuar nga brenga dhe pësime familjare. Unë babain tënd e njoh, e respektoj si profesionist, si edhe evletësoj etikën eëdhe ndershmërinë e tij në punë e më tej. Por, edhe ky zotëri i nderuar, atëhere kur ishte drejtues, në një institucion për kohën të rëndësishëm, vend të cilin e besoj se e meritonte, por pa konkurs e fitoi(nuk ishte i vetmi) hoqi specialistë nga puna, njerëz teknikë, nuk ishin implikuar politikisht dhe as kishin shkruar artikuj. Nuk dua të të prek se jam prind dhe e kuptoj dashurinë për prindin. Por meqenëse je me shkollë mendoj që problemi duhet analizuar më thellë: përse në këtë vend shumica ecin si dele, pa i bërë vehtes pyetjen: çfarë ndikimi kanë veprimet e mia tek të tjerët? Përse kjo ndjenja e përgjegjshmëri shoqërore dhe e ndërgjegjësimit është kaq e ulët? Pse i jemi besnikë individëve dhe jo ligjit apo detyrës? Faleminderit shumë.
Rama thjesht ka pjerdhur e do hequr qe aty pa bër dëme të tjera
Në Zvërnec ka lekët e veta e të Lindës ndaj i ka ikur mendja
Donte ta kalonte edhe Sazanin edhe punen e vet ashtu si ngjal sic ka bër gjith jetën
E dinë të gjithë ata qe ka afer por dhe ca te tjere qe mbajn kufje ne vesh e din cfar jan ato 4 miliardët e famshem
Ne nuk i bejm dot gje me letra. Shqiperia esht e dobet mgjths protesta tregoi se ka nje force ende pa strukturim politik qe esht e fuqishme
Te shohim por duhen aktor me pesh dhe me para qe ta rrezojn kete kastë të majmur mirë këta 40 vjet
Ose gjak
ore po si ka mundesi qe je ketu 24/7? nuk ke pune tjeter? nuk ke jete? shkon per ndonje kafe? ke grua? dashnore apo dashnor? ore shkon per te pshurrur apo e ben ne breke duke komentuar….?
ti or amigo , o je i mete, o je i paguar? S’ka tjeter !
ajo qe s’kuptohet dot eshte : per cfare te duan keta te Dita-s ??? ti te nxjerr bojen…
Diaspora dhe emigrantet jan shpresa jone. Ketu kan mbet vetem pensionistet qe i genjen ky mortja me hartime dhe 5 leksha
E ke qare , nga shpirti e ke shkruar. Jam dakort ne pjesen me te madhe. Ke harruar vetem dicka te vogel, eshte rastesi qe populli yne dashuron tipa si Rama. Probleme ne komunizem, telashe me Berishen, pakenaqesi me Ramen , zonje keta nxjerr populli yne lart , do durosh.Europen e duam , duhet te perparosh qe te pranojne. Fatkeqesisht kemi nje idealizim si duhet te jemi dhe harrojme qe jemi ne tranzicion qe nga 1912. Peseqind vjet pushtim Otoman te bejne te fala. Keto rregullat qe Europa ka dhe na pelqejne nuk u bene per nje dite. Jeton ne France dhe habitesh pse po blekan shtepi ne Shqiperi pikerisht keta Europiant qe enderrojme te na pranojne . Zonje shpjegimi eshte krejt i thjesht, mire se erdhe ne kapitalizem. Kur Franca / Europa i lejon te blejne me leke te pa kontrolluara ne duhet te behemi me katolik se Papa , ti vendosim lupen parase. Varianti jone i cfare do sistemi qe kemi pasur eshte gjithmone me i egri. Pse jeton gjysma e Shqiptareve ne Europe te lutem di gje sa e kuptojjne ose jane te integruar ne vendet ku jetojne. Thjesht punojne, marrin te mirat e nje sistemi qe eshte ndertuar ne qindra vjet dhe shijojne pushimet ne Shqiperi o kudo ku shkojne. Te duash nuk do te thote qe mundesh. Besoj jemi afersisht nje moshe dhe te njejtat situata kam/ kemi kaluar te gjithe. Shko ne nje dasem , tako fisin dhe besoj aty e merr pergjigjen ku eshte Europa dhe ku jemi ne.
E dashura ‘Teta Lefka’!
Sikur nuk te Dalin Logarite Olimbi!
Te kesh IKUR nga mg vend dikur ShQIperi ne moshen 18 vjece,te kesh 20 Vjet ne Paris e te kesh lindur ne ‘kAmunizem’e aqe me teper te analizosh vuajtjet e ATIJ sistemi te lene te dyshosh:
-Ose letren e ma shkruar babait,teta legkes!
-Ose i perket ATIJ lloj generazioni qe nodemokracine 35 Vjet e kini konsideruarashtu si EDVINI ZZ BORXELLO dhe tani qe e ma marre ferra uraten u doli gjumin!
Kush vazhdon e perdor akoma fjalen togfjaleshit,nocionin ‘kAmunist’,regni kAmunist e per tutti e Botes ‘SISTEM KOMUNIST.ose Ka lindur IDJOT osé ma probleme te renda te shendetit mendor si kntegralistithonj pa’ prere’ EDvin bojaxhi
Ore bjerini kokes
Se nuk merr vesh me letra berama
Kan miliarda te vjedhura me balluqe e fullanra
Naivitet!
Disa ende nuk kane mësuar si te duhet atdheu!
Shqipëria mbi te gjitha!
Shkrim jashtzakonisht bukur, me shume dashuri, dhimbje dhe ndjenja patriotike. Nje scanim i sakte i shqiperise se sotme. Te falenderoj Ariona .
Te lumte pena e nderuara Ariona Bundo. Ndaj me ju te vertetat qe keni shkruar. Edhe une, pedagog universiteti dhe doktor ne matematike, u detyrova te largohem nga vendi. Jam sot qytetar evropian dhe gezoj nje nivel te mire jetese. Pensioni qe me jep Atdheu im sot eshte 300 euro ne muaj, keshtu qe jam i detyruar te jetoj ne perendim ku kam shume lehtesira materiale per banimin, sherbimin shendetesor etj. etj. Gjate tere viteve ne emigracion kam dhene kontributim tim vazhdimisht per vendin tim ne shume fusha. Malli dhe dashuria per vendin tone eshte e pafundeme. Jemi shqiptare.
Evropa: yavash-javash shkipfoles me shpirt “perendimori” Keni xhamia, minare, ezane pa pushim, iftare, novruza, masakra e therje cjapi neper male te gjakosura, bitheperpjete ne cdo pellembe.
Asnje nga keto nuk lejohen ne evrope, as per emigrantet afrika dhe jo me “autoktonet”
Ne fakte me babin e saj drejtor pedagog e se cfare pune tjeter ka ba Shqiprija ishte nje vend shume i lumtur.pensionistet ishin shume te kenaqur sa njerzit qe nuk kishin punuar kurre merrnin vitet e punes te atyre qe kushin punuar kjo me ndimen e sigurimeve shoqerore,studentet ishin ma te miret ne Europe.Moj vajze njerzit si babai yt me shoke e çuan Shqiprine ne kete gjendje.Perpara se kete leter te dergosh kete leter neper cancelarite Europiane dergoja babait tend dhe pyete pse?????.Ishit te paafte apo kishit qellimin e shkatrrimin e Shqiprise qe njerzit te kerkonin edhe njehere kthimin e babait tend si secratar i pare i partise se Skeaparit.(mos harro ti flasesh pak pe Skraparlliun Ilir Meta se me sa duket po ben pak sponsoorizim per gazeten Dita).
Je e pabesushme per shum nga ato qe shkruan ! Yte ate Sherifi, ne momentet e fundit te jetes se saj PPSH e emeroi sekretar te pare per Skraparin, pavaresisht se ai nuk mundi ta “gezonte” ate privilegj, pasi ngjarjet po rrokulliseshin ne menyre te vrullshme. Tanime po dalin shum trima pas beteje !
Shkrim i sinqerte! Ok, i zgjatur, por vlen me shume se fjalime snob te mesuara permendsh.
E mendoj si Demo, por me preku sinqeriteti i autores.
Letra eshte ne stilin e fjalimeve ne proteste, ku njerezit e thjeshte flasin dhe tregojne problematika te perjetuara nga ata vete.
Keto fjalime, jane shpesh fjale zemre dhe pasqyrojne qarte c’fare po ndodh kudo ne Shqiperi.
per komentuesin K R
Faleminderit per repliken por keni bere rikoshete (ricochet) dhe ke demtuar veten dhe autoren.Qe te kuptohemi ne menyre figurative dy antishqiptaret Rama dhe Berisha do te doja qe Ramen e ballsamosur ta perdorja si shtylle per varjen ne litar te Berishes.
Ku qendron gabimi juaj dhe i Bënjalleshës së Sheros dhe i Flamingasheve ?
–
Ka permasa kozmike hipokrizia e politikes “anglo euro amerikane” ne lidhje me Beler-Gate….i cili eshte nje terrorist i certifikuar dhe akoma urinon kombin shqiptar nga Brukseli nen zgerdhimjen e haleateve.
–
Nuk eshte sekret te thuhet se Komandant suprem i ushtrise shqiptare ne prill 1994 ka qene Saleh Berishaj i cili para pak vitesh beri kualicjon me vrasesin e ushtarakeve te tij Fredi Belerin & company….Dhe ky eshte poshtrimi me i madh i atij kombi jo vetem nga Dinastia Kriminale e Berishajve por dhe i Shpend Gasheve te flamingove qe bene shumicen absolute te mitingasheve per Zvernecin.
–
Nuk eshte sekret gjithashtu te themi se shumicen e tenderave (pjesen e luanit)ne qeverine e sotme i marrin palikaret Xen Berishes me firme te Edi Rames qe do te thote se “armiku i Sheros me te bijen” Edi Rama eshte nje kufome apo dordolec qe po qelb dynjane dhe vjen ere…Prandaj nuk e shoh te aresyeshme “heroizmin” e Bënjalleshës së Sheros qe godet kufomen Rama dhe rrine si Kufome para Usaliut Marikes
……..
Nese doni te vini gjerat ne vend qe nga zonja Bundo,stafi i Dites apo pjesa atdhetare e protestes Zvernecit duhet te kuptojne se Pakenaqsia popullore per Zvernecin nuk duhet ti faturohet vetem Edi Rames apo Usaliut Marikes por me teper deshtimit spektakulare e politikes se Anglo-euro-amerikane duke u bere fajtore kryesore me dashje apo dashje nuk ka rendesi;
……..
Po jap tre raste ku haleatet perendimore e kane dhjere muhabetin me Shqiperine :
–
1-Ne Angli jeton nje ushtarak i larte i Shikut me inicialet IK i cili di ne menyre te sakte egzekutimin e veprimtarit te Kosoves ne 1994…nga grupi naziskin i Berish-Gazidede
–
2-Ne kabllogramet e ambasades amerikane ne Tirane gjenden keto rrjeshta HORROR…kryegjenerali i ushtrise shqiptare L.H kerkon ndihme nga AMBASADA se djali i Berishes e kishte kercenuar me jete duke i thene “mbylle sqepin se do ta pesosh si Kosta
Trebicka……Si ka mundesi qe asnje media shqiptare asnje intelektual apo heroine tip Arione e Sheros..ti drejtohet polikaneve te Amerikes…Pse tolerojne terroristin Xen Berisha..aq me keq akoma i japin vize gjeneralit…Cfare lesh demokracie eshte kjo ?
–
3-Eshte nje interviste Fredi Belerit ne 2009 dhene gazetarit grek S.Xhimas i cili thote qarte dhe sakte veprimtarine e tij kriminale ndaj shtetit shqiptar…Shtojme ketu dhe dosjen e prokurorit Eugen Beci per masakren e Peshkepise …..plus shtypi-gjykatat greke ne vitet 1995-2005 del se Beleri eshte nje terrorist i vertetuar 101%
—–
Fabula e komentit:
Mos u merrni me kufomen e Rames dhe beni rolin e Heroines si çupa e Sheros ! Berisha dhe hyzmeqari i tij Edi Rama duhet te dalin para gjyqit historise si kuislinge te nje politike te gabuar nga “anglo-amerikanet” qe e ka zanafillen qe ne vitet 1991-1992 dhe vazhdon dhe sot….
Ky “bumi” ekonomik I Rames me kujton një barcalete italiane mbi ekonominë e borxhit dhe qarkullimin e asgjëse. Ne nje hotel të drobitur të provinces vjen një turist gjerman. Ve 200€ne banak si paradhënie dhe kërkon një dhomë të mirë. I zoti i úhotelit I thotë që dyert e dhomave janë të hapura, të zgjedhë kë të dojë. Turisti ngjitet lart dhe pa humbur kohë i zoti i hotelit merr 200€dhe ia con kasapit që ia kishte borxh. Sa merr 200€ kasapi shkon tek I zoti i stalles dhe I jep borxhin. Stallieri vishet dhe i con 200€borxh dyqanit të provinces ku kishte marrë ushqime me listë. Dyqanxhiu siç I merr ia kthen pronarit të pijetores dhe ky i fundit likujdon me këto 200€ prostituten e qytezës. Edhe kjo marre 200€shkon shpejt tek hoteli të mbylle borxhin tek hotelxhiu per dhomën që përdorte për veprimtarinë e saj ekonomike. Pas pak turisti gjerman zbriti nga shkallët I pakënaqur e vendosi të marrë paratë e rd shkojë në ndonjë qytezë tjetër. Hotelxhiu I dorëzoi 200€por ndërkaq tërë borxhet që personat I kishin njeri – tjetrit u likujduan. Asgjë s’u prodhua. Asgjë s’u shkëmbye. Megjithate të gjithë i shlyen njeri – tjetrit borxhin. Une s’kam asgjë personale me Ramen. Biles gjëja që më bën kureshtar është aftësia e tij për të folur mesatarisht mirë në disa gjuhë të huaja. Për të tjerat, nuk çuditem. Çfarë prisni ju te bëjnë njerëz megalomane si Rama? Përveç nepsit të pafund për të bërë para. Edhe “turizmi” propagandistik I Rames është fiks si shembulli që dhashë me lart. Ku të gjithë shlyejnë njeri – tjetrin me paret e dikujt që i vuri në banak e do I marrë prapë. Cfare u prodhua? Asgjë. A ndryshoi ekonomia e qytezës së lënë pas dore? Absolutisht jo. Thjesht spekullacion. Spekullacion imobiliar. Ka ndonje ekonomist këtu që të na bëjë lidhjen midis krizës subprime të 2008 në Amerikë me ekonominë e ndërtimit alla shqiptar? Cili ishte objektivi madhor i Rames kur hyri në zgjedhjet e 2013? Po ua them unë, 300 mijë vende të reja pune. Pasi e realizoi këtë premtim, vise jo, mendoi sesi të frynte artificialisht tregun imobiliar. Këtë e bëri për shqiptarët – do thotë ndonjë gazetar patronaxhist- pensionist I euronews. Jo jo, kryesisht për xhepin e vet. Letra thotë diçka, por druaj që parlamentarët evropiane të kenë dinjitetin të merren me hallet tona. Nuk merren as me problemet e popujve të tyre. Imagjinoni qirjo Bejlerin që përfaqëson Greqinë. Ta themi shkoqur, kjo është letër ku trokitet në dritare që ta dëgjojë dera. Po dera nuk dëgjon. E ka ndarë mendjen të luftojë për bindjet e tij, pardon, per paratë që ka bërë ecdo bëjë nga kjo maskaradë e pothuaj 3 dekadave në privilegjin e karrikes. Njw pyetje kureshtare për redaksinë. Ç’u be me një ekonomiste që erdhi nga USA dhe u bë deputete? Seseri. Qe e vetmja “prurje” që me dinjitet dorëzoi mandatin dhe iku pa u ndjerë. Ajo qe la të kuptohej ishte se klima nën këtë kryetar global nuk bënte për mendjet e mençura.
Edhe komentet keni filluar ti censuroni, mos ti botoni, pse kaq dobet?