Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E ka vrarë sozia ime”, zbulohen mesazhet e 22-vjeçarit që vrau Charlie Kirk ndërsa kërkohej nga FBI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “E ka vrarë sozia ime”, zbulohen mesazhet e 22-vjeçarit që vrau Charlie Kirk ndërsa kërkohej nga FBI
BoteLajmi i fundit

“E ka vrarë sozia ime”, zbulohen mesazhet e 22-vjeçarit që vrau Charlie Kirk ndërsa kërkohej nga FBI

Published: September 14, 2025
Shpërndaje

Tyler Robinson, 22 vjeçari i cili dyshohet se vrau aktivistin konservator Charlie Kirk bëri shaka se “sozia” e tij e kishte shkrepur armën, ndërsa diskutonte aktin e rëndë në një bisedë private në rrjetin social Discord vetëm disa orë pas ngjarjes.

22 vjeçari, ishte duke u tallur me kërkimin për personin e armatosur dhe hetimin e FBI- së, ndërsa bënte shaka për marrjen e parave si shpërblim përpara se t’i dorëzohej policisë, sipas mesazheve të siguruara nga The New York Times.

Robinson është arrestuar dhe është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e Kirk.

- Publicitet -

Ai nuk tregoi shenja pendimi në bisedat e Discord të zbuluara nga një ish-shok klase i shkollës së mesme.

Në fakt, Robinson dukej se kënaqej nga vëmendja, duke shkëmbyer ‘meme’ me të njohurit e tij, ndërsa autoritetet përpiqeshin të gjenin personin përgjegjës.

‘Tyler vrau Charlie-n!!!!’ shkroi një përdorues në një grup bisedash të enjten pasdite, duke e etiketuar me shaka Robinson. Robinson iu kundërpërgjigj pothuajse menjëherë: “Sozia ime po përpiqet të më fusë në telashe”, shkroi ai.

Këto komunikime u zhvilluan vetëm disa orë pasi FBI-ja kishte publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin një të ri me syze dielli dhe një kapelë, duke ecur nëpër shkallët e Universitetit të Luginës së Utah, ku Kirk kishte mbajtur një fjalim.

Në atë pikë, i dyshuari ishte ende i paidentifikuar publikisht, por privatisht, Robinson tashmë po luante me të vërtetën. Mesazhet, të verifikuara nga NYT, përshkruajnë një të ri plotësisht në dijeni të hetimit dhe duke e tallur atë.

Kur një përdorues tjetër bëri shaka rreth dorëzimit të Robinson për shpërblimin prej 100,000 dollarësh nga FBI-ja, ai u përgjigj me ironi: “Vetëm nëse marr një pjesë të pagesës”.

Biseda në Discord, e përbërë nga rreth 20 përdorues që njiheshin me njëri-tjetrin nga shkolla e mesme ose nga komunitetet online, u shndërrua në një dritare drithëruese në mentalitetin e të dyshuarit pas të shtënave.

Ndërsa homazhet publike për Kirkun po përmbytnin median konservatore dhe Presidenti Trump po lëshonte shpallje kombëtare në nder të tij, i akuzuari për vrasje ishte pas një ekrani, duke bërë shaka për gjithçka, nga politikat e shtetit të kuq deri te vdekjet e rreme.

“Unë në fakt jam Charlie Kirk”, shkroi Robinson në një moment. “Doja të largohesha nga politika, kështu që falsifikova vdekjen time, tani mund të jetoj jetën e ëndrrave të mia në Kansas.’”

Kirk, 31 vjeç, bashkëthemelues i Turning Point USA, u qëllua për vdekje të mërkurën gjatë një eventi ku po diskutonte me të rinj, i cili kishte tërhequr si mbështetës ashtu edhe protestues.

Autoritetet thonë se personi i armatosur u ngjit në çatinë e një ndërtese disa qindra metra larg vendit të ngjarjes dhe qëlloi një të shtënë të vetme, fatale, përpara se të largohej nga kampusi.

Policia thotë se Robinson më vonë nënkuptoi ose rrëfeu krimin dhe në fund u dorëzua në jugperëndim të Utah, më shumë se tre orë larg me makinë nga vendi i ngjarjes.

Familja e tij i kërkoi atij të dorëzohej pasi mësoi për përfshirjen e tij. Prokurorët vendas pritet të ngrenë akuza zyrtare të martën, duke përfshirë vrasje të rëndë dhe përdorim të armës së zjarrit në kryerjen e një krimi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?