Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKTET: Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > FAKTET: Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë
Uncategorized

FAKTET: Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Prej disa ditësh, në media janë publikuar copëza të shkëputura, pa ndonjë lidhje logjike, nga dosja hetimore kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u fokusuar në veçanti te akuza kryesore e prokurorëve, ajo e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë. Por, për çfarë akuzohet konkretisht Veliaj?

Sipas prokurorëve, ka dyshime se Veliaj, përmes nënshkrimit të tij si kryetar Bashkie ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike tek disa organizata jofitimprurëse e persona fizikë që dyshohet se kontrollohen nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, duke krijuar një skemë të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh financiare.

Por, a është vërtet kështu? Deri më sot, asnjë nga mediat nuk është munduar të sqarojë për publikun anën proceduriale të miratimit të projekteve në Bashkinë e Tiranës.

- Publicitet -

Është fakt se, prej vitit 2016 e në vijim, për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak, si organ përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, ka vendosur ngritjen dhe funksionimin e një strukture të posaçme, të quajtur Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë, emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky Këshill, organ kolegjial, që vendos për miratimin ose jo të projektit konkret, që do të mund të financohet më pas nga Bashkia e Tiranës, dhe jo Kryetari i Bashkisë. Po ashtu, Këshilli Bashkiak, me anë të vendimit nr. 12, datë 11.03.2016 “Për miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive”, ka miratuar rregullat konkrete mbi të gjithë procedurën që ndiqet nga Bashkia Tiranë mbi projektet kulturore, artistike, rinore dhe sportive.

Po si financohen projektet nga Bashkia e Tiranës? Shoqata, personi fizik apo juridik që do të përfitojë mbështetje financiare nga Bashkia e Tiranës fillimisht aplikon duke paraqitur një projekt; aplikimi shoqërohet me një preventiv të punëve që do të kryhen; projekti i propozuar shqyrtohet dhe miratohet ose jo me vendim nga Këshilli Artistiko-Kulturor prej 9 anëtarësh i Bashkisë së Tiranës. Më pas, nëse ka një vendimmarrje kolegjiale miratuese, procedohet me nënshkrimin e akt-marrëveshjes me OJF-në aplikuese, e cila lëshon faturën tatimore, situacion për kryerjen e punimeve etj.

Vetëm pas kryerjes së këtyre procedurave, që zgjasin disa muaj, nga tre nëpunës të rolit regjistrues, zbatues dhe një nëpunës thesari, hartohet urdhri i shpenzimit për projektin kulturor konkret të financuar nga Bashkia e Tiranës, e në vijim ky urdhër shpenzimi i paraqitet për nënshkrim Kryetarit të Bashkisë, i cili ka për detyrë funksionale nënshkrimin e akteve të tilla, në cilësinë e organit ekzekutiv të njësisë vendore dhe nuk ka asnjë rol vendimmarrës për sa i përket shpalljes apo jo fitues së aplikimit të paraqitur nga aplikuesit. Po kështu, Kryetari i Bashkisë nuk ka asnjë rol dhe asnjë dijeni për sa i përket shoqatave, personave fizikë dhe juridikë, që aplikojnë për projekte artistikë, kulturorë,rinor apo sportiv, shpalljen apo jo fitues të tyre dhe shumën e preventivit të paraqitur apo si dhe shumën e akorduar nga Këshilli Artistiko-Kulturor në rast se janë shpallur fitues nga ky këshill.

Një tjetër detaj që lihet qëllimisht jashtë është fakti se kryebashkiaku Veliaj, prej vitit 2018, sipas Urdhrit nr. 31086 datë 15.08.2018 “Për delegimin e kompetencave”, ka urdhëruar delegimin e kompetencave të tij tek një nga zëvendëskryetarët e Bashkisë së Tiranës për çështjet që lidhen me nënshkrimin e urdhrave për mbështetjen financiare të projekteve artistiko-kulturore të Këshillit Artistiko-Kulturor, të kontratave apo akteve të nevojshme me subjektet apo organizatorët që realizojnë projekte të tilla etj. Çka shpjegon një fakt shumë të thjeshtë: se Veliaj nuk ka miratuar asnjë projekt kulturor, pasi të gjitha procedurat janë ndjekur e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përmes Këshillit Artistiko-Kulturor,dhe më pas nga Zëvendëskryetari i deleguar për këtë qëllim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është hallka e fundit e një serie procedurash administrative për aplikimin, shqyrtimin dhe shpalljen apo jo fitues të një projekti artistikë, kulturor, rinor dhe sportiv. Ai jo vetëm që s’ka rol vendimmarrës, por pas vendimarrjeve nga strukturat që analizuam më lart, e ka detyrim ligjor të disbursojë fondet, në të kundërt do cënonte ushtrimin e rregullt të detyrës së tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?