Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare
AktualitetKulture

FOTO: Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare

Published: June 1, 2026
Shpërndaje

Në ambientet e Kinemasë Millennium u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e dokumentarit kushtuar ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, një emër që prej dekadash mbetet sinonim i artit të madh dhe interpretimit të jashtëzakonshëm.

Dokumentari, me skenar dhe regji nga Iva Garo dhe Namik Ajazi, si dhe i prodhuar nga Mediavizion, vjen si një rrëfim i ndërtuar në vetën e parë, ku vetë Ndrenika, përmes kujtimeve, reflektimeve dhe emocioneve të tij, udhëheq publikun në një udhëtim të rrallë në jetën dhe karrierën e një prej artistëve më të dashur të shqiptarëve.

Përmes dëshmive të miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve ndër vite, dokumentari sjell jo vetëm madhështinë e artistit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenë dhe ekran, por edhe anën njerëzore të Robert Ndrenikës.

- Publicitet -

Një mesazh që përshkoi të gjithë mbrëmjen ishte se, ndërsa në skenë ai ka qenë një kolos i pakrahasueshëm, në jetën e përditshme ka mbetur gjithmonë një njeri i thjeshtë, i dashur dhe i afërt me të gjithë.

I dekoruar me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika mbetet një nga figurat më të çmuara të kulturës shqiptare. Por edhe Tirana, qyteti ku ai ndërtoi dhe jetoi një pjesë të madhe të historisë së tij artistike, tregoi se nuk është më pak mirënjohëse.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Asambleja e Shoqatës Tirana i akordoi Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës.

Mes duartrokitjeve të gjata dhe respektit të sinqertë të të pranishmëve, mbrëmja u kthye në një homazh për një artist që ka ditur të bëjë breza të tërë të qeshin, të lotojnë, të reflektojnë dhe të dashurojnë artin. Një mbrëmje që dëshmoi se emri i Robert Ndrenikës nuk i përket vetëm historisë së teatrit dhe filmit shqiptar, por edhe zemrave të publikut që e ka ndjekur dhe admiruar për më shumë se gjysmë shekulli.

Ky dokumentar nuk është thjesht rrëfimi i një karriere të jashtëzakonshme. Ai është portreti i një njeriu që u bë legjendë pa humbur kurrë thjeshtësinë, dinjitetin dhe fisnikërinë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Për këtë arsye, Robert Ndrenika mbetet jo vetëm një aktor i madh, por një institucion i gjallë i kulturës shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tamam ko(lloz) says:
    June 1, 2026 at 12:51 pm

    Bukur, propagandë më e lirë dhe bajate s’bëhet. Dhe tani që ta plotësoni tamam informacionin, shpjegojini pak lexuesit se cila është ajo shoqërusja komplet e panjohur që ka dalë në foto përkrah tij nga e dathta, dhe se sa pensione qyl merr aktori më i spikatur i teatrit të “kukullave” të regjimit komunist.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të Shqipërisë: Çfarë ndodhi
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës

Komentet e Fundit

  1. xxx on Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?