Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TikToku, “armë e Partisë Komuniste?” Seanca e kreut të aplikacionit me ligjvënësit amerikanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > TikToku, “armë e Partisë Komuniste?” Seanca e kreut të aplikacionit me ligjvënësit amerikanë
BoteKryesore

TikToku, “armë e Partisë Komuniste?” Seanca e kreut të aplikacionit me ligjvënësit amerikanë

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Shefi i TikTok, Shou Zi Chew u përball me pyetje nga Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë në SHBA.

Pranë Kapitolit, një grup i veshur me bluza të zeza “Ban TikTok” kaloi pranë teksa CEO merrej në pyetje.

Kryetarja e komitetit Cathy Rodgers thotë se aplikacioni në pronësi kineze duhet të ndalohet për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi privatësinë e të dhënave të përdoruesit. Ajo tha se TikTok është një armë e Partisë Komuniste Kineze dhe nuk përqafon vlerat e SHBA-së.

- Publicitet -

Pjesa më e madhe e pyetjeve u përqendrua në marrëdhëniet e TikTok me pronarin e tij me bazë në Kinë, ByteDance. Chew pranoi se të dhënat e përdoruesve në TikTok mund të aksesoheshin nga punonjësit e ByteDance në Kinë.

Anëtarë të tjerë të komitetit shprehën shqetësime në lidhje me përpjekjet e TikTok për të trajtuar dezinformimin dhe përmbajtjen e dëmshme.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje për një ndalim të plotë ose që pjesa amerikane e kompanisë t’i shitet një blerësi vendas.

Aplikacioni është rritur me shpejtësi në SHBA ku ka 150 milionë përdorues në muaj.

Republikani Troy Balderson deklaroi se Tik Tok ka qenë përgjegjës për ofrimin e përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët, duke përfshirë postime që inkurajojnë çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen.

Në seancën ku shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew u mor në pyetje, Balderson e pyeti CEO-n se përse përgjegjësia duhet të jetë mbi prindërit për të mbrojtur fëmijët e tyre nga aplikacioni, në vend të kompanisë?

Chew përsëriti se TikTok ka një “opsion të diferencuar” për adoleshentët, të cilën prindërit mund ta përdorin për t’i mbrojtur ata. Ai shton se ky opsion e merr çështjen “jashtëzakonisht seriozisht” dhe të gjitha përmbajtjet e dëmshme, veçanërisht që kanë të bëjnë me çrregullimet e të ngrënit, hiqen nga platforma e tyre. Por, Chew tha se është në dorën e prindërve që fëmijët e tyre ta përdorin këtë opsion.

Shefi i TikTok u pyet nga kongresmenja Nanette Barragán nëse fëmijët e tij përdornin ose jo TikTok. Ai tha se nuk e bëjnë sepse jetojnë në Singapor dhe në atë vend versioni i aplikacionit për fëmijët më të vegjël se 13 vjeç nuk është i disponueshëm.

BBC shkruan se Chew tha se versioni për fëmijë i aplikacionit është i disponueshëm në SHBA dhe ai do t’i linte fëmijët e tij ta përdornin nëse do të ishin këtu. Por, Chew vazhdimisht tha se privatësia dhe çështjet rreth sigurisë së fëmijëve nuk janë unike për TikTok.

Ai këmbëngul se organizata e tij nuk është perfekte dhe se ai përpiqet ta bëjë sa më të mirë duke investuar më shumë para dhe burime, edhe pse nuk dha ndonjë shifër.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?