Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E njëjta armë, e njëjta strategji, iranianët sulmuan Shqipërinë pasi muxhahedinët hakeruan Ministrinë e Jashtme?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E njëjta armë, e njëjta strategji, iranianët sulmuan Shqipërinë pasi muxhahedinët hakeruan Ministrinë e Jashtme?
KronikeKryesore

E njëjta armë, e njëjta strategji, iranianët sulmuan Shqipërinë pasi muxhahedinët hakeruan Ministrinë e Jashtme?

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Sulmi i bërë nga Irani korrikun e vitit të kaluar drejt sistemit kibernetik shtetëror shqiptar, ka qenë i ngjashëm si dy pika uji me sulmin kibernetik që vetë Irani ka pësuar më herët nga hakera të dyshuar si të lidhur me anëtarët e grupit MEK në Manzë. Duket si një kundërsulm me të njëjtën armë dhe të njëjtën strategji.

Fakti bëhet i ditur në dosjen e SPAK në lidhje me hetimin e nisur ndaj një bërthame hakerash brenda ambienteve të kampit MEK në Shqipëri, që kishin kryer sulme drejt Iranit. Për këto dyshime u zhvillua edhe kontrolli i së martës në kamp, që u kundërshtua nga disa prej anëtarëve rezidentë në Shqipëri. Referuar të dhënave të dosjes së SPAK, në mars dhe në qershor të vitit 2022, gati një muaj para se Shqipëria të binte pre e sulmeve kibernetike, institucionet të rëndësishme shtetërore në Iran janë sulmuar nga hakera.

Tipologjia e sulmeve ka qenë e ngjashme. Një prej shënjestrave në Teheran, e dyshuar si e bërë nga Manza në Shqipëri, nga një grupim hakerash i vetëquajtur “Kryengritja deri në përmbysje” ka qenë ministria e Jashtme e Iranit. Sipas një publikimi në gjuhen angleze në faqen “Iran International”, thuhet se ky grupim hakerash i lidhur me grupin opozitar në Shqipëri ka publikuar qindra dokumente identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrisë dhe emrat e 11 mijë punonjësve.

- Publicitet -

Publikimet janë bërë në një grup në aplikacionin Telegram, bashkangjitur me slogane ku kërkohej vdekja e liderëve aktualë të Iranit dhe foto të tyre me kryq të kuq. Mes dokumenteve të publikuara ishin edhe korrespondencat e Republikës Islamike të Iranit me zyrtarët europianë në lidhje me një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish, që do të lironte një diplomat iranian të burgosur në Belgjikë.

Si në pasqyrë, hakerat iranianë në korrik sulmuan portalin qeveritar e-Albania, duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa ditë dhe dy javë më vonë edhe sistemin TIMS. Në vijim, kohë pas kohë, në grupin “Homeland Justice” në Telegram u publikuan të dhëna sensitive të sistemeve të policisë, emra e foto personash të hetuar, video të kamerave shtetërore të sigurisë, inbox-in e e-mail-it të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si edhe hyrje-dalje në kufi të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?