Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: 38-vjeçari humbi jetën duke punuar në aeroportin e ri të Vlorës, arrestohet administratori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRI: 38-vjeçari humbi jetën duke punuar në aeroportin e ri të Vlorës, arrestohet administratori
KronikeLajmi i fundit

EMRI: 38-vjeçari humbi jetën duke punuar në aeroportin e ri të Vlorës, arrestohet administratori

Published: April 20, 2025
Shpërndaje

Një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Viktima është Dorian Hasani, 38 vjeç, i cili ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Njoftimi i Policisë:

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

- Publicitet -

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Kujtojmë se, kjo nuk është ngjarja e parë fatale që ndodh në këtë kantier.

Më 17 janar të këtij viti, një tjetër punëtor, Nusret Xhoka 60 vjeç nga Dibra, humbi jetën rreth orës 21:20 pasi u përplas nga një fadromë që po drejtohej nga një koleg i tij, Rrahman Sllamniku nga Prishtina.

Të dy punonin për kompaninë ndërtuese “2A Group”.

Gjatë fazave të ndërtimit të aeroportit janë shënuar edhe incidente të tjera, me disa punëtorë të lënduar, duke ngritur shqetësime serioze mbi respektimin e masave të sigurisë në punë.

Më herët, punonjës të ndryshëm kanë protestuar, madje kanë bllokuar hyrjen e kantierit për shkak të vonesave të rregullta në pagesat e tyre.

Kompania që po realizon ndërtimin e aeroportit është “Mabco Constructions SA”, në pronësi të biznesmenit, Behgjet Pacolli.

Ndërtimi i aeroportit është kundërshtuar gjithashtu nga organizata vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit, të cilat paralajmërojnë se projekti po shkakton dëme të mëdha në zonën e mbrojtur të Lagunës së Vjosë-Nartës dhe ekosistemet e saj të brishta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    April 20, 2025 at 12:24 pm

    Di gje Bexheti se do punonte pa masa sigurie punetori! S`po di Edi sa Drejtora hajdute shtypin Belinden?

    Reply
  • Asnjëansi says:
    April 20, 2025 at 12:28 pm

    Sa të të pëlcasin

    Reply
  • Milto says:
    April 20, 2025 at 12:35 pm

    Ka nje info me te plote per ata qe shtypin gjinine f te librit shpise demos.

    Reply
  • Patriot says:
    April 20, 2025 at 3:47 pm

    Po sindikate ka atje apo gjigandi I bene te gjitha rolet

    Reply
  • Ardit says:
    April 20, 2025 at 5:57 pm

    Belinda bundra shtypet me ke t’i vije per mbare, kur i hyp delli i putanes qihet dhe me lupes ne rruge

    Reply
  • Antiturk says:
    April 20, 2025 at 7:37 pm

    Nuk I ka ngjarë satëme,Ardit , që atë punë edhe me qentë . Hajt në të mamasë shkofsh.

    Reply
  • Mentori says:
    April 21, 2025 at 2:26 am

    Çfarë janë këto komente kaq të ndyra? Nuk mund të bësh një kritikë të fortë, ose një akuzë bindëse, për një individ, drejtues ose kompani, që të jetë e vlefshme, për të mos ndodhur këto
    ngjarje tragjike?
    E çuditshme dhe e dhimbshme sa e
    pavlerë është bërë jeta e një shqiptari.
    Për këto ngjarje dhe të tjera si këto duhet të ngrihemi e të protestojmë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?