Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Falsifikuan dokumentet që i plagosuri të bëhej agjent, dy të arrestuar në radhët e Policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Falsifikuan dokumentet që i plagosuri të bëhej agjent, dy të arrestuar në radhët e Policisë
KronikeLajmi i fundit

Falsifikuan dokumentet që i plagosuri të bëhej agjent, dy të arrestuar në radhët e Policisë

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy punonjës policie, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë falsifikuar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Në njoftimin e AMP-së Nënkomisari B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Shaljani mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme teksa ra pritë e një atentati me armë zjarri ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shaljani, i njohur edhe si Muçi Sheqeri, ishte në shoqërinë e Danit prej katër ditësh në Spanjë. Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet kritike, pasi ka marrë një plumb në kokë çka i ka dëmtuar trurin.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë i AMP-së:

Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Policia qe (s)duam says:
    November 12, 2025 at 3:59 pm

    Muc Shaljan Sheqera ka ne c’do instance te ketij pushteti – ata jane “brumi” i zyrave te Rilindjes.
    Tani qe u plagos ky Muco Sheqeri e i doli boja ne opinion AMP-se e bashke me te dhe policise e qeverise , kjo e fundit po kerkon te mbuloje me gjethe fiku skandalin duke sajuar perralla te tilla me ” hetime per fallsifikim te dokumentave te tij “

    Reply
  • P S E ? says:
    November 12, 2025 at 6:28 pm

    Ky problem nuk duhet trajtuar thjesht si falsifikim dokumetesh , por shume me gjere , duke i shkuar deri ne rrenjet . Keta bandite qe paskan falsifikuar dok. jane pjese e grupeve te tjera kriminale mafjoze , te cileve u duhej te kishin akses deri nje keto organizma te specializuara te shtetit . Gjendja eshte felliqur keq ne administrata e kudo , sepse k/ministri yne nuk ia ka fare idene e rendesise se vecante qe ka sherbimi informativ shteteror per vete shtettin . Kryetari i SHISH – it eshte gjeja e fundit qe mund ti shkoje nder mend k/ministrit . Ai arriti deri atje , sa la ne krye te detyres per vite te tera krahun e djathte te agjentit te UDB-se Bashkim Gazidedes , zotin Visho Ajazi , dhe si qershia mbi torte , kur ai plotesoi mandatin , vajti e dekoroi fshehurazi publikut e mediaave dhe pas kesaj Visho Ajazi u emerua ambasador i Shqipersie ne NATO , duke futur atje nje gjarper te vertete ne sherbim te Vucicit dhe Putinit . Fakti qe k/ministri i beri fshehur dhe rrufeshem keto makinacione , tregon se Ai di mire se cfar po ben ! ! ! ! ! !

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 12, 2025 at 8:51 pm

    Të gjithë kta shefat e krimeve duhet të shkarkohen urgjent, bashkpunojnë me krimin.

    Reply
  • Arjani says:
    November 12, 2025 at 9:43 pm

    Eshte edhe nje polic qe e ka emrin Altin Begaj… ky polic ka punuar ne Rinas dhe kercenon njerez e ve gjoba.

    Reply
  • Berti says:
    November 13, 2025 at 1:57 am

    Po në burg duhet të shkojë Drejtori i AMP, Drejtori i përgjithshëm i Policise, Ministria e Brendshme sepse para se të dali jashtë shtetit polici apo agjenti i policisë duhet të informojë dhe marrë leje eprorët e tij duke filluar nga Ministri dhe Drejtori i AMP. Ky agjent ka të paktën sipas informacioneve paraprake 4 ditë në Barcelonë Spanjë si pjesë e një organizate të strukturuar kriminale që janë marrë që nga kokaina, vrasjet, fajdet, pastrim parash, gjoba e shumë krime të tjera dhe policia e shtetit nuk di asnjë gje. Mban me leket e popullit edhe kriminelet qe nuk punojnë asnjë ditë por veç vjedhin me licencën e shtetit. Narco shtet ky shtet i mbaruar. Pa imagjinoni sa të tjerë mund të ishin vrarë nga breshëritë, sa shqiptare dhe sa te huaj? Nëse e shikoni me kujdes videon aty në krahun e majtë në cep të trotuarit ishte edhe një kembesor. Sa njerëz kanë shpëtuar nga ky atentat mafioz duket qarte. Ku është kryeministri i këtij vendi, ku është i droguari dhe i çmenduri I qeverisë se këtij vendi hallemadh e të paqeverisur? Ku është policia, shteti, ky shtet i degjeneruar që është prezent vetëm për të vjedhur shqiptaret?

    Reply
  • E vertat says:
    November 13, 2025 at 8:45 am

    Dmth fajin e paskan pas keto dy policat qe kane fallcifiku dokumentat, se AMP perdor sistem alien nuk ka si ti verifikoj vet. Po thuaj ore keto donin te merrnin ne pune, kush te merr ne pune pa fol me minisrtrin e brendshem ne AMP. Nuk e di kush ka qen ne kete periudh Hoxha apo kjo aktualja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?