Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës, dalin detajet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës, dalin detajet
BoteKosovëKryesore

FOTO: Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës, dalin detajet

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Në kuadër të atij plani, për të cilin ka kuptuar Kosova Press, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

Sipas planit, pjesë e targetit për sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Mësohet se qëllimi i planit është përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara të cilat do të çonin në një konflikt të hapur mes Policisë dhe KFOR-it në njërën anë dhe eksponentëve serbo-rusë në anën tjetër, ku këta të fundit shpresojnë në mbështetjen e elementëve ushtarakë nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.

- Publicitet -

Për këtë qëllim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh në veri, për përfshirjen në skenarët e saj.

Ata janë pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada”, e cila dyshohet për përfshirje në shumë aktivitete kriminale atje, përfshirë edhe djegien e veturave të serbëve të veriut.

Disa prej drejtuesve të saj kanë njohje personale me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sikurse Vladimir Radivojeviq, i njohur me nofkën “Mami” nga Zveçani.

Se KFOR-i dhe pjesëtarët e saj janë cak i këtyre grupeve tregon edhe veprimi i datës 26.08.2022, kur ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it në veri, dhe i kishin publikuar të shoqëruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit që i përkasin.

Kosova Press mëson se personat e përgatitur për t’i sulmuar institucionet e sigurisë janë:

Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami”.

“Mami’ ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “atë e njoh” duke iu referuar “Mamit”.

Vladimir Radivojeviç, “Mami” ka lidhje të shumta politike dhe me grupe të ndryshme kriminale në veri të vendit. Është pjesë e tifozëve “Delije” nga Zveçani.

Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi, i cili është nipi i ish ministrit serb Goran Bogdanoviq, së bashku me pjesëtarin e VBA Marko Vukasinoviq drejton një grup personash në Leposaviq të cilët prezantohen edhe si “Mbrojtje Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” në Leposaviq.

Uglesa Jarediç, ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është i përfshirë në këto plane.

Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmerisë Serbe. / Kosova Press

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • intelektuali says:
    November 6, 2022 at 9:32 am

    MAMI I BALLKANIT TE HAPUR QUHET EDI RAMA

    prandaj:

    Mami i Shqypnise te takohet me Mamin e Serbise qe te zgjidhin situaten e nderlikuar me targat e Babit Albin Kurti

    Reply
  • ARBERIA says:
    November 6, 2022 at 10:08 am

    PER MEMEDHENE
    PER MEMEDHENE
    VRAPONI BURRA
    SE SKA ME PRIT

    HASMIT TE VJETER
    KLYSHIT TE SHKINES
    ME VRAP LITARIN
    TJA VEME NE FYT

    Reply
  • 3D says:
    November 6, 2022 at 11:18 am

    Nëse KFOR vepron si në Srebrenicë mundet edhe të ketë sulëm ushtarak ndryshe Serbija dhe serbët e dijnë shum mirë se çfarë problenesh kanë ne të gjithë fqinjtë ndoshta edhe e pushton veriun por automatikisht i pushtohet RS e Bosnes

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    November 6, 2022 at 12:25 pm

    Ky eshte lajm rrene.Nuk u a mba bytha serbeve te sulmojne KFOR e Euleks.

    Reply
  • Erdogan says:
    November 6, 2022 at 1:09 pm

    Nje gje eshte e qarte (este certo).
    Kush identifikohet me Greqine,Epirin,Ilyrine,Maqedhonine Greke te luftoje te clirohet nga Dum Babasit e vetequajture “Skiptare” dhe Pushtuesit Sllave.
    Kjo do duhet te behet ne Nder te Kombit Greko-Ilyre te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis.
    Kush nuk e kupton qe nje Misionare si Tereza qe nuk ka lidhje me Prijesin e Epirit Jeorgios Kastriotis eshte nje shkelje flagrante me pasoja politike dhe percarese eshre thjesht Idiot.
    Duket fare qarte qe ky Pashallek vertet nik ka lidhje me historine.

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:46 pm

    Situate e veshtire por me suportin e Shqiperise ne arenen nderkombetare Kosova do ja dale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?