Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Finalja e Kupës së Italisë, flasin teknikët Inzaghi dhe Italiano
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Finalja e Kupës së Italisë, flasin teknikët Inzaghi dhe Italiano
AktualitetSport

Finalja e Kupës së Italisë, flasin teknikët Inzaghi dhe Italiano

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Është momenti për të mësuar fituesin e Kupës së Italisë. Zikaltrit synojnë të triumfojnë në finalen e dytë të sezonit, pas suksesit në Superkupë, përballë Milanit, ndërsa me 10 qershor do të luajnë edhe finalen e madhe të Championsit me Man. City-n. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në prononcimin përpara finales vlerësoi ekipin e Fiorentinës. “Është një ndeshje finale, kam luajtur disa dhe ndonjëherë ka pasur favoritë dhe jo favoritë. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, që në 24 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm katër dhe ka fituar pothuajse gjithmonë. Jemi të vetëdijshëm se kë ekip do të kemi përballë. Ata, njësoj si ne, i kanë merituar të dy finalet e arritura, do të jetë një sfidë e hapur, por ne duhet të luajmë si ekip për të fituar”. Në Itali, trajneri Simone Inzaghi cilësohet si specialist i finaleve të kupave.

“Shpresoj që tradita të vazhdojë, sepse kemi edhe dy finale për të luajtur. Jam i lumtur dhe më duhet vetëm të falënderoj grupin. Në muajt e fundit kemi bërë gjëra të rëndësishme, njëra prej tyre është edhe arritja e finales së Kupës së Italisë. Edhe në kampionat kemi bërë mirë dhe na mungon vetëm një hap i vogël për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Arritja më e rëndësishme është pa dyshim finalja e Champions League, e papritur për shumicën, por ne kemi besuar dhe jemi këtu ku jemi.“Inzaghi u shpreh në fund të intervistës se do të jetë 100% trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm dhe se asnjëherë nuk është ndier në rrezik”.

Konferenca e teknikut të Fiorentinës

- Publicitet -

Gjithçka është gati në Romë për finalen e Kupës së Italisë. Në letër, Fiorentina nuk e nis si favorite kundër Interit, por trajneri Vincenzo Italiano premton betejë. “Është një ndjenjë krenarie të luash në finale. Duhet të bëjmë gjithçka për ta vënë Interin në vështirësi. Ne kemi nevojë për një paraqitje si ajo në Bazel. Do të luajmë shanset tona. Kemi arritur deri këtu dhe do të përpiqemi të fitojmë”.

Numri një i pankinës së Fiorentinës, komentoi edhe duelin mes tij dhe Simone Inzaghit: “Përveç cilësisë së madhe të lojtarëve dhe kampionëve që ata kanë në organikë, Interi ka edhe një trajner që di të shkojë shpesh në finale dhe që di edhe t’i fitojë. Inzaghi është një specialist, nuk e fsheh dot. Në sfidat finale, me të cilat jam përballur deri tani, kam kuptuar që nuk duhet të humbasësh kurrë besimin tënd. Çfarëdo që të ndodhë, do të duhet të përveshim mëngët dhe të luajmë edhe tri ndeshjet e tjera që janë shumë të rëndësishme: dy në kampionat dhe finalen e Conference League. Sfida përballë Interit është prova jonë e parë për të treguar cilësitë tona dhe për të treguar se e kemi merituar për të arritur deri këtu”. Finalja e Kupës së Italisë, Fiorentina – Inter, do të startojë në orën 21:00.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?