Mexhit Demiri*
Gjatë periudhave të ndryshme janë dukur disa ndryshime të pjesshme në stemën e Flamurit të Skënderbeut, duke i hequr ose shtuar ndonjë simbol të ri, por pa prekur dy simbolet thelbësore: Fushën e kuqe dhe trajtën e shqiponjës dykrenore, me krahë të shtrirë në mes të flamurit.
Çdo komb e shtet e ka flamurin e vet. Ai është simboli kryesor i çdo vendi. Flamuri e stemat kanë funksione in- detifikuese. Flamuri ynë kom- betar simbolizon kombin e atdheun, dhe radhitet nga më të vjetrit që vazhdon të prakti- kohet. Siç e thekson edhe Konica, ky flamur është nga më të drejtët sepse asnjëherë nuk priu në mësymje të shqiptarëve kundër vendeve te tjera.
Dy elementet kryesore të Flamurit tonë Kombëtar që nuk kanë ndryshuar gjatë shekujve, janë: Fusha e kuqe dhe shqiponja e zezë dykrenore. Këto dy elemente të flamurit na i jep për herë të parë humanisti shqiptar, historiani e bashkëkohësi i Skënderbeut, Marin Barleti, në veprën “Historia e Skënderbeut” ku thotë se Heroi shkonte në luftë “me flamur të kuq dhe shqiponja të zeza dykrenore”.
Fusha e kuqe simbolizon luftërat për liri që nga koha e ilirëve, paraardhësve tanë. Stema e shqiponjes dykrenore është shpre- hje e trojeve ku kanë jetuar të parët tanë, ilirët, brez pas brezi dhe jetojnë shqiptarët, nga më të lashtët e Kontinentit Europian. Nëse për fushën e kuqe të flamurit nuk ka patur diskutime, për origjinën e shqiponjës dykrenore është diskutuar gjatë dhe vazh- don të diskutohet nga historianë e studiues. Janë hedhur teza të ndryshme, deri dhe tek ndonjë hamendisim, që e nxjerr shqipon- jën dykrenore me origjine “Bizantine”. Por argumentet me të pa kontenstueshme, të mbështetura në të dhënat historike, që përputhen me ato arkeologjike, një pretendim të këtillë e hedhim poshtë lehtësisht. Është dokumentuar që shqiponja dykrenore në formë grafike e ka zanafillën tek paraardhësit tanë, ilirët, që nga shekulli i VI-të, p.e.r, fakt, i cili dëshmon, që kjo formë grafike e shqiponjës dykrenore nuk është huazuar nga popujt e tjerë, pas kësaj kohe.
Kur flasim për shqiponjën dykrenore në Ballkan, janë iliro-arbërit që e kishin dhe si rrjedhojë ata ua dhanë të tjerëve. Perandorët bizantin e përvetësuan nga Arbërit dhe e fiksuan në stemë ne fillim të shek. XIII. Në këtë kohë te shqiptarët e kemi tek Dera e Gropajve (shek XII), kurse për Derën e Kastriotëve, dihet se e kishin paraardhësit e Skënderbeut para shek XV. Aranitët e kanë zanafillën e dokumentuar që nga shek i XI.
Bizanti nuk e krijoi as në art, në religjion as në simbolikë, shqiponjën. Ky qyteterime gjeti në pasurinë e popullit, e trashëgoi dhe e la trashëgim duke i marre dhe diçka nga shkëlqimi i saj sepse e përdori si simbol te pushtetit tokësor, ndryshe nga iliro-arbërit që e përdornin si simbol kulti.
Për të ndriçuar origjinën e lashtësisë së shqiponjës dykrenore studiuesit, më në zë të heraldikës, ndër ta historiani Jaho Brahaj, janë mbështetur, veç të dhënave historike arkiologjike edhe tek mjetet e brendëshme të pasurisë shpirtërore e materjale të paraardhësve tanë (te parailirët dhe ilirët) duke sjellë një risi të re në hulumtimet e tyre.
Që në kohët e lashta banorët Pellazgë (protoilirët) kanë besuar në fuqitë e mbinatyrshme duke menduar se ato i paraprinin ifatit të tyre. Ata besonin se nga hyjnitë varej lindja dhe vdekja, sëmundjet dhe shëndeti, moti i thatë që sjell urinë dhe moti i mirë shiun, që sjell begatinë. Kjo solli që besimi të jëtë i drejtuar tek objektet e natyrës e fenomenet e saj që me hyjnizimin e tyre be- sonin se mbroheshin dhe luteshin para tyre, që të kishin fat e mbarësi.
Në lashtësi, Dielli ishte objekt kulti. Shqiponja dykrenore përfaqësonte fuqinë k diellore dhe kryehyjninë (Zeusin) në botën tokësore dhe në atë të përjetëshmen. Dielli, sipas besimeve të lashta, lëvizte në kupën të qiellore e drejtuar nga shqiponja ose “Nëna e Madhe e Dritës”, në drejtim të lindjes, nga ku kishte të drejtuar njërën kokë (ndriçonte të botën tokësore gjatë ditës) dhe në perëndim për ku e përcillte diellin, nga ku e kishte drejtuar tjetrën kokë (ndriçonte botën e përtejme gjatë natës).
Njerëzit e lashtë nuk e kishin idenë e të rrumbullaksisë së tokës. Në idenë e paardhësve tanë u krijua përfytyrimi, “simboli i shpendit të dyzuar” që simbolizonte diellin si në dy pozicionet e tij. Shqiponja e dyzuar që tërhiqte diellin në dy drejtimet e tij, lindje e e perëndim (duke krijuar ditën e natën, dritën Ne dhe errësirën), është paraqitur skematikisht e si një shpend me dy kokë. Sipas përfytyrimeve të moçme mitologjike, dhe të besimit të ilirëve, shqiponja me dy kokë, është simbol i lumturisë tokësore dhe i dritës, por dhe i furtunave, mbasi në flatrat e saj, mbante bërthamën e zjarrit e të dritës, rrufenë.
Shqiponja e flamurit e ka zanafillën pikërisht tek besimet e motshme të popullit tonë që këtë shpend të fuqishëm e hyjnizonte. Që në kohët e lashta, shqiptarët e kanë paraqitur shqiponjën në objekte kulti dhe në artin popullor përpara se ta vendosnin në stemat e tyre. Shqiponjën me dy krerë e gjejmë në tempullin pellazg të Dodonës dhe në mburojën e luftëtarit ilir të shek VI-të p.e.r e zbuluar në trevën e fisit ilirë të Ja- podëve dhe në monumente të tjera kulti e në zbukurimet me veshje tradicionale Ilire. Në inventarin e varseve e të togzave, janë dëshmuar objekte kulti me motive shpendi me dy kokë që datohen në shek. e V-të p.e.r zbuluar e botuar nga historiani e studiuesi Dilaver Kurti, në tumat e Matit, trevë e Pirusve te lashte. Shqiponja dykrenore e zbuluar në kryeqendrën e Ilirisë në Mat, në Tempullin e Dodonës dhe në trevën e fisit ilir të Japodëve, përjashtojnë çdo ndikim të kulturës-bizantine siç mund të hamendësojë ndokush.
Shqiponja në lashtësi ka zbukuruar “monedhat e ilirisë, si monedhat e Lidhjes Epiriote, Bylisit, të Orikut e të Apolonisë”. Në këto monedha të Ilirisë, paraqitur në nuzmatikë, perendia më e adhuruar është shqiponja (Zeusi), pas këtij vjen Zana (Artemisi) dhe Kaprolli (dreri). Perandori ilir i Romës Kostandini për herë të parë kishte simbol të tij shqiponjën dykrenore. Po këtë simbol pati edhe mbretëria shqipëtare nën sundimin Anxhuin.
Në mesjetë shqiponja dykrenore është simbol heraldik i disa familjeve fisnike shqiptare. Që me fillimin e shek. XII-të e njohim si simbol heraldik tek Principata e Arbërit, tek Dukagjinët. Po në këtë shek- ull, shqiponja dykrenore është emblemë heraldike e disa fisnikëve të Muzakajve, Kastriotëve, Aranitëve, Topijave, Balshajve e të Gropajve. Atë e kemi edhe në Loshnicë të Kosovës. Kaq shumë është praktikuar e paraqitur shqiponja të arbërit në flamuj dhe emblema të ndryshme, saqë ky simbol, sipas disa studiuesve të Mesjetës, përcaktoi dhe emrin shqipëtar.
Në këtë periudhe Gjergj Kastrioti Skëndërbeu praktikonte në vulën e tij shteterore, krahas shqiponjës dykrenore edhe yllin gjashtëcepësh në krye të saj e praktikuar edhe nga Balshajt e Muzakajt, që mendohet se simbolizonte bashkimin e dy prej prencipatave, atë të Balshajve ne veri dhe ate te Muzakëve ne Jug te vendit, me Deren Princerore te Kastrioteve.
Autenticiteti i shqiponjës dykrenore dëshmohet edhe në dokumente arkivore. Në një prej tyre shkruhet: “Arbërit në nderim të zotit, morën si emblemë e shenjë të tyre kombëtare shqipen dhe e vunë në flamur të tyre… këtë shenjë princesha Olimbia e Toskërisë e shpuri në Maqedoni, pastaj me anë të Lekës së Madh u përhap në të gjithë botën e njohur, të motshme. Leka i madh e çoi këtë shenjë në Itali, nga e morën romakët e vjetër dhe prej këtyre e morën bizantinët dhe kombet e rinj që e kanë sot…”. Shqiptarët mbretin e tyre Pirron e quajtën “Shqype”. Ky u tha: “në jam unë shqypja, ju jini zogjt e shqypes”. Shqiponja në lashtësi, ishte simbol i shpirtbardhësisë dhe I plotfuqishmërisë qiellore, në tokë.
Shqiponja dykrenore me në krye yllin gjashtëcepësh përbën stemën e flamurit të Skëndërbeut. Prof. Kristo Frashëri vëren, nga të dhënat dokumentare, të padiskutushme, “Stema e flamurit të Skëndërbeut kishte një shqiponjë dykrenore me ne krye një yll gjashtëcepësh” që dëshmohet në dy letrat e heroit, të viteve 50′ të atij shekulli. Kjo tregohet edhe nga të dhënat arkeologjike. Në monumentin e ngritur me 1500 nga Donika Kastrioti, në Napoli (Itali) ku prehet nipi i Skëndërbeut, Konstadin Kastrioti, gjendet pllaka ku është gdhendur shqiponja dykrenore me në krye yllin, simbolikë që e përdorte Skëndërbeu në vulën shtetërore në dhjetë vjeçarët e fundit të jetës së tij. Këtu mund të lindi një pyetje. Mirë që shqiponja dykrenore është dokumentuar tashmë nga të dhënat arkeologjike me origjinë në truallin iliroarbëror, po për yllin gjashtëcepësh ç’mund të thuhet?. Nga të dhënat, mendohet se dhe ylli gjashtëcepësh rrjedh nga trualli arbëror dhe nuk është i huazuar. Ai është simbol i traditës dhe i pasurisë shpirtërore të paraardhësve tanë, Ilirë. Në një pllakë bronzi, me paraqitje kulti, zbuluar në rrethinat e Shkodrës, Gostil, që i përket shek VI-të p.e.r, në qendër të pllakës konturohet “Dielli” me dy krahë dhe “yllëtha” gjashtëcepësh anash, ku tufa e rrezeve të di- ellit kufizohet me dy shqiponja perballë njëra tjetrës që tregon se dhe ylli gjashtëcepësh ashtu si shqiponja, rrjedh në truallin iliro-arbëror që në periudhat e hershme historike.
Nga dy elementet e stemës së Flamurit të Skënderbeut (shqiponja dhe ylli gjashtëcepësh) shqiponja është parësore, përcaktuese, po dhe ylli është një simbol i qënësishëm. Nëse shqiponja dykrenore për iliro-shqiptarët ishte shenje e tyre e mocme qe ne traditen e tyre besohej se te jepte force, guxim e lavdi (paske veshtrimi si shqiponje, fluturon si shqipe) ylli ne krye te shqiponjes ka qene symbol i bashkimit te fiseve dhe i principatave epiriote-arberore dhe ne traditen popullore besohej se ai sillte fatbardhesi e mbaresi qe e gjejme ne shprehjet ” paska lindur me yll ne balle” ” qenkerka porsi ylli i mengjesit”
Flamuri i Skënderbeut, siç dëshmohet, kishte fushë të kuqe dhe shqiponje dykrenore në mes të saj. Marin Barleti thotë: ” krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike dhe kanë sunduar në Epir me lavdi e fatbardhësi.. se shqiponja dykrenore ka qenë simbol i hershëm pushteti i familjes së Kastriotëve.. se ky princ shumë i fuqishëm përdorte një shqype dykrenore mbi një fushë të kuqe..”.
Ky është flamuri i Gjergj Kastrioti Skënderbeut që trashëgohet brez pas brezi. Historia e këtij flamuri fillon me 28 nëntor 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti atë mbi kështjellën e Krujës. Ai flamur që u ngrit nga dora e Skënderbeut në Krujë, u shpalos tre muaj me vone në Lezhe me 2 mars 1444, diten e mbledhjes se Princave shqiptar, te cilet formuan Besélidhjen, Lidhjen e Lezhës, nje nga aktet më të mëdha të historisë sonë kombëtare qe shenon formimin e kombit tonë. Në Kuvendin e Lezhes, ku zuri fill Besëlidhja kombetare, princat kryesor, thuajse nga të gjithë trevat arberore, pa dallim feje, si katolik latin dhe ortodoks (tregon se shteti shqiptar mesjetar ishte një bashkim politikoetnik e jo mbi baza fetare), njohën e zgjodhën Skenderbeun prijës dhe u rreshtuan që të gjithë pas flamurit të tij, në paqe në luftë, pavarësisht se çdonjeri prej atyre kishte flamurin e vet. Flamuri i Skenderbeut u bë simbol i unitetit kombëtar. Me kete flamur Skenderbeu u priu shqiptarëve në beteja për 25 vjet me radhe duke thyer sulmet e njëpasnjeshme të Perandorisë Osmane, më e madhja Perandori e asaj kohe.
Edhe pas pushtimit të gjatë osman Flamuri i Skënderbeut u priu shqiptarëve në betejat legjendare dhe nuk u pèrul asnjëherë. Këtë e dëshmojnë disa dokumente té kohës. Ne trevën e Matit, në vitet 1702- 1703, dokumentohet nga arkivat osmane, ruajtja dhe praktikimi i flamurit kombëtar. Kryengritësit e këtyre viteve të katundeve Bushkash, Baze e German, thuhet se mbanin në duar flamurin e tyre. Ngjarjet e ké tyre viteve ku përmenden banorët dhe udheheqësit me flamur që lëviznin nëpër fshatra, nuk janë të shkëputura. Në gunën e veshjes tradicionale të Matit ruhet shqiponja dykrenore. Në këtë truall, në Dukagjin tè Matit ku është organizuar Kuvendi i vitit 1601-1602, dihet se ato e njihnin flamurin e Skënderbeut, mbasi në vulën me të cilën u vertetuan vendimet e këtij kuvendi, është simboli me shqiponjën dykrenore. Edhe Mirdita fqinjë, Kruaja e Dibra ashtu si edhe krahinat e tjera kanë ruajtur gjatë shekujve të robërisë Flamurin Kombëtar shqiptar.
Ne shekujt e okupimeve huaja, shqiptarët e ruajtën simbolin e tyre si në atdheun e vet ashtu edhe në mërgim, në Itali e në vende te tjera. Asnjë flamur nacional në Europě nuk ka vazhdimësi në pesë shekuj. Flamuri Kombetar Shqiptar renditet si më i vjetri në kontinent. Himarjotët gjatë pushtimit osman ruanin të drejtën e lundrimit në detrat e perandorisë me flamurin e tyre kombetar. Karamahmut Bushati, ne pranveren e vitit 1976 ngriti flamurin në një kuvend me krerët e veriut në Podgorice.
Në Epoken e Rilindjes sone Kombetare, bashke me ringjalljen e vlerave tona te Epokës së Skenderbeut, rilindi edhe Flamuri ynë Kombetar, té cilin e ngritën lart në vitet e stuhishme, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, çetat, kryengritjet popullore dhe kuvendet patriotic. Në dokumentet thuhet se mě1889 shpaloset në Bruksel flamuri ynë kombëtar si ai që pati Heroi ynë. Me 1907 ai festohet ne udhet e Bostonit (Amerike) dhe me 1908 me ndihmën e patriot Dervish Hima, hyri në Shqipëri. Eshte ky namur qe valol në ndeshjet e bete jave, në mashkullor e Kaçanik, në Deçan e Tuz, ne kuvendet luftarake të Ferizajt, Greçes e Junket, të Sinjës e Cepës qe i hapën mrugën Kuvendit të Madh të Kombit në Vlorë më, 28 nëntor 1912, Kuvend që shpalli lirinë e pavarësinë e mbarë trojeve shqiptare që përf shiheshin në katër vilajetet e Perandorisë Os mane dhe afirmoi edhe një herë njësinë e këtij kombi, të drejtën e tij për të jetuar i bashkuar në trojet e veta historike.
Eshtë ky flamur që u priu luftëtarëve të lirisë dhe u ngrit lart në luftrat e fundshekullit XX-së, në Kosovën martire, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që çoi në çlirimin e pavarsinë e Kosovës dhe u prinë shqipëtarëve kudo që janë, në Preshevë e Bujanovsk për t’u çliruar nga shovinistët serb dhe në trevat e tjera shqiptare, në Maqedoni e Çamëri për lirinë e të drejat qytetare që shqiptarët të jenë një komb i bashkuar në trevat e veta historike.
NDRYSHIMET NË STEMËN E FLAMURIT TË SKËNDERBEUT
Gjatë periudhave të ndryshme janë dukur disa ndryshime të pjesshme në stemën e Flamurit të Skënderbeut duke i hequr ose shtuar ndonjë simbol të ri, por pa prekur dy simbolet thelbësore: fushën e kuqe dhe trajtën e shqiponjës dykrenore me krahë të shtrirë në mes te flamurit (Flamuri Kombëtar i sotëm).
Gjatë luftës së parë botërore që i kushtoi njerëzimit miliona viktima dhe liria e pavarësia e popullit shqiptar ishin në rrezik të zhdukeshin, si dhe pas saj. Konferenca e Paqes në Paris, kërcënonte qenien e popullit shqiptar si komb i lirë dhe i pavarur, forcat përparimtare atdhetare e demokratike shqip- tare, bënë një stilizim të rëndësishëm. Ata vunë mbi shqiponjën yllin pesë cepësh, simbol i lirisë dhe i trashëgimisë historike ashtu si ylli gjashtëcepësh. Në një dokument të Arkivit të Shtetit, thuhet:” mbasi Shqipërinë e shkelen shumë popuj të egër, Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, duke dashur që tju kujtoje shqiptareve kohërat e shkura të madhèrise se tyre e deklami zyrtarisht shenjën e mocshme shqiponjen duke shtuar edhe yllin me pesë cepe te femijes se tij” E njeta dëshmi jepet edhe në dokumentacionin e Urdherit Jezuit, te ketij institucioni.
Atdhetarit përparimtare shqiptare me yllin pesé cepesh deshironin të tregonin, mesa duket qe njerezimin ta frymëronte paqia, liria e demokracia, prosperitet e bashkpunimi, dhe jo grindjet e përçarjet, luftrat, gjakderdhjet. Ata deshironin gjithashtu që popujt dhe shtetet e tyre, të mëdhenj e te vegjel, te respektonin popullin shqiptar, të drejtat e tij kombetare, për liri e pavarësi. Te drejtën për të vendosur vete mbi fatin e vet.
Flamuri me yllin mbi krye të shqiponjës u bë në këtë periudhe kushtrim lirie në mbare trojet shqiptare. Fakti që shoqata kulturore “Skenderbeu” me qendër në Pejë të Kosovës mbante që më 1916 Flamurin Kombëtar me yllin pese cepësh dhe në Kongresin e Lushnjës (janar 1920), por dhe më parë, Flamuri Kombetar mbante yllin pesë cepësh mbi krye të shqiponjës dykrenore, identike me até te shoqërisë së “Skënderbeut” tregon jo vetëm për lidhjet e bashkëveprimin e atdhetarëve sh qiptar, brinda e jashtë kufijeve të Shqipërisë, por dhe për atë që ata tashmë ishin bërë të njohur me hershmërinë e emblemës së flamurit tonë kombetar, me shqiponjën dhe yllin gjashtë e pesë cepesh mbi krerët e saj.
Në periudhën e mbreterise se Zogut flamurit i behet nje ndryshim tjetër. Mbi koken e shqiponjës vihet përkrenarja e Skëndërbeut e trashëguar që nga Pirrua i Madh. Në kohën e pushtimit fashist të vendit, flamurit tonë iu ngjitën anash sopatat e Liktorit (shenjë e mbretërisë së Viktor Emanuelit të Italisë). Gjatë periudhës së Luftès Nacionalçlirimtare. në Konferencën e Pezës që u mbajt mě,16 shtator 1942 u vendos përsëri ylli pesë cepësh në Flamurin Kombëtar që partizanët e mbanin atë në kapat e tyre. Partizanët shqiptar, që bënë sakrifica të panumërta për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë nuk e huazuan atë nga “të tjerët”, por e trashëguan, ndoshta pa e ditur këtë, nga forcat përparimtare atdhetare të popullit tonë.
Pas çlirimit nga viti 1944 e deri më 1992 Flamuri Kombetar kishte në mes një yll pesecepësh të qëndisur me fije ari, mbi kreret e shqiponjës. Pas vitit “92” flamurit iu hoq ylli si” Simbol i Komunizmit”.
Për origjinën shqiptare të yllit, Sami Frashëri, ideologu i Rilindjes Kombëtare, shkruan:” edhe në monedhat e Shqipërisë do të ketë një shqipe me një yllë mbi ballë”, të cilin, Sami Frashëri e quante “shenjën™” e motshme të Shqipërisë.
Simbolet e çdo lloj, veçanërisht simbolet e flamurit tonë kombëtar, shqipja dykrenore me një yll mbi krye, përkrenarja e Heroit, janë krenaria e kombit tonë, të krijuara gjatë luftrave e përpjekjeve shekullore nga mençuria, kultura, guximi e trimëria e popullit tonë. Ata i përkasin mbare kombit, janë trashëgimia më e vyer dhe mè e ndritur e tij.
Kombi Shqiptar kremton më 28 nëntor 105-vjetorin e Pavarësisë dhe të ngritjes sé Flamurit tonë Kombëtar nga dipllomati dhe dietari i shquar Ismail Qemali. Le të mbetet kjo Ditë e Madhe historike, dita mé e gëzueshme e bashkimit mbarë kombëtar, nden Flamurin kuq e zi, kryesimbol i kombit shqiptar.
*Studiues
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë
Shqipëria Etnike përfshin të gjitha trojet shqiptare nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez me gjithsej 165 mijë km².
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë është sa 55 % e Italisë.
Shtrirja gjeografike veri-jug e Shqipërisë Etnike nga veriu i Nishit deri në jug të Peloponezit është afërsisht 1.000 km.
Shqipëria Etnike përfshin trojet shqiptare nga Nishi në Artë edhe të gjitha trojet e arvanitëve si Thesalia, Etolia, Beotia, Athina, Peloponezi, Eubea, disa ishuj të Egjeut edhe të gjithë Ishujt Jonian.
Shqipëria Etnike nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez e ka shtrirjen gjeografike veri-jug sa nga Firenze deri në Siçili në Itali.
Madje shtrirja veri-jug e Shqipërisë Etnike është e barabartë me shtrirjen veri-jug të Spanjës.
Edhe me shtrirjen veri-jug të Francës është e barabartë.
Madje edhe me shtrirjen veri-jug të Britanisë së Madhe është e barabartë.
Në Europë vetëm Italia, Suedia, Norvegjia e Finlanda e kanë shtrirjen veri-jug më shumë se Shqipëria Etnike.
Kurse Spanja, Franca e Britania e Madhe e kanë shtrirjen veri-jug të barabartë me Shqipërinë Etnike edhe prandaj kur të shikoni në harta Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe gjithëmonë mendoni që edhe Shqipëria Etnike e ka shtrirjen veri-jug sa këto vende.
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2-fish se sa është në të vërtetë
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 2,4 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serb edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 3,4 milionë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,8 milionë shtetas serbë.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë kurse Beogradi ka 600 mijë banorë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,8 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë serbët e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës, Kroacisë dhe Bosnjes bashkë janë vetëm 5,8 milionë. Kurse të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë më shumë se 2-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,8 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5,5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 250 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë kurse 40 % e deklarojnë veten serbë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.