Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forca të shtuara në urën e Ibrit, KFOR: Pjesë e një trajnimi, mbetemi vigjilentë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Forca të shtuara në urën e Ibrit, KFOR: Pjesë e një trajnimi, mbetemi vigjilentë
KosovëLajmi i fundit

Forca të shtuara në urën e Ibrit, KFOR: Pjesë e një trajnimi, mbetemi vigjilentë

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodik, konfirmoi KFOR-i për Radion Evropa e Lirë.

Në deklaratën me shkrim, misioni tha se trajnimi po kryhet “për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Pa dhënë më shumë detaje rreth tij, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mbetet vigjilent”. Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.

- Publicitet -

Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar po ashtu se ka kryer disa trajnime. Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri.

Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur.

Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ngjashëm ka kërkuar të trajtohet edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e makinave, gjë të cilën Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri
  • EMRI: Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, çfarë dyshohet
  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit

Komentet e Fundit

  1. Xha teme analisti on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. Noci on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  3. Kokpalari 21 janarit on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  4. Turi qe sta nxuri on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Krimi lindi më 1992. on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?