Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Këta janë autorët dhe viktimat e Velipojës, detajet si ndodhi sherri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Këta janë autorët dhe viktimat e Velipojës, detajet si ndodhi sherri
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Këta janë autorët dhe viktimat e Velipojës, detajet si ndodhi sherri

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Policia e Shkodrës vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku (në foto), pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë të cilët akuzohen si ekzekutorë të Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe kunatit të tij Arsid Hoxha, 22 vjeç. (Hoxha rezulton burri i motrës së Ersildit).

Ndërkohë sot u arrestuan dy persona, që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit.

Si ndodhi ngjarja:

Kujtojmë se ngjarja  e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës, 19 gusht. Zanafilla e konliktit mes dy vëllezërve Frroku dhe viktimës Ishmi daton që më 28 qershor.

- Publicitet -

Në atë kohë, një konflikt kishte shpërthyer mes punonjësve në hotelin e dy vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frrokut. Njëri prej kuzhinierëve të këtij hoteli u konfliktua me kamarierin. Në ndihmë të këtij të fundit erdhi Ersild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me të dhe kishte ndërhyrë për të zgjidhur situatën, por përfundoi në prangat e Policisë pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin.

Më tej ai u largua nga vendngjarja dhe blutë bënë të mundur arrestimin e tij vetëm disa orë më pas.

Ndaj 33-vjeçarit Gjykata më pas ndryshoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë dhe shkoi në hotelin “Holiday”.  Si duket 33-vjeçarit nuk i kishte dalë “inati” dhe  rreth orës 21:00, së bashku me kunatin e tij, Arsid Hoxhën, shkuan në hotelin e dy vëllezërve Frroku ku dhe pas konfliktit me ta u qëlluan me armë zjarri.

Fatkeqësisht plumbat në drejtim të Hoxhës dhe Ishmit rezultuan fatalë për të rinjtë. Arsid Hoxha mori dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33-vjeçari u vra me tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Pavarësisht ndihmës dhe përpjekjes së bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë, 22-vjeçari Arsid Hoxha dhe 33-vjeçari Ersild Ishmi nuk arritën të mbijetonin si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • pilo Lala says:
    August 20, 2024 at 11:15 am

    Fatkeqesisht Veriu vazhdon te jetoje me mendesine e Kanuneve, pa e kuptuar qe arma te vret, shkon ne te semes.
    Ne kete Shtet nuk fiton njeri nga sherri, ai qe vritet iken per lesh, ai qe e vrau do kaloje jeten ne burg.
    Prandaj kur mbani nje arme me vete, mendoni njeren nga te dyja , mund te vriteni ose te kaloni gjithe jeten ne burg.
    Te dyja palet do i lene gruan dhe femijet pa buke.

    Reply
  • 3D says:
    August 20, 2024 at 12:13 pm

    Kriminelë të uryer në vend se të lajmronin policinë vrasin njerëz gadi për kurgja

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 20, 2024 at 3:32 pm

    E drejte, para se te qellosh per ti vrare perse nuk therret policinë me mire.
    Mentalitet idiotesh mesjetar.
    Dy persona iken, dy kalojne jeten ne burg.

    Reply
  • Prostituta Kombetare sali says:
    August 20, 2024 at 10:00 pm

    Ke polici, policine e Mars apo te Uran?
    Ka 30 vjet qe punon pulicia prandaj ndodhin keto ngjarje!
    Ne cilin planet jetoni?!

    Reply
  • Tori says:
    August 21, 2024 at 5:15 am

    Shqiptar,,kta ishin ne shpi te vet,,,te zotet e shpise Kan then ,me Mir keta dy ne varr se ne,mund te ishin dy vellezerit viktimat,,,ky edhe me arrest shtepie edhe shkon e kercenin tjetrin ne pronen e tij,,,prandaj mos ha kot,,,

    Reply
  • Simon says:
    August 21, 2024 at 6:07 am

    Per ju qe komentoni pse nuk mori policine… ME DATE 28 QERSHOR VIKTIMA KANOS ME ARME lexoni artikullin. ARMEMBAJTJA PA LEJE DENOHET ME 7 VITE BUGIM. nuk fuksionon shteti polici, prokurori, gjykat, jane sisteme sot per sot antikombetare me qellime te paracaktuara per konflikt berje shthurje te rendit dhe siguris publike. Me ate veprim duhet te kryente 7vite burg viktima. Jo te lirohej te kryente te njetin veprim. Rezultati me viktima heren e dyte eshte i garantuar jo hipotetik.

    Reply
  • Artan says:
    August 21, 2024 at 6:38 am

    Therrit policine, thone keta, sikur kane te bejne me suedezë. Ja erdhi policia herën e parë, i shkoi prapë ky.

    Reply
  • durrsaku says:
    August 21, 2024 at 6:40 am

    Pilo Lala nuk po te ofendoj megjthese e meriton. Nuk mund te ofendosh njerezit sepse jane nga veriu apo diku tjeter sepse ata te pogradecit nuk ishin nga veriu. Ti nuk i ofrohes as tek maja e gishtave te kembes per kulture zones se Velipojes.

    Reply
  • LEON says:
    August 21, 2024 at 7:07 am

    Simoni e ka shkoqur muhabetin,.Keta dy viltimat shkuan per lesh,dolen te qethur.
    Shko njehere me arme ti,,shko dy here me arme ti ne shtepi te tjetrit,,po ti po shkon per lufte!
    Gjykimi Simonit me duket i Drejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?