Gazetari Adriatik Doçi hodhi akuza të rënda ndaj prokurorit Ols Dado, që po heton kryebashkiakun Veliaj dhe firmosi urdhër arrestin për të.
Doçi tha se Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt. Më tej tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.
“Ne nuk mund të heshtim kur një prokuror karagjoz përdor funksionin publik të SPAK me pagë 90 mijë euro, e përdor për hakmarrje personale, për interesa pasurore, për të ndërtuar kulla. Për të shantazhuar.
Nuk do i besoja këto pretendime, nëse nuk do kisha bërë verifikime, kur rezulton se Ols Dado është përfitues i një pallati 9 kate me 2 kate parkim, me leje të Veliajt, përfituar pas një prone që i kanë dhuruar në 2016 me mënyrë të dyshimtë.
Nga pronar i një sipërfaqe 70 m2, sot e kemi bashkëpronar të një pallati mln euro. Ka një pretendim të Veliajt se Dado i ka kërkuar favore në mënyrë të vazhdueshme. Momentin kur janë refuzuar kërkesat e tjera është angazhuar për të sulmuar Erion Veliaj.
Kemi një leje ndërtimi, kam parë foto të Dados me Veliajn foto që tregojnë afrimitet në një kohë të caktuar. Më vitin 2021 dhe 2022. Më shqetësues është fakti që kemi një prokuror katapultuar në prokurorinë e Tiranës dhe SPAK në kundërshtim me ligjin. Pa plotësuar asnjë kriter ngjitet në prokurori, edhe hetimet e tij merren me rezerva.
U emërua në Pogradec pa plotësuar kriteret duke ardhur si note. Nuk e di me çfarë bazë ligjore e kanë bazuar Ina Rama dhe Bamir Topi, duke mos plotësuar asnjë kriter. Hapi i parë katapultomi i një personazhi pa plotësuar kriteret dhe më tej implikimi i tij në pasur të paluajtshme.
Ngrihen dyshime të forta se hetimi është tendencioz. Kjo lloj hakmarrje është kamufluar rrugës dhe është kthyer në komplot për ti marrë bashkinë një kryetari që është votuar 3 mandate. Duhet një hetim jo në konflikt interesi dhe i paanshëm”, tha ai për Report TV.
Doçi tregoi edhe për sjelljen jo etike sipas tij të Dados gjatë marrjes në pyetje të Veliajt.
“Mënyra e hetimit bazuar në fakte, intimidimi i dëshmitarëve dhe sjellja e prokurorit gjatë hetimit. Sjellje jashtë çdo lloj rregulli etik. Kur Veliaj i përgjigjej për pyetjet, prokurori e pyeste si e kontrollonte gruan se mos e tradhtonte.
Apo si kishte mësuar violinën si adoleshent. Kjo është përdhosje e funksionit publik. Ne e kemi mbështetur SPAK por personazhe të tillë të infiltruar në SPAK dhe abuzues duhen denoncuar. Dua të bëj një dallim mes Dumanit dhe Ols Dado.
Dumani është pjesë e kësaj dosje, formalisht por bëj një diferencim. Dumani për gjithë këto kontribute me Olsi Dadon që është dosja e parë e rëndësishme dhe na rezulton se është në konflikt interesi”, tha ai.
Doçi më tej vijoi duke nxjerrë në pah edhe lidhjet me korrupsionin të gjyqtarit të GJKKO që firmosi urdhër arrestin për Veliajn.
“Jam kundër protestës së punonjësve të bashkisë për Erion Veliaj. Nuk mund të kemi edhe një mbrojtje të SPAK nga Meta, Berisha, Ahmetaj, por le të ndalemi te situata konkrete.
Një prokuror edhe nëse çmendet ka mekanizma kontrollues si gjykata. Në rastin konkret ka pasur skenar. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ishte me leje. Kërkesa e Dados ka qëndruar 17 ditë në GJKKO. U prit largimi i Atalanta Zeqiraj dhe dosjen e ka marrë gjyqtari Erion Bani.
Nuk ka lëshuar një urdhër siç ka operuar në raste të tjera në publikimin e akteve. Ky gjyqtar ka patur në dorë dosjen e Toyota Yaris. Ka bërë një vendim ku ndalonte publikimin e akteve nga kjo dosje. Pse operohet me 2 raste?
Në dosjen e Toyota Yaris ka personazhe të implikuar, mbi 15 gjyqtarë dhe ish- prokurorë që kanë edhe lidhje me Erion Banin. Në rastin e Ilir Beqajt, Bani ka kërkuar arrestimin përtej prokurorit, ndërkohë në rastin e Toyota Yaris, gjyqtarë të implikuar nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe nuk ka kërkuar të merreshin masa ndaj personazheve të drejtësisë.
Besoj se kemi të bëjmë me 2 standarde për të mbrojtur miqtë e tij në sistemin e drejtësisë. Gjyqtar i korruptuar, i anshëm. Dyshimet të çojnë që mund të jetë një gjyqtar kamikaz.
Ka dyshime të forta, që ndryshe nga Ols Dado, Erion Bani ka një hotel në Sarandë. Ngrej pyetje, i kujt është hoteli Santa Lucia në Sarandë? Në emër të kujt është? Ky personi që e ka çfarë raporti ka me Erion Bani? Këto fakte janë dhe mesazhe për KLP, KLGJ, ILD. Ti verifikojnë. Nëse janë të pavërteta, dënohem me shpifje. Përkundrazi implikojnë sistemin e drejtësisë”, tha ai.
Bravo Adriatik Doci, por per fat te keq Shqiperia do te shkaterrohet perseri nga Perbindeshi i Vicidolit!
O doço, ky e ka kalu vetingum mer daj, ku ishe der me sot ti qe qeke edhe investigues pale! Apo kur ju shko gjuha atje ku ju dhem dhembi ndiheni ju.
Ore e di ça mboni pershtypje, njoni mbeshtetes i veliajt qe hidhte pankarta te veprave mbi xhamin e makines qe po e trasportonte nga nnera dhom e shurres ke tjetra! Ky qe tboni ju koshte ne pankarte nje kopje autentike te Inceneratorit te Tiranes! A-rte-fakt! Nuk e ka njeri me sot si veper te punuar dhe a e dini pse?
O gazpjerdhar incestigues! Ngrije pra pyetjen se pse per inceneratorin qe nuk ekziston vazhdojne tash e 6 vjet te disbursohen leke nga buxheti. Ose meqe te pelqejne hotelet. Ngrije pyetjen se kush e ndertoji hotelin ne durres me babloket e 5d-se dhe gaz haxhin. Ja per keto ngrije pyetjen zotrote e jo per icka e vickla çupelinash.
Adriatik Doçi shkurt, qartë dhe i vërtetë. Intelektualët e ndershëm
të këtij vendi janë me ty dhe të falenderojnë për të vërtetat që ju mbroni! Mirënjohje për mbrojtjen e së drejtës si dhe kontributin tënd të veçantë në profesionin tënd!
Shum e vertete,,,me kujtohet kur Toyota yaris ishte akoma ne itali,kur lulzim basha e tha ne parlament,,nga i mori informatat,,pra ky eshte kamikazi i PD,,,,
O Doci duhet te jesh trasparent kur jep informacione per dike.Eshte e vertete qe gjygjtari ne fjale ka qene pronar i nje siperfaqe toke dhe sebashku me 17 bashke ortake ,kane dhene token per ndertim nje firme ndertimi e cila ka mare leje dhe ka ndertuar.Ketu zoti Doci, mos keqinformo,nuk ka asnje lloj konflikt interesi dhe ju si gazetar me kete shkrim te jepni pershtypjen e nje gjobaxhiu.Cdo kush ka te drejte te zhvilloje pronen e tij,kushdo qofte.
Ja kush eshte Adriatik Doci qe te kuptojne BAJGAT e Edi Rames te verteten:
Prapaskena.com”, një portal periferik, për të cilin është dhënë alarmi edhe nga njerëzit e SPAK dhe Drejtësisë se po përdoret vetëm për gjobevenie mafioze, shantazhe dhe sulme, por ka edhe financues. Po publikojmë vetëm financuesit kryesorë, duke filluar me të parin. “Prapaskena.com” e Doçit të Rilindjes, financohet nga kumari dhe kazinotë. Bëhet fjalë për kompaninë, “ADRIA ENTERTAINMENT” me numër NIPT-i, K62016002B, e themeluar në vitin 2006 si shoqëri aksionere ku bëjnë pjesë APEX Holding GmbH, “GREEN LINE HOLDING”, “WSI” dhe “SIG Holding GmbH”. Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie ka lidhje me fushën e lojërave të fatit përfshirë të gjitha kategoritë, Casino reale, Casino elektronike, etj. Janë katër pagesa që kjo kompani ka bërë për prapaskenat e Doçit të Rilindjes, i cili qëndron në hije, ndërsa si pronar dhe adminiatrator i portalit shantazhues eshte lënë ne hije Erzen Lita.
Si ka mundesi qe te quhet konflikt interesi rasti ne fjale kur Veliaj ketij Olsit i paska bere nder duke i dhene nje leje qe i takonte por ama i ka bere nder dhe ky Olsi nuk kishte pse e urrente ! Perse ju “rilindasit” kerkoni te gjeni pleshtin ne jorgan ? Perse kjo kembengulje per te shpetuar nje hajdut nga burgu kurse per hajdutin tjeter I: Meta e quajtet vendim te drejte ! Ashtu si pretendojne LSI-stat e Metes per arrestin te njejten gje po beni dhe ju PS-istat . Ai doç doçi qe pretendon se ai lali dhjeri, ashtu si dhe Rama qe kane nga 3.4 mandate ne pushtet nuk duhet te levizin nga ai vend dhe me e keqja as tu vihen ne dukje te metat ! Ju qe deri dje ne emer te partise nuk keni lene gje pa shpifur e rast pa sulmuar SHBA-ne, ju qe sot te ofendoni se ne qe sakrifikonim per te shkuar ne SHBA sepse nuk e duronim regjimin tuaj na quani anti amerikane ! Ju ” proamerikanet e flakte” ama keni nje diference te madhe me Ameriken sepse ne rast se ne Amerike nje president nuk ka te drejte te kandidoje me shume se 2x ,e do apo se do populli ju kerkoni pushtet te perhershem sepse jeni mesuar me nje sistem te tille dhe nuk nderroni kurre.
Mos ja vini re ketij Tik Kopilit (Docit) Ky eshte ne listen e borderose kalemxhinjve te Bashkise qe paguhen me parate e vjedhura nga Inceneratori e prandaj po i pickon bytha ngaqe i kane mbyll brenda ne burg Donatorin.
Me sa duket kot kemi besuar ne reformimin e sistemit te drejtesise, kur edhe pse u be vetingu qe gjoja paska krehur çdo person me pergjegjesi maksimale dhe tani na del se kane penetruar prokurore e gjyqtare te tille qe shkelin pa ja bere syri tere ligjet e drejtesise, nese vertetohet sa pretendohet per prokuroret dhe gjyqtaret e dosjes Veliaj , jo se krye bashkjaku nuk ka gjynahe, por drejtesia duhet te jete e drejte, e pa varur nga politika, e pa koruptuar
vazhdon:
3 audio-përgjimet që zhveshën qenin gjobëvënës të KLSH-së! intelektuali fton komentuesit e ndershem të denoncojnë pseudo-gazetarin Adriatik Doçi:
“ Një audio-përgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka konfirmuar me zë të lartë, aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, personazhit më qesharak që lundron në botën e medias shqiptare. Portali “Publik Live” në 3 pjesë audio-përgjim të publikuar, ka nxjerë lakuriq Adriatik Doçin, i cili pranon me gojën e tij se vendos gjoba financiare ndaj kujdo që i del përpara. Në këto 3 audio-përgjime, Adriatik Doçi, jep dhe çmimet e gjobave të shumta që u vendos biznesit, bankave të ndryshme dhe çdo individi që ai e zgjedh për ta sulmuar me ditë të tëra. Adriatik Doçi, pranon në këto audio-përgjime se ka gjobitur duke i marë eurot, Luan Lekës së EHW dhe Conadit. Madje Adriatik Doçi, pranon në këtë audio-përgjim se nuk pyet as për kryeministrin Edi Rama. Doçi, e paska kuptuar se çfarë fuqie ka, duke punuar nga njëra anë tek “Report Tv” dhe nga njëra anë tek “Prapaskena”. Doçi, i gjobave ka listuar bankat në Tiranë duke sulmuar në mënyrë të padrejtë me qëllim marjen e gjobës. Doçi, është kthyer në sharlatanin e gazetarisë Shqiptare, duke gjobitur kompanitë e naftës si “Kastrati”, bankën Credins, Bankën BKT, etj, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë administrate, biznesmenë ndërtimi dhe biznesmenë të medias në Shqipëri. Doçi i plerave të inceneratorëve është simboli i korrupsionit mediatik dhe shantazhuesi që prokuroria dhe SPAK duhet të nisi një hetim ndaj tij. Si edhe ndaj burgaxhiut Idajet Beqiri. Eksperti i gjobave, ka futur kokën në vrimën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka pranuar vetë që është kthyer një makinetë gjobash, sulmesh dhe shantazhe ndaj biznesit dhe individëve, prandaj duhet demaskuar papushim.
Ju lumte o shkrusa. Me kete vrer qe keni per njeri tjetrin, pushtetaret(skllavopronaret tane modern) si majtas dhe djathtas do na vjedhin, sic na vodhen keto 35 vjet te jetes sone. Prandaj ikin intelektualet se e ndjejne cfare vreri do presin nga kjo urrejtje kaq e madhe qe per mua rrjedh nga injoranca qe eshte nena e te gjith te keqiave. Vazhdoni se ai qe ju ka dhene corben e prishur po ferkon barkun duke thene: sa te kem keta injorantet(mbeshtetsit e mi) do qevetis sa te kem jeten. Sa te jetoj do qeveris dhe pushtoj. Kuptoni qe po ju perdorin
Doci per prokurorin do ta shohim me vone, Veliaj ka vjedhur apo jo? kjo eshte ceshtja,Veliaj eshte arrestuar se ka dale ne pergjime dhe nga breke grisur u be me breke floriri
Sa per dijeni:
Te gjithe ju qe shkruani keni rene ne gracken e politikes. Akoma se keni kuptuar se kjo politike 35 vjecare na ka percare, na ka granite, na ka perzen nga atdheu yne. Akoma nuk e keni kuptuar qe keta jane te lidhur forte me nje ti tjetri, politika, drejtesia, dhe media.
Te treja keto pushtete I bejne qoka njeri tjetrit duke na vrare, perzen nga trojet tona, duke na vjedhur pronat, duke abuzuar me pushtetin.
Te me thoje nje person I vetem qe kur ka pasur pune me drejtesin nuk I kane marre dhe buken e kalamajeve, po medja a nuk eshte ne mbeshtetje te tyre te ndara sipas ngjyrimeve politike.
Dhe ju sote villni vrere ndaj njeri tjetrit.
Per cfare, per ata qe erdhen ne zyrat e shtetit me brek te grisura, dhe sot notojne ne pasiri maramendese, notojne ne flori, ndersa ju mendoni si te siguroni buken e gojes.
Ju uroj nje dite te mbare ne vazhdime.
Xhezmi shume e drejte ajo qe shkruani por nuk na rri kjo zemra e shkrete…shume vite qe nuk votoj fare por e verteta eshte se ndjehem keq …me duket vetja sikur jam pa atdhe dhe sikur nuk figuroj asgjekundi …. keta na moren shpresat.. …mergimi po na merr shpirtin …35 vjet asnjehere nuk u ngopen dhe kurre mos u ngopshin …gjynahet e popullit te vuajtur i pagofshin brez pa’s brezi ….!!
Zoti Toç pse nuk dëgjon gjyqtarin e posaçëm që thotë arroganti EV bashkë me të shoqen dhe mikeshën e tyre në komisionin e ligjeve, Buçka, kane kërcënuar dëshmitarët. Spaku ka evidencë me video për presionin ndaj dëshmitareve. Këto janë akuza serioze ku tjetri mund të dënohet si për vrasje, por socialistët mbrojnë hajdutin dhe shajnë gjyqësorin. Me siguri edhe Tahiri, Beqja, Ahmetaj etj etj jane të pafajshëm por Spaku ka nevojë të reformohet sepse po na merr telefonat pak si shumë.
Mesa kuptoj unë arrestimi i Veliajt është tendecioz dhe i urdhëruar nga kërmat e sali malokut që janë përhapur si metastaza në sistemi e drejtësisë shqiptare.Përveç E Ramës,Erjoni është i vetmi kryebashkiak që ka bër punë të mira në Bashkinë e Tiranës,sepse dallkaukët e malokut vetëm e kanë shkatërruar Tiranën.