Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër

Published: June 4, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor është vrarë një efektiv policie dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Viktima është Enea Mekolli, ndërsa efektivi tjetër, i cili mbeti i plagosur quhet Edison Adri.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes. Ai është Violand Braçellari rreth 33 vjeç.

- Publicitet -

Efektivët kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin shkuar në zonë për ta arrestuar, por ranë në pritë.

Efektivi i plagosur pritët të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv police dhe është plagosur një tjetër.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Violand  Braçellari, 43 vjeç, ishte i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Violand Braçellari

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë  shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    June 4, 2026 at 8:06 am

    …. për sa i përket “planit të masave,, dhe “organizimit të punës,, duket që i ka ” bërë mirë,, policia që (na rroftë bolet). Djali iku në lule të rinisë. Tani kriminelit, një avokat kriminel dhe del për pak jashtë e vret policin tjetër ……

    Reply
  • ISH Polic says:
    June 4, 2026 at 11:50 am

    Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e policit të ndjerë dhe shërim sa më të shpejtë për policin e plagosur.

    Kjo ngjarje e rëndë ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin dhe mënyrën e zhvillimit të operacionit. Mendoj se ministri duhet të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen. Gjithashtu, duhet të bëhet një analizë e plotë për të kuptuar nëse strukturat e përfshira në operacion kishin trajnimet, pajisjet dhe përgatitjen e nevojshme për të përballuar situata të tilla me rrezik të lartë.

    Reply
  • popull says:
    June 4, 2026 at 2:13 pm

    Pushofte i qete ai djale i ri qe iu pre jeta ne lule te rinise dhe ne mbrojtje te shtetit!
    Keta argatet e mafies meritojne denimin kapital.

    Reply
  • Jugo says:
    June 4, 2026 at 4:43 pm

    Ngushellime familjes se policit te vrare. Por, nuk e ka vrare “krimineli” por Drejtori policise Korce. E para, ky krimineli paska kultivuar dhe shitur bime narkotike. Vertet? Po ti i ke ne mes Tiranes kriminelat qe mbushen vendin me kokaine, heroine, etc. Dhe ju paska prishur pune kanabis sativa?
    E dyta, perse ne mes te nates shkohet me police civile dhe uniforme? Cdo kush, me shume ky qe paska qen me denim gjykate, do reagonte dhe nuk do dorezohej lehte.
    E treta, kush eshte morali dhe racinonaliteti i ketij aksioni? Keni me qindra dhe mijera kriminele qe kan hajdutosur fondet publike, votat, tokat, truajet, lejet e ndertimit, dhe jane te lire dhe gjembe ne kembe nuk u hyn. Keto jane kapadailleqe te drejtorit te policise rajonale dhe asgje tjeter. Mjer familja qe humbi djalin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?