Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë për luftën në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Franca i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë për luftën në Ukrainë
AktualitetBote

Franca i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë për luftën në Ukrainë

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Kryediplomatja e Francës i bëri thirrje Pekinit që të jetë vigjilent dhe të mos i ofrojë mbështetje direkte dhe indirekte Rusisë në luftës e saj në Ukrainë.

Catherine Colonna i bëri këto komente gjatë përmbylljes së vizitës së saj në Kinë më 24 nëntor. Ajo u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi. Parisi tha se kjo vizitë kishte për synim të përqendrohej në thellimin e këmbimeve mes dy shteteve, por po ashtu do të dominohej në ngjarjet aktuale botërore sikurse konflikti në Ukrainë dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne duam të kemi një dialog të mirëfilltë me Kinën për çështjet globale, por po ashtu edhe për krizat kryesore”, tha Colonna gjatë konferencës për media në Pekin pas takimit me Wang.

- Publicitet -

Ajo tha se Franca “llogarit në vigjilencën” e autoriteteve kineze që të sigurohen që asgjë në Kinë “nuk do të kontribuojë në mënyrë direkte apo indirekte në përpjekjet e luftës ilegale të Rusisë”.

Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe ka thelluar bashkëpunimin e saj ekonomik, diplomatik dhe ushtarak me Moskën, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë raporton se SHBA-ja ka thënë se është e vetëdijshme që kompanitë kineze kanë ndihmuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i bërë thirrje Pekinit që të ndalojë diçka të tillë.

Por, Colonna tha të premten se ajo nuk kishte “dilema” për “aftësinë e Kinës që të dëgjojë mesazhin e komunitetit ndërkombëtar që plotësisht të respektojë parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.

Ndërkaq, Wang tha në konferencën për media se Kina “ka raporte normale dhe miqësore” me Rusinë dhe Iranin, por edhe me shumë shtete të tjera.

“Sa i përket çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale, Kina gjithmonë ka mbajtur një pozicion objektiv dhe të paanshëm, gjithmonë ka respektuar normat e raporteve ndërkombëtare dhe gjithmonë ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe dallimet përmes dialogut dhe konsultimeve dhe insiston në mbajtjen e paqes botërore dhe stabilitetit”, tha ai.

Kryediplomatja e Francës tha se bashkëpunimi me Kinën është thelbësor për të promovuar paqe të qëndrueshme dhe inkurajoi Pekinin të vazhdojë të punojë në propozimin e tij për paqe në Ukrainë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. U on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  2. Vlora 97 on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  3. K R on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Kokpalari 21 janarit on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. K R on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?