Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Mbetën me orë të tëra poshtë rrënojave, këta janë tre të miturit që humbën jetën në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > FOTO: Mbetën me orë të tëra poshtë rrënojave, këta janë tre të miturit që humbën jetën në Kosovë
KosovëLajmi i fundit

FOTO: Mbetën me orë të tëra poshtë rrënojave, këta janë tre të miturit që humbën jetën në Kosovë

Published: February 3, 2025
Shpërndaje

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Ramë Mahmeti, Ideal Rama të dy 15 vjeç dhe Veton Morina 13-vjeç, u gjetën pa shenja jete nën rrënojat e banesës.

Sipas asaj që mediat vendase kanë bërë me dije deri më tani, mendohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në atë banesë kur ajo është shembur, teksa dyshohet se ata kanë qëndruar disa orë nën gërmadha derisa ngjarja u kuptua nga banorët e zonës të cilët lajmëruan Policinë.

- Publicitet -

Familjarët e tre të miturve kanë bërë të ditur se engjëjt e tyre do të varrosën ditën e nesërme në varrezat e fshatit në orën 14:00.

Në njoftimin mortor familjet e Ramës, Idealit dhe Vetonit shkruajnë se  humbja e tyre ka lënë një boshllëk e dhimbje të madhe.

Lidhur me këtë tragjedi më herët reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një reagimi zyrtar, ajo u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tre të miturve.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe”, shkruante Osmani në reagimin e saj në “Facebook”.

Një nga banorët e zonës më herët rrëfeu edhe momentet rrëqethëse teksa kërkonin të miturit nën rrënoja.

Ai tha se së bashku me prindërit e fëmijëve filluan t’i kontrollojnë, teksa zilja e telefonit të njërit prej tyre vërtetoi se ata ndodheshin poshtë rrënojave.

“U takova me prindërit e fëmijëve. T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgjuar telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Latium,Scutari says:
    February 3, 2025 at 2:34 pm

    Po Pse ? Gjynaf i madh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?