Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Por, dy ftesave të Prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkojnë dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.
As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit.
Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.
Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt.
“Në parimet e Kodit [të Procedurës Penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.
Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit, dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.
Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë Prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj.
“Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.
Çfarë thotë ligji për mosparaqitjen e dëshmitarëve?
Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.
Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.
Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re.
Përplasja e ekzekutivit me gjyqësorin
Çështja e ftesës për Kurtin ka përplasur Qeverinë me Prokurorinë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.
Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të Qeverisë. Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Intervistimi në zyrë, “i kundërligjshëm”
Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.
Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në Prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”.
Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të Prokurorisë”.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.
REL
Vazhdoni bjerini rrangalles se në vijë e kini, Z. Kurti “do vije me vrap” në prokurorinë e korruptuar, “do t’ua plotësojë dëshirën” ju lehaqenve!
Filluan telenovelen dhe andej nga Kosova, si ne Shqiperi me Saliun dhe Spaku-un. Hajde hajde, c’fare kordinimi dhe regjie.
Kjo shprehje: shperfill .ide e kujt eshte?
Eshte turp per qe shpreheni keshtu.
Une nuk lexova shprehjen ” shperfill ” ne asnje prononcim te personave ligjore.
Shume bukur u shprehen me kulture sipas ligjeve por nuk pashe kete shprehje vulgare” shperfill”.
Kjo eshte ide e Edi Rames per te denigruar Albin Kurti.
Mesoni qe Edi Rama nuk ka shkollen e Albin Kurtit ,jane si nata me diten qe Rama nuk I afrohet.
Akoma nuk e keni kuptuar qe Kosova eshte europe me pavaresine e sistemeve?
Per mendimin tim Shqiperia eshte nje vend unik ne bote me nje sistem qe nuk egziston ne manualet .
Nje sistem qeverises dhe ekonomik pa emer.
Rast studimi I shkencetareve.
jo vetem nuk ka Arsimimin e Albin Kurtit,por nuk ka as Traditen Atdhetare,nuk ka as konceptin per Shtetin,as Aftesine e Qeverrisjes,as Qendresen ne Mbrojtje te kushtetutes dhe kufijve Shteterore.Nje presion i beri greku per dorzimin e Gjirit Sarandes,,Vajti aprovoi para Parlamentit grek zgjerimin e Greqise me 12 milje nga ishujt mikroskopike dhe krah per krah me greket dergoi kufijte Detare te Shqiperise ne Hage,qe ti shqyejne greket si te kene qejf.
Nuk i ben Albin Kurti keto katastrofa ne dem te Atdheut.
Përderisa është vegël e politikës, mos të shkoj as për të dhjetë në të
@mali fansi super fanatik i Lul Soros Dudumit pa shkolle dhe pa dipllome dhe Kamarierit ne Rinas te Enverit:
Po ty sikur nuk te plaste fare TRAPI per Kosoven dhe kosovaret,
QYSH KESHTU TANI?
Intelektuhale ti do përvëluar me ujë të nxehtë !
Qërrohu që këtej!
Boll shpife o gojëçorap-pisët për Baba Lulin.
@Rroft Luli:
Ti sikur ishe me edukate qytetare nga Hollanda, pse e trashe zerin tani si @mali i paditur dhe i palcitur ne kete forum te nerum te gazetes DITA? Qe te pervelosh me uje te nxehte intelektualin duhet te djegesh me pare me vaj te skuqur Wikipedian dhe gjithe internetin nderkombetar, ja shiko cfare shkruan per ty?
“Shefi i Opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, është katapultuar në një politikan me pasuri përrallore. Me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, dhe me plot pasuri të tjera të patundshme, Lulzim Basha, ngre çdo ditë zërin për varfërinë e qytetarëve. Është tejet ironik dhe manipulues, fakti që një njeri i zhytur në luks, të vërë maskën e politikanit që ndjen keqardhje për skamjen, ku jetojnë një pjesë e madhë e qytetarëve të Shqipërisë. Në vitin 2015, kreu i PD –së Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi se pasuria e tij është shume mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj qe ne baze te deklaratave te pasurise rezulton nje genjeshter e madhe. Por pavarësisht këtij pohimi, ai kurrë nuk ka dhënë një përgjigje se si e bëri atë pasuri marramendëse që përpara hyrjes në politike. Rikujtojmë se në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, deklaronte shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro. Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë ku sipas investigimit nuk kishte paguar asnje siguracion. Agjensia CNA.al sjell pasurinë e “çmendur” të Bashës nga viti 2005 deri në vitin 2016, referuar të dhënave të Open Spending Albania dhe formularëve të deklarimit të marrë pranë ILKDKPI-së. Basha asnjëherë nuk ka dhënë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri, madje ai nuk ka dhënë sqarime edhe në kohën kur mediat raportuan se ndërkohë që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, ushtronte edhe dy punë të tjera. Në deklaratën e tij të pasurisë, së vitit 2014, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit sorosian EËCP. Kështu, në vitin 2014, në kohën që Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, të ardhurat e tij shkonin në shumën 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë. Ndërsa në total, pauria e Bashës në vitin 2014 shkonte në 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj. Deklarata e pasurisë së Bashës është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave për fshehje të pasurive, mirë po deri më tani nuk është hapur ndonjë procedurë hetimore ndaj tij. Si Ministër i Transportit dhe Punëve Publike nga viti 2005 deri në vitin 2007, Basha ishte përgjegjës për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës për në Kosovë, vepra më e madhe publike në vend. Në lidhje me këtë, në tetor 2007, Prokuroria e akuzoi atë për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave të tenderit dhe pretendoi se këto parregullsi u kushtuan shqiptarëve nje humbje te papare deri atehere më shumë se 230 milionë euro. Basha u be si i semure dhe paraqiti ne Prokurori nje raport mjekesor. Bashës i hoqi imuniteti nga parlamenti në fund të dhjetorit 2017 per t’i hapur rrugen nje hetimi te plote, por Gjykata e lartë më vonë hodhi poshtë akuzat me urdher dhe vullnet nga Edi Rama qe kishte ardhur ne pushtet dhe kontrollonte plotesisht Drejtesine.”