Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjuhëtari i njohur: E rëndë për gjuhën nëse do kemi një luftë dialektesh!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Gjuhëtari i njohur: E rëndë për gjuhën nëse do kemi një luftë dialektesh!
EnciklopediKryesoreKulture

Gjuhëtari i njohur: E rëndë për gjuhën nëse do kemi një luftë dialektesh!

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

Gjuhëtari Rami Memushaj, në një intervistë për “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga ngriti shqetësimin mbi luftën e dialekteve gegërisht-toskërisht në Shqipëri. Gjuhëtari tregon se si Sali Berisha për vite me radhë është ngritur kundër standardizimit të gjuhës shqipe dhe kërkon që të ndryshohet gjuha shqipe. Një nga gjërat më të rënda, thotë Memushaj, është të fillojë lufta e dialekteve.

“Në Kosovë nisi me Arshi Pipën që në vitin 1989 botoi një libër Neë York ku ngrihej kundër standardizimit të gjuhës shqipe. Thoshte se ishte e panevojshme që shqiptarët ashtu siç shqiponja kishte dy krerë duhet të kishte dhe dy dialekte.

Gjeti jehonë kjo pas ndryshimeve demokratike. Disa gjuhëtarë në Shqipëri u ngritën dhe thanë se gjuha shqipe është standardizuar me urdhër administrativ. Ishte krejtësisht e pavërtetë. Ndër ta ishte dhe drejtori i Institutit të Gjuhësisë në Tiranë, Bahri Beci.

- Publicitet -

Më pas një rreth intelektualësh shkodranë që u quajtën gjuhëtarë dhe bënë një memorandum që thuhet se e nënshkruan 400 gjuhëtarë shkodranë, por 400 nuk ka në gjithë hapësirat shqiptare. Tani ka rreth 200 profesorë të gjuhës shqipe. Kjo u mbështet tek politika, sepse vetë Berisha ka deklaruar në nëntor të 2021-shit në Universitetin e Shkodrës:  “Unë e kam parë që në fillim, nuk jam dakord. Kongresi i Drejtshkrimit ka gabuar në vendimin e tij.”

I ka thënë dhe në Kosovë këto në 2017. Gjuha standarde është një arritje mbarëkombëtare dhe mori miratimin e gjuhëtarëve nga të gjitha hapësirat, madje dhe diaspora dhe arbëreshët e Italisë. Madje gjuha standarde është zbatuar për herë të parë në Maqedoni.

Që nga vjeshta e vitit 1966 doli në gjuhën letrare dhe në shkurt 1967 në një artikull që u tha se pse zgjodhën gjuhën letrare, thanë sepse ky është një kontribut për kombin, megjithëse kombi tani është i përçarë politikisht.

Nga kontestimet e pas viteve 2000 që e quajtën se shqipja që flitet në Kosovë ka status minoritar në krahasim me shqipen, këtu erdhën edhe nga shtytja e krahinorizmit, për të bërë gjuhën dardane. Kjo është për të ardhur keq dhe ka një grup atje që vazhdojnë këtë luftë dhe helmojnë brezin e ri. Janë anëtarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës, ka dhe pedagogë të departamentit të gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës, që i përmbahen kësaj vije.

Para pak kohësh më erdhi një video ku një gjuhëtar kishte dalë dhe thoshte se gjuha e një reperi me një nga këto këngët që nuk kuptohen, duhet të jetë gjuhë standarde. Unë them se këta njerëz janë pak të lexuar se po të lexosh dhe kundërshtarët e gjuhës standarde si Arshi Pipa, e venë në dukje që toskërishtja qe e standardizuar se e kishin bërë Noli dhe Konica kurse gegërishtja nuk qe.

Në 1944-ën në një libër që quhet ‘Trimonografi në albanologjike’ thuhet që toskërishtja ka standardin e vet, ndërsa gegërishtja i ka gërryer shumë format e fjalëve, i ka ngrënë zanoret etj. Varianti i Shqipërisë së Mesme thotë se nuk ka traditë letrare dhe kjo është e vërtetë dhe kosovarishtja nuk ekziston si gjuhë e shkruar.

Në Shqipëri në 1972-shin faktori politik ishte që mbështetej financiarisht organizimin e një Kongresi të Drejtshkrimit. Përndryshe shtytja erdhi nga Kosova sepse ata zbatuan të parët rregullat e drejtshkrimit. Nxitja erdhi andej.

Sali Berisha dy vjet më parë shkon në Shkodër dhe thotë duhet ndryshuar gjuha, pra ka dhe këtu shtytje, por këtu po vijnë duke u shuar. Tani rreziku më i madh është nga shpërfillja e normave të standardit dhe këtu. Unë them që televizioni ka një meritë sepse kanë përhapur ligjërimin standard nga të katërta anët e hapësirës së Shqipërisë, ose ku janë shqiptarët. Cilësia e ligjërimit është duke rënë, po shkelen normat dhe po preken disa shtylla të gjuhës që e bëjnë gjuhën të veçantë.”, u shpreh gjuhëtari Memushaj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  • Çfarë është dukuria e rrallë optike e “qytetit lundrues” e shfaqur së fundmi në Gjirin e Lalzit
  • Tragjedi familjare në SHBA: Burri vret gruan, 6 fëmijët dhe veten
  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht

Komentet e Fundit

  1. Sidoqoftë arsyeja on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  2. Vlora 97 on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  3. Beu i Shurrelit on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  4. K R on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  5. Beu i Shurrelit on ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?