Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Zbardhet vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, kush ishte qitësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRI: Zbardhet vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, kush ishte qitësi
AktualitetKronike

EMRI: Zbardhet vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, kush ishte qitësi

Published: November 24, 2024
Shpërndaje

Është zbardhur vrasja e biznesmenit Eduart Reçi. Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania nga gazetari Eni Ferhati, dy persona vëllezër me njeri-tjetrin janë arrestuar, një prej tyre është efektiv policie, me detyre oficer i policisë gjyqësore (OPGJ)  tek komisariati nr.2 në Tiranë.

Ky dyshohet është dhe “qitësi”. Shkak është bërë konflikti për një pallat që viktima, Eduart Reçi do ndërtonte aty në zonë për te cilën dy autorët nuk kanë qënë dakord, pasi kanë një godinë, biznes, fare pranë vendit te ngjarjes.

Shkëlqim dhe Florjan Duka janë dy vëllezërit e arrestuar. Shkëlqim Duka është personi i cili është edhe oficer i policisë gjyqësore dhe i cili mendohet se ka qëlluar dha ka shkaktuar vdekjen e biznesmenit.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën “Faik Konica”, u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.

Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi E. R., po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit F. D., dhe Sh. D.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./Euronews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?