Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te “Bulevardi i Ri”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te “Bulevardi i Ri”
Uncategorized

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te “Bulevardi i Ri”

Published: July 24, 2024
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri. Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori e Fondit për Zhvillim i Katarit, z. Sultan Ahmad Al Asseri. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Tiranë, Jabor Ali H.A. Al Dosari.

Kryebashkiaku Veliaj tha se sheshi “Katar”, i cili do të ndërtohet në fund të “Bulevardit të Ri”, do të jetë pajë për Tiranën e së nesërmes. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që finalizojmë një projekt të një natyre të veçantë për qytetin. Është një projekt, i cili do të mbetet këtu për shekuj me radhë. Me këtë donacion bujar, një grant prej 11 milionë eurosh, do të kemi mundësinë të bëjmë një punë cilësore, që do t’i ngelet Tiranës për qindra vite, ashtu siç edhe miqësia mes Shqipërisë dhe Katarit do të vazhdojë me qindra vite. U jam vërtet mirënjohës  sepse ky është një nga grantet më të mëdha që ka marrë qyteti i Tiranës që prej themelimit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me ndërtimin e sheshit “Katar” do të shtohen edhe 200 vende parkimi dhe projekti shërben edhe si një lidhje organike me Kamzën. “Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhjen organike me Kamzën”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Lidhur me situatën e krijuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se qëllimi i tij është të drejtojë qytetin dhe se bashkia fokusohet te puna dhe jo te zhurma. “E di që në qytet ka debate, ato skenat në Këshillin Bashkiak nuk ndihmojnë, por qëllimi im është që të drejtoj qytetin. Unë s’mund të drejtoj jetën e secilit që ka humbur rrugën. Por, ambicia e kësaj bashkie është që të punojë për qytetin dhe të lërë një gjurmë në qytet. Ne nuk do fokusohemi fare te zhurma, do shohim përpara”, nënvizoi Veliaj.

Drejtori i Fondit për Zhvillim të Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri, u shpreh se marrëveshja është një “gur themeli” i rëndësishëm në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. Sheshin “Katar” ai e vlerësoi si një testament, që jep impakt social-ekonomik për qytetarët e Tiranës.

“Kjo marrëveshje është “guri i themelit” më i rëndësishëm në bashkëpunimin mes Fondit për Zhvillim të Katarit dhe Bashkisë së Tiranës. Shteti i Katarit dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të forte, që është kultivuar në vitet e fundit dhe në kohëra të vështira. Sheshi “Katar” është një testament që ofron të gjithë impaktin social-ekonomik, që ne jemi të paduruar t’i ofrojmë për shqiptarët në vitet e ardhshme. Fondi i Katarit është gjithmonë në krahun tuaj, për popullin shqiptar, dhe jemi të prirur për ta zhvilluar bashkëpunimin mes shtetit të Katarit dhe Shqipërisë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Katarit, ka realizuar edhe projekte të tjera, si rindërtimi i 4 godinave arsimore që u dëmtuan pas tërmetit, si shkollat “Lasgush Poradeci”, “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Pezës”, shkolla “16 Shtatori” dhe Kopshti 42.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  • Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  • 14 korrik 2026
  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  5. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?