Nga Lorenc Vangjeli
Sfidat e 11 majit janë zgjedhjet më atipike të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. Rezultati i parë dhe i padiskutueshëm i tyre është që humbësi do të denoncojë “Krimin makabër elektoral, makinerinë gjigante të manipulimit të votës, kryesisht në diasporë dhe përfshirjen e krimit, parave të pista dhe administratës në deformimin e vullnetit të votuesit shqiptar!”. Në fakt janë pak nga të gjitha.
Kodi zgjedhor, absurd dhe i papërshtatshëm, ka denatyruar garën. Shqiptarët kësaj here do të kenë dy kuti votimi, njëra me foton e Ramës që kërkon të bëhet kryeministër për herë të katërt dhe tjetra me atë të Berishës që kërkon të rikthehet për herë të tretë. Pak rëndësi ka çfarë thonë e çfarë bilanci kanë në karrierën e tyre të stërgjatë. Rradhët e miltantëve janë ndarë mes tyre, janë të pandikueshme nga logjika dhe dashurojnë dhe urrejnë me pasion e pa logjikë. Fundja, ata janë dy ofertat e vetme në garë. Dhe ata i kanë dhënë garës portretin e tyre që nuk ka brenda vetëm narcizizëm, makiavelizëm, egoizëm e mungesë empatie, por ka kryesisht llogari të ftohtë për pushtet. Fituesi i merr të gjitha, humbësi humb gjithçka. Pjesa tjetër, pavarësisht retorikës megalomane, janë vetëm garniturë që do të ndikojnë vetëm tek presjet dhjetore të rezultatit.
Gara reale është ajo brenda llojit, tek listat e hapura. Socialistët nën hijen dhe diktatin e fortë të Ramës e menaxhuan dukshëm më mirë këtë histori. Kandidatët e tyre kërkonin votë vetjake në zona qartësisht të përcaktuara dhe pakkush ka guxuar të nxjerrë këmbën nga vija që u kishte vizatuar kryetari i tyre. Në opozitë kjo gjë mungoi dhe të gjithë garojnë me të gjithë dhe i njëjti votues i opozitës, pavarësisht zonës ku ndodhet, ftohet të votojë të njëjtin demokrat. Çka ka sjellë konfuzion, paqartësi dhe përplasje që do të kenë një kosto që pritet të verifikohet kur të firmoset 11 maji.
Gara ishte e pabarabartë që në start, ndërsa socialistët e Ramës, kanë filluar të funksionojnë si një repart elektoral së paku që prej një viti e gjysëm – katër vjet rresht pohon Rama – demokratët janë marrë pothuaj deri në minutën e fundit me sherret e brendshme për të pajtuar rryma e faksione, ambicje individuale dhe llogari egoiste se kush do të qeveriste opozitën dhe jo Shqipërinë. Shto këtu edhe telashet me drejtësinë dhe beteja e pakuptimtë me pushtetin e tretë e figurave kryesore të opozitës, Berisha e Meta dhe kuptohet se starti i garës për të, nisi ndërkohë që socialistët po i afroheshin finishit. Disbalanca në mjete, anësia e administratës shtetërore dhe një lumë parash në dispozicion është e dukshme dhe do të jenë një faktor me ndikim të fortë në rezultat.
Ndryshe nga parashikimi, Rama që e mendonte fushatën të bazuar në dy kolona, reforma në drejtësi dhe non grata amerikane e Berishës, e mori kthesën që në start. Arresti i papritur i Veliajt më shumë dhe radha e zyrtarëve të tjerë nën hetim më pak, rrezikonte t’ja kthente në bumerang këtë tezë, kurse teza e dytë u sfumua nga një lëvizje e përsosur marketingu e PD-së me sjelljen e srategut amerikan si këshilltar për fushatën. Lidhja e shkurtër mes aktivitetit të tij privat në Tiranë dhe afërsisë me presidentin Trump në Uashington, e zbehu në maksimum këtë avantazh paraprak të socialistëve. Por si çdo gjë që ekzagjerohet, edhe premtimet dhe pritshmëritë e skajshme për atë që La Civita do të sillte në Tiranë, edhe kjo epërsi e opozitës rrezikon të mbahet shënim po si bumerang me afat: mbas 11 majit, gjithçka do të ketë vlerë relative për individin, por jo për grupin politik.
Vota e diasporës do të jetë i kryqëzuari i madh i zgjedhjeve. Kodi zgjedhor ka lënë hapësira që edhe votimi të jetë familjar, edhe vota të mos jetë e fshehtë; lejon hapësira edhe për mundësinë e shitblerjes së saj. Këto janë mundësi edhe reale, edhe të pandëshkueshme sepse akuza zyrtare në Shqipëri, nuk ka juridiksion të hetojë një krim zgjedhor që ndodh jashtë kufinjve të vendit. Si e tillë, ajo do të jetë një votë e paragjykuar edhe pse do të jetë vendimtare në disa qarqe të vendit.
E fundit, por jo në fund nga rëndësia, është edhe prania e krimit si faktor elektoral. Edhe pse në këto zgjedhje është vënë re një strukje dhe frikë e tij nga stapi i premtuar i SPAK-ut, ky është i vetmi element që mbetet të verifikohet deri në ditën finale.
Mbas zgjedhjeve atipike të 11 majit do të dëgjohen kudo daullet e triumfit të njërës palë dhe vaji me oiii, i palës tjetër. Dhe mos, o zot, edhe me tensionim spiral të Tiranës. E cila dhe njëherë do të ndahet mes dikujt që beson edhe vetë se është zgjidhja e vetme për këtë vend dhe dikë tjetër që do të thotë sinqerisht se beteja sapo ka filluar.
Botuar në JAVA
Nje informacion te fundit nga Liberale,Berisha eshte i lire te vizitoje SHBA me Vendim te DSHA,sipas nje gazetari Amerikan qe ka pyetur ne DSHA.Ky ishte Triumfi elektoral i Berishes,se Zgjedhjet e di qe do ti humbi.
Kete shkrim Loro Vangjellatusi ta marre e te fshije by… me te –
Departamenti i Shtetit i SHBA i heq sanksionet Sali Berishes dhe Presidenti Trump ka nje mesazh shume te qarte per te.
Eshte i mirepritur ne SHBA – dhe ca fjale te hidhura per ate Blinken ish Sekretarin Sorosian te Shtetit.
THIRRI MENDJES O MILET
VEC TY FRONI TE PERKET
JEPU DERRMEN GJITHE PARTIVE
FOLEVE TE TRADHETIVE
Ok,Lorenc VANGJELI:
-Nuk është fai i E.Ramës që PD-në e coptoi Saliu pas shpalljes non grata në 19 Maji 2021,duke Spostuar gjumashin Luli 7×7=42.Shpifjjet berishiste se PD-n e coptoi E.Rama janë MARRZI.! Sikurse pagesa me 225.000 & të MecGonidal një shpifje prej të marrve.!
-PS,E.Rama fitojnë mandatin e 4 dhe më tej pasi përball tij ka një HUMBËS SERIAL QË NGA KORRIKU 1992.Nëse në krye të PD do zgjidhej ROJA I SHQUP-it me 7 kllasë,E.Rama rrezikohej për të marr 71 mandate.! Për rrjedhoi Atë nuk ka kush e ndal,kur ka OK-BE-në që po i kërkon plotësimin e kushteve deri në 2027..kur berishizmi nuk ka vesh të dëgjoi,duke u sjell si ANTISHQIPO.
-Saliu vazhdon të jetë Non Grata 100 % familjsrisht ,ndonse si gjithmon shpif që nga 1991.Pasi SMS-JA E GAZETARIT AMERIKAN U PAGUA 6 MIL.$. dhe u shpërndanë në ETER NGA TV SYRI-ZENI-PESHKAQËNI,sekseri Gërdecit me 28 të vrarë,përfshi K.Trebickën e vrar 100 %.!
-Është qesharake të ngatrrohet INFO se Saliu mund të shkoi në Amerikë për një takim PSH..në FMN,me heqjen e Non Gratës.!
-Asnjë HALESIT nuk e zë në gojë se SALIU PO NDIQET PENALISHT NË SHQIPËRI NGA NGA NON PËR KORRUPSION PREJ DADH,ANGISË,Sëpari me KL.PARTIZANI ME 60 PRONA NË EUROPË ME FIRMËN E TIJ dhe mandej me Gërdecin,21 janarin,Çez-Dia,Lobimet Ruse,Dosja Tropoja,Thyerjen e Embargos,Floririn e Kërrabës,etj.Këto kan rëndësi për Shqipëtarët dhe jo shpifjet nëse shkon SaliSërbi në Amerikë.!
Shqetësimi qytetar DUHET TË JETË:
1.ÇFAR QËNDRIMI DUHET MBAJ NON GRATA PAS HUMBJES MË 11.05.25.?
2.ME DESTABILIZIMIN E TIJ PERMANENT QË NGA 1991,A DO PENGOI AI KUSHTET PËR NË BE.?
3.A do veproi SPAK për shkeljet ligjore në zgjedhje,kur shumë rasteve të ndodhura po u mban sehir.?
4.A do gjykohet lobimi i 6 mil.$ në Amerikë,si & i gjyqeve në Francë,Angli,Lobimet RUSE ?
FLM
Dita e fundit e fushates 30 ditore dhe asnje Editorial te vetem “Si ka qeverisur kjo Rilindja e Rames”?
Editoriale perdite e pernate per opoziten e per Saliun por as edhe nje te vetem – Si qeverisi keto 12 vite Rama?
Simbioze me te turpshme Pushtet-Media se ketu nuk ka tjeter. Media qe si ai shpendi grabiqar qe ushqehet me rriqnat e pleshtat e Rinocerontit-pushtet e qe pastaj dihet se do kakarise aty ne kurrizin e tij e do ja lavderoje morrat qe ha aty.
Kur te vendosin te largohen te dy se bashke
dhe ti kerkojne te falur shqiptareve per gabimet
qe kane bere nga konceptime te gabuara, Shqiperia
do ja fale shume aspekte te gabuara te veprimtarise
se tyre, por ndofta jo te gjitha, ne se ka te tilla.
Në histori, shpesh kemi parë se humbja e pushtetit nuk e zbut gjithmonë tiranin; përkundrazi, ajo shpesh e shndërron atë në një bishë të tërbuar. Kur një figurë autoritare humbet fronin e vet, ajo nuk largohet në heshtje e përulësi. Jo rrallëherë, kjo rënie shoqërohet me një valë hakmarrjeje, shkatërrimi dhe rrënimi, sepse më shumë se pushteti, ajo bishë ka humbur identitetin e vet.
Një njeri i pushtetshëm që nuk e njeh kufirin mes shërbimit dhe sundimit, kur rrëzohet, sheh kudo armiq dhe pengesa. Në vend që të reflektojë mbi gabimet që sollën përmbysjen, ai përpiqet të marrë me vete gjithçka që e rrethon: institucione, njerëz, kujtime e vlera. Është një përpjekje e dëshpëruar për të ruajtur ndikimin përmes frikës, pasigurisë dhe kaosit. Ai nuk ndërton më, por vetëm rrëzon.
Ky fenomen nuk është thjesht metaforik. Në shumë vende dhe kohë, udhëheqësit që kanë humbur pushtetin janë bërë burim destabilizimi, duke përhapur urrejtje, duke krijuar ndasi dhe duke sulmuar themelet e shtetit të së drejtës. Është si një bishë e plagosur: më e rrezikshme se kurrë më parë, sepse nuk ka më ç’të humbasë.
Përballë kësaj bishë, shoqëria duhet të ruajë kthjelltësinë. Nuk mjafton ta rrëzosh nga pushteti; duhet edhe ta çarmatosësh moralisht e ligjërisht. Demokracia nuk është hakmarrje, por as nuk duhet të jetë e pafuqishme përballë atyre që duan ta përdorin si mburojë për shkatërrim.
Përpara kësaj që na pret duhet të jemi të parapregatitur, befasia shkakton tragjedi.