Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europol identifikon grupet më të rrezikshme të Europës, si i klasifikon bandat shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Europol identifikon grupet më të rrezikshme të Europës, si i klasifikon bandat shqiptare
KronikeLajmi i fundit

Europol identifikon grupet më të rrezikshme të Europës, si i klasifikon bandat shqiptare

Published: April 8, 2024
Shpërndaje

Europol ka analizuar për herë të parë bandat më të rrezikshme të Europës, me se merren dhe ku janë aktive. 821 rrjete kriminale brenda BE organizojnë biznesin e drogës, kontrabandës e të tjera. Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat “më të rrezikshme” të kontitentit europian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë.

Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti (05.04.)u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre. Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohetnë tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Bandat shqiptare kryesojnë me drogën

- Publicitet -

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqëndruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Tregu ilegal i drogës është një nga shkaqet kryesore për dhunën dhe të ardhurat e bandave”, ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, pas prezantimit të raportit. Aktivitetet kriminale të bandave po shfaqen gjithnjë e më shpesh në publik dhe rrezikojnë sigurinë e popullsisë, është shprehur ministrja e Brendshme belge. Në shumë qytete të BE janë shtuar deliktet e drogës dhe luftërat për pushtet mes bandave. Për t’i ikur përndekjes ligjore shumë banda përdorin adoleshentët për tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Korrupsioni dhe dhuna në rend të ditës

Bandat nga Ballkani Perëndimor, ka theksuar Europol, janë tejet brutale. “Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh”, thuhet në raportin e autoritetit policor të BE.

Korrupsioni është element kryesor i bandave për të depërtuar në portet dhe zinxhirët e logjistikës. Duke u bazuar në koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët e tyre, rrjetet kriminale depërtojnë portet duke korruptuar personelin. Europol merr si shembull, Anversin belg. Aty është aktiv një klan familjar belgo-shqiptar, i specializuar për sjelljen e hashashit nga Spanja, dhe furnizime kokaine nga porti i qytetit. Klani mbështetet nga punonjës të korruptuar të portit, thekson Europol.

Banda si organizata me struktura të qarta

Bandat më të mëdha janë të organizuara me struktura të qarta të hierarkisë dhe bazohen në familje apo klane. Për të mos u zbuluar 86% e bandave përdorin “struktura legale të tregtisë”, sipas raportit të Europol. Shpesh fitimet nga tregtia me drogën investohen në ndërtimtari, ekonominë e imobiljeve si edhe logjistikë dhe hoteleri. Si shembull të një organizimi profesionist kriminal dhe të investimit të fitimeve, raporti i Europolit përmend familjet e Ndraghetas në Itali.

Europol ka të dhëna, se përfitimet nga tregtia me drogën dhe armët, kjo organizatë kriminale i investon kudo në Europë, si në imobilje, gastronomi, supermarkete dhe hotele. Kurse Serbia duket si një vend qendror për modifikimin e makinave të vjedhura. Vendet më të prekura janë Gjermania, Polonia dhe Serbia. Bandat që merren me tregtinë e kokainës janë shumë më aktive në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Rrjetet kriminale që merren me trafikimin dhe shfrytëzimin e fuqisë punëtore veprojnë kryesisht në Gjermani, Holandë, Poloni dhe Ukrainë, njerëzit që shfryrtëzohen më shpesh vijnë nga Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani.

“Ne e dimë kush janë ata”

Drejtoresha e Interpolit, Catherine de Bolle tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel (05.04.). “Ne e dimë kush janë ata, si janë të organizuar, me kë bashkëpunojnë dhe si përpiqen t’i dredhojnë policisë.” Kurse komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson tha në Bruksel se “krimi i organizuar është një nga rreziqet aktuale më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe tanë dhe rinisë, demokracisë përmes korrupsionie dhe dhunës ekstreme”.

Shqetësim për autoritetet policore në BE, është jo vetëm tregtia e kokainës ku fokusohen shumë banda, por edhe vërshimi në treg i drogave sintetike gjithnjë e më të rrezikshme. E ashtuquajtura droga “zombi” po shfaqet në Belgjikë dhe vende të tjera gjithnjë e më shpesh- Këtu bëhet fjalë për ksylacin, një substancë që përdoret në veterinari për të qetësuar kafshët. Rrjetet kriminale shtrihen nga dy deri në shtatë vende. Europol ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes autoriteteve të policisë në Europë dhe Europolit.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    April 8, 2024 at 4:59 pm

    Keta te interpolit here pas here ndajne certifikata vleresimi te bandave.
    Rama nuk na ka sqaruar per keta tanet se ne cilin vend jemi.Rama per c’do gje thote :ne te paret ne Rajon e me gjere ,ndersa me kete rast tregohet modest dhe pret vleresimet e interpolit e pastaj te mburet.

    Reply
  • Dursakja says:
    April 9, 2024 at 4:29 am

    Normalisht, kështu do të ndodhë me shqiptarët, sepse nuk ka si të ndodh ndryshe. Në rast se mendojmë qetë edhe shtruar, se c’mund të ndodhë me një fëmijë që lihet në mes të katër rrugëve, analoge me këtë është dhe një popull kur vidhet dhe grabitet nga drejtuesit e tij. Këtu nuk ka asgjë për tu habitur, çfarë do të mbjellësh atë do të korrësh. Nëse mbjell shkurre nuk mendon se mund të korrësh grurë. Gruri do punë dhe djersë dhe të drejtosh një popull është përgjegjësi, duhet ta mendosh mirë se ç’detyrë ke ndërmarrë, ke të ardhmen e një vendi për të drejtuar, do ta vendosësh atë në shinat e të ardhmes. Në rast se nuk merret kjo përgjegjësi, ndodhin këto probleme brezi shthuret dhe e ardhmja bëhet zi e më zi. Prandaj përgjegjësia bien mbi ju që drejtuat këto 30 e ca vite dhe historia do t’ju dënojë për degjenerimin që i sollët këtij vendi në të gjitha drejtimet e jetes.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 9, 2024 at 5:04 am

    Tregojnë se dikur në ushtrinë e Napolon Bonopardit kishte plasur vjedhja midis ushtarëve. Napoloni urdhëroi që të shtoheshin të ardhurat, mirëpo e njëjta gjë vazhdoi. Atëherë përsëri ai urdhëroi të njëjtën gjë, mbas kësaj vjedhja u pakësua dhe tashmë ai dha një tjetër urdhër. Kjo pakicë ushtarësh që vjedh janë hajdutë dhe duhet të pushkatohen. Dhe shpesh Napoloni, ky strateg ushtarak shpesh gjente metoda speciale për të marrë mendimin e ushtarëve rreth eprorëve dhe kushteve të jetesës së tyre. Pra drejtuesi, sado lartë në pozicionin e tij, duhet të njohë mirë realitetin nga baza në qëndër. Konkretisht këtij i thua drejtim. Në të kundërt po tregohesh i pa përgjegjshëm dhe meriton të ndëshkohesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  2. prehistoriku on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  3. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  4. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  5. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?