Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Qyteti i vogël në Japoni raporton mbi 452 dëshmi të UFO-ve vetëm gjatë vitit të kaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Qyteti i vogël në Japoni raporton mbi 452 dëshmi të UFO-ve vetëm gjatë vitit të kaluar
BoteEnciklopediKryesore

FOTO: Qyteti i vogël në Japoni raporton mbi 452 dëshmi të UFO-ve vetëm gjatë vitit të kaluar

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Një qytet i vogël, të cilin banorët e quajnë “shtëpia e alienëve”, pretendon se mund të jetë një vend ideal për pamjet e UFO-ve.

Lino-machi, me vendndodhje në distriktin Date në Fukushima të Japonisë, çdo vit ka qindra raportime, me disa prej tyre që sugjerojnë se ai vend është një magnet për tu vizituar jashtëtokësorët.

Me më pak se 5,000 persona që jetojnë në qytetin e vogël, shumë banorë besojnë se mungesa e dritave dhe ndriçimit është një faktor që i terheq ata dhe se si banorë, ata sigurisht janë duke mirëpritur miq të rinj, raporton Mirror.

- Publicitet -

Atje ka statuja të alienëve, e madje edhe një laborator për studimin e UFO-ve, ku shfaqen “fragmente nga anijet kozmike të rrëzuara”, me vizitorë të shumtë, numri i të cilëve shtohet çdo vit.

Nga laboratori pretendojnë se kanë hetuar afro 452 raportime të pamjeve në zonë vetëm gjatë vitit të kaluar, dhe thonë se kjo shifër është më e madhe se në çdo rajon tjetër. Qyteti ka edhe një muze, i cili përmban studime dhe dokumenta të CIA-së për të cilat thonë se janë të klasifikuara.

Shumica e pamjeve të alienëve në vitin 2022 erdhën nga mali i afërt Senganmori, me vizitorët që shpesh bënin një udhëtim në mënyrë që t’i shohin ata me sytë e vetë.

Sipas drejtorit të muzeut, zona e Fukushimës është goditur nga dukuri të çuditshme për shekuj me radhë. Toshio Kanno thotë se ngjarjet e çuditshme dikur i atriboheshin shpirtrave dhe magjisë – por kjo nuk bëhet më.

“Senganmori ka qenë i rrethuar nga mite dhe legjenda që nga kohërat e lashta, për shkak të fushës së tij të fortë magnetike”, deklaroi Kanno.

Dhe duket se ky mund të jetë vetëm fillimi i çdo gjëje.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për të transformuar qytetin në një ‘fshat UFO, ne u përqendruam në zhvillimin e një sërë produktesh të lidhura me UFO-t, duke përfshirë suvenire dhe ushqime të ndryshme”, shtoi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?