Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar:  Formula për Sportet, kush duhet të konkurrojë për kuotat e reja të 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet >  Formula për Sportet, kush duhet të konkurrojë për kuotat e reja të 2023
AktualitetShoqëri

 Formula për Sportet, kush duhet të konkurrojë për kuotat e reja të 2023

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

 

E ndërsa maturantët i kanë dhënë tashmë të gjitha provimet e Maturës Shtetërore, nga ana tjetër universitetet kanë nisur të detajojnë procedurat se si do të zhvillohet aplikimi dhe konkurrimi për kuotat e pranimeve të vitit të ri akademik 2023-2024.

Një ndër strukturat e arsimit të lartë publik që regjistron një fluks të lartë aplikimesh për studime, është edhe Universiteti i Sporteve të Tiranës. Ndryshe nga sa ndodh me degët e tjera, për programet e sporteve, përzgjedhja e fituesve sipas numrit të kuotave të miratuara, bazohet në dy kritere, që janë testet praktike që do të zhvillohen nga secili konkurrent në muajin gusht, si dhe mesatarja e studimeve të shkollës së mesme (përfshirë këtu edhe provimet e maturës).

- Publicitet -

Autoritetet e këtij Universiteti kanë shpallur tashmë rregulloren me kriteret se si do të garohet për të vijuar studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës përgjatë vitit të ri akademik. Së bashku me rregulloren janë detajuar edhe modelet e testeve praktike që do të duhet të kalojnë maturantët (vajza dhe djem) gjatë konkursit që do të zhvillohet në muaji gusht, të cilat gjenden në faqen zyrtare të këtij universiteti.

Kush ka të drejtë të konkurrojë?

Sipas vendimit të marrë, katër janë kushtet që do të duhet të përmbushë çdo kandidat që do të garojë këtë vit për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të ciklit të parë “Bachelor” në një nga degët e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Konkretisht, të drejtë për konkurrimin praktik që do të bëhet në Universitetin e Sporteve e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore dhe që plotësojnë kriterin e notës mestare sipas vendimeve në fuqi. Së dyti, këta kandidatë duhet të kenë plotësuar detyrimisht formularin A2, në të cilin duhet të kenë listuar degët e sporteve si preferenca për vijimin e studimeve të larta. Kushti i tretë që duhet të përmbushin është detyrimi i shlyerjes së tarifës së konkurrimit. Gjithashtu duhet të keni bërë regjistrimin përfundimtar pranë degës së informacionit studentor dhe regjistrimeve në këtë universitet sipas afateve të përcaktuara. Ndërkohë që kushti i fundit është se duhet të keni plotësuar edhe kartelën shëndetësore sipas formatit të përcaktuar nga ky institucion i arsimit të lartë publik.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

 

Rregullat e konkurrimit

Autoritetet sqarojnë se konkurrimi praktik do të nisë në orën 9, ndërkohë që paraqitja e konkurrentëve do të bëhet në orën tete. Datat e zhvillimit të konkurseve praktike do të shpallen një javë parë.

Sipas tyre, do të lejohen të hyjnë në ambientet ku zhvillohet konkursi vetëm kandidatët e listës së shpallur për konkurrim, të cilët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi. Nëse nuk keni me vete pasaportën ose kartën e identitetit nuk do të lejoheni të merrni pjesë në konkurrim.

 

Formula për shpalljen e fituesve

Dy janë testet në të cilat do të zhvillohet konkurrimi, kërcim për së gjati , si dhe testi cirkuit. Kandidati konkurrues duhet të marrë së paku 10 pikë në testimin e konkursit praktik. Nëse merr më pak se sa ky kufi do të s’kualifikohet nga gara.

Shpallja e fituesve që do të pranohen në programet e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, si dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të përcaktohet nga pikët që kandidatët do të sigurojnë nga vlerësimi i mesatares së Maturës Shtetërore, si dhe pikëve të konkurseve të pranimit, të cilat kanë nisur të zhvillohen. Për pranimet në secilin program studimi, kandidatët janë të detyruar të konkurrojnë në dy teste praktike, që janë kërcim së gjati nga vendi dhe testi kompleks koordinativ ose siç njihet ndryshe testi cirkuit. Shumatorja e pikëve të grumbulluara nga këto dy teste do të japin nivelin e pikëve të fituara nga konkursi për testin praktik. Këto pikë të mbledhura edhe me ato të fituara nga mesatarja e shkollës së mesme do të përbëjnë edhe rezultatin total të konkursit me të cilin çdo kandidat vajzë apo djalë do të jetë fitues.

Raporti ndërmjet konkurimit praktik dhe mesatares së kandidatit është 70 për qind me 30 për qind, çka do të thotë se testimet praktike do të kenë edhe ndikimin më të madh në shpalljen e fituesve të rinj që do të shpallen për kuotat e pranimeve të këtij viti. Për kandidatët që konkurrojnë për të hyrë në ciklin e parë “Bachelor” bëhet e ditur se duhet që të grumbullojnë minimum 1o pikë nga 70 të mundshme të konkurrimit praktik. Kandidatët që konkurrojnë në këto programe studimi duhet të plotësojnë edhe kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore të dorëzuar në fazën e regjistrimeve për hyrjen në testet praktike të secilit fakultet.

 

Konkurrimi do të zhvillohet në programet:

  • Shkencat e Lëvizjes
  • Shkencat e Rehabilitimit
  • Fushat e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?